E shtune, 20.04.2024, 12:52 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Deklarate për shtyp nga të Përndjekurit Politikë

E shtune, 28.01.2017, 09:56 AM


Këto ditë  një lajm i bujshëm po qarkullon në vendin tonë. Më datën 28 janar në sallën kryesore të Pallatit të Kongreseve do t’u organizoka një kuvend kombëtar me të  përndjekurit politikë ku do të shpallet edhe një parti e tyre dhe sipas të dhënave, organizatori i saj do të jetë ish-anëtari i komisionit të posaçëm të Partisë Socialiste për hartimin e programit të kësaj partie dhe drejtori aktual i Institutit të Integrimit të Përndjekurve Politikë, Bilal Kola. Organizimi i një kuvendi të tillë në një sallë të tillë kushton disa miljona lekë    organizatori i saj ia di burimin dhe ai është Partia Socialiste që e sponsorizon  .

Per  cilët     përndjekur  e  quan   veten    përfaqësues      tyre personi i mësipërm?  Të përndjekurit politikë jo      gjithë  kanë të njejtin ideal. Midis tyre ka të djathtë dhe të majtë, ka demokratë, republikanë, liberalë, ballistë, monarkistë, socialist, social-demokratë, madje edhe komunistë. Një pjesë e tyre kanë patur idealin e Shqipërisë  Etnike dhe janë sakrifikuar për Liri, për Shqipëri, për Flamurin Kuq e Zi ndërsa të tjerë idealin komunist por që përfunduan në burg apo interninm për ndonjë tekë apo mosmarrëveshje jo parimore me idhullin e tyre diktator. Madje ka patur edhe nga ata të dënuar ordinerë që vidhnin apo kryenin veprime incesti me familjarët e tyre dhe regjimi totalitar, për t’i dënuar më tepër, u shtonte edhe akuzat politike për agjitacion dhe propagandë apo tentativë arratisjeje, si dhe të tjerë që u thyen dhe u vunë në shërbim të nomenklaturës së kuqe duke spiunuar deri edhe shokët e tyre Atëherë prej cilës prej këtyre shtresave të përndjekurish do përbëhet partia  e tij? Mos vallë me këto të fundit? Do të jetë një parti e djathtë apo e majtë? Cilët do të jenë aleatët e saj? Në rast se do e quajnë veten parti të djathtë, mos do të hyjnë në aleancë me Partinë Socialiste dhe aleatët e saj komunistë ashtu si ati i tij, Kurt Kola, që  me partinë “Rruga e lirisë” u bë pjesë e kësaj aleance?

Lidhur me sa më sipër neve na lindin këto pyetje:

A do të kërkojnë dënimin e diktatorit Enver Hoxha?

A do të kërkojnë rishikimin e datave simbol të sistemit komunist që shënojnë instalimin e diktaturës komuniste në Shqipëri?                                                                                                     A do të kërkojnë bërjen publike të  gjitha dokumentave që dëshmojnë krimet komuniste?             A do të kërkojnë hapjen e dosjeve të ish-bashkëpuntorëve të Sigurimit të Shtetit?

A do të kërkojnë heqjen nga të gjitha funksionet qe kanë sot në nomenklaturën  shtetërore ish- prokurorët, ish-gjykatësit dhe ish-drejtuesit e lartë të organeve të diktaturës?                           A do të kërkojnë gjetjen dhe rivarrosjen e gati pesëmijë të rënëve për liri dhe demokraci, kundër diktaturës së egër komuniste?                                                                                                      A do të kërkojnë rishikimin e librave shkollore, rikthimin në muze të burgjeve  politike, si dhe ngritjen e memorialeve në nderim të shqiptarëve të rënë për liri dhe demokraci?

A do të kërkojnë organizimin e një konference kombëtare me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të parlamentit, qeverisë, partive politike, shoqatave të të persekutuarve si dhe të ekspertëve të OJQ-ve,  për krimet e kryera nga regjimet totalitare?

Ne kemi bindjen se, duke u nisur nga veprimet e tij të deritanishme nuk do të ketë kurajon të kërkojë një gjë të tillë. Po mundët na ktheni përgjigjen tuaj për të gjitha këto pyetje.

Ne u bëjmë thirrje të gjithë të përndjekurve politikë, të mos marrin pjesë në këtë lëvizje sharlatanësh pasi ajo është kuvendi i hipokritëve, është kuvendi i  servilëve të regjimit të perënduar komunist dhe sundimtarëve të sotëm, që nuk kanë asnjë lidhje me të përndjekurit politikë të vërtetë. U bëjmë thirrje të mos bini pre e manevrave të ulta politike të ideatorit të kësaj lëvizje të re, Kryeministrit Rama, që ka si qëllim përçarjen e të përndjekurve politikë të vendit gjë që nuk do të mund ta realizojë kurrë.

Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve              Unioni Mbarëkombëtar i Integrimit

Politikë Demokratë të Shqipërisë                      të Përndjekurve Politikë

Shoqata e të Përndjekurve Politikë Shkodër



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora