Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Charlie Chaplin

| E shtune, 05.05.2007, 10:01 PM |


Charles Chaplin ka lindur në 16 prill 1889 në një zonë të varfër të Londrës. Babai i tij ishte i dhënë pas muzikës hall dhe pas alkoolit, ndërsa nëna ka qenë një këngëtare e thjeshtë. Prindërit u ndanë një vit pas lindjes së Charles. Babai kërkoi që të merrte me vete vogëlushin Charles dhe vëllain e tij Sidney, katër vjeçar. Kjo tentativë dështoi dhe fëmijët qëndruar me nënën, por problemet ekonomike i detyruan vogëlushët, që fëmijërinë e tyre ta kalonin sa në një jetimore në tjetrën. I ati vdiq kur Charlie ishte 12 vjeç, ndërsa nëna pësoi një tronditje psikike dhe u shtrua në një spital psikiatrik ku dhe vdiq në vitin 1928.Këto ngjarje nuk e penguan Charlie të trashëgonte nga nëna pasionin për këngën dhe interpretimin, dhe kështu ai arrin suksesin si një rrufe. Në moshën 25 vjeçare krijon personazhin Charlot, që për pak kohë pushtoi tërë botën, por dhe ndikoi në karrierën e tij artistike. Që në moshën 5 vjeçare, Chaplin u përball për herë të parë me publikun. Nëna Hannah, aktore teatri, preferonte më mirë ta merrte në teatër kur interpretonte rolet e saj, sesa ta linte në shtëpi vetëm. Në atë kohë, nëna e tij punonte në teatrin e Aldershot në Londër, dhe në një lokal që ishte i frekuentuar vetëm nga ushtarët e zhurmshëm. Për fat të keq, Hannah vuante nga laringjiti dhe një mbrëmje, ndërsa ishte duke kënduar, papritur i zhduket zëri. Ushtarët filluan të hidhnin drejt saj objekte të ndryshme, duke i bërtitur asaj që të ikte. Hannah, tepër konfuze dhe tepër e nervozuar, largohet me lot në sy, ajo ishte hera e fundit që ajo u shfaq në skenë. Drejtori i teatrit, nuk u mendua shumë, mori vogëlushin Charlie për dore dhe e shoqëroi në skenë. Fëmija tepër i emocionuar fillon të këndojë një këngë popullore, të titulluar "Jack Jones". Publiku e pëlqeu shumë dhe e mbuloi skenën në të cilën ndodhej ai plot me monedha. Charlie, para se të largohej nga skena, do t’u tregonte të gjithëve sesa para kishte mbledhur dhe kështu veproi. Midis së qeshurave të njerëzve, filloi kështu dalëngadalë karriera artistike e Charlie Chaplin në një teatër të humbur të Londrës. Hannah, pasi kishte braktisur teatrin, kërkonte të ecte përpara duke bërë punë të ndryshme me një makinë gatimi, dhe të rriste e vetme dy vogëlushët e saj Charles dhe Sydney që nuk ishte gjë e lehtë (baballarët e dy fëmijëve, e kishin braktisur). Sikur të mos mjaftonte kjo gjë, Hannah vuante nga një çekuilibër mendor dhe shtrimet në klinikat psikiatrike bëheshin gjithnjë e më të shpeshta. Derisa u largua përgjithmonë nga kjo jetë, Charlie dhe vëllai jetuan për një kohë të gjatë në jetimoren e vendit, ku vuanin braktisjen dhe vetminë. Më vonë, kur Chaplin u bë i pasur dhe i famshëm, disa e përshkruanin si një person tepër të trishtuar dhe të dëshpëruar. Në lidhje me këto komente, Charlie reagon në autobiografinë e tij: “ Duhet ende të njoh një të varfër, që të ketë nostalgji për varfërinë...ose që të shoh lirinë. Unë nuk gjej asnjë lidhje tek pasuria, përkundrazi ndjehem tepër i lirë...”. I njohur për interpretim që në fëmijëri, Charlie ndjente se ishte i prirur për aktrim. Në autobiografinë e tij shkruan: “Kam provuar profesione të ndryshme...por gjatë kësaj periudhe kurrë nuk e kam humbur dëshirën për t’u bërë aktor ". Charlie u përpoq të mbante gjithnjë të gjallë këtë siguri që kishte në vetvete dhe që më pas i dha shumë mundësi për të ecur përpara. Nëna që ai e adhuronte aq shumë, ka pasur një rol tepër domethënës në formimin artistik të tij. Kujtonte se shpesh Hannah ulej me fëmijët e saj pranë dritares, duke shprehur komentet për njerëzit që kalonin. Ishte pikërisht kjo ndjeshmëri që e ndihmoi Charlie të arrinte të bënte për vete fansat e tij. Sekreti qëndronte në ndjenjat, që ishin të bashkuara me arsyen dhe besimin në vetvete: “ Nuk besoj se mund të mësosh duke interpretuar. Kam parë persona inteligjent që kanë dështuar, si dhe individë të thjeshtë që kanë arritur rezultate të mirë. Për të interpretuar thelbësorja është ndjenja. Kur intelekti dhe ndjenja janë në të njëjtin ekuilibër, atëherë kemi të bëjmë me aktorin superlativ. Karakteristika thelbësore e aktorit të madh, është se duhet të pëlqehet kur interpreton. Duhet të ketë besim tek aftësitë e veta".

Hapat e parë drejt karrierës artistike
Në vitet 1898, hyn në një shoqëri të vërtetë, që i dedikohej tërësisht muzikës hall: "The Eight Lancashire Lads" të William Jackson, e krijuar nga të rinjtë. Aktorët në përballjen me publikun duhet të arrinin të tërhiqnin vëmendjen e spektatorëve, dhe më mirë se kushdo tjetër këtë gjë e arrinte Charles. Ndër të tjera karriera e tij filloi të zhvillohej me hapa gjigandë. Në moshën 14 vjeçare, tepër kurajoz u prezantua në agjencinë teatrale Blackmore të Londrës, duke arritur të merrte një pjesë në komedinë "Sherlock Holmes".

Personazhi Charlot sipas Chaplin
Në vitin 1913, ndërsa po interpretonte në Amerikë, në Filadelfia, i propozohet një kontratë me vlerën e 150 dollarëve për javë. Chaplin pranoi dhe vihet në kontakt me një metodë të re pune shumë ndryshe nga ajo me të cilën ishte ambientuar, Keystone arrinte të realizonte edhe dy filma në javë. Puna ishte e shpejtë, nuk kishte kohë për përsëritje, dhe çdo gjë duhej realizuar shumë mirë që në fillim, aktorët duhet të ishin improvizues të zotë. Maska E', e Keystone lidhet drejtpërsëdrejti me suksesin e Charlie Chaplin. Në fakt në vitin 1914, krijohet roli i Charlot, për të cilin është shprehur: “Nuk e dija se tek cili grimier të drejtohesha. Ndërsa përqendroja vëmendjen tek gardëroba, mendoja të vishja një palë çorape të grisura, dy këpucë tepër të mëdha, pa harruar bastunin dhe beretën. Dëshiroja që gjithçka të ishte në kontrast, pantallonat e grisura, xhaketa e shkurtër, kapela tepër e vogël dhe këpucët tepër të mëdha. Isha i pasigurt nëse duhej të trukohesha tek të vjetrit, apo tek të rinjtë, më pas u kujtova se Sennett më kishte besuar një person më të matur, i cili arriti të më plakte, pa fshehur mendimin tim. Nuk kisha idenë më të vogël në lidhje me personazhin. Pasi u vesha, kostumi dhe grimi më bënë të kuptoja se çfarë tipi isha. Shpikjet komike dhe gjetjet qesharake më turbullonin vazhdimisht. Personazhi im ishte një personazh origjinal dhe pak familjar tek amerikanët. Për mua ky ishte një personazh i gjallë, që nuk do ta kisha arritur kurrë nëse nuk do të kisha veshur atë kostum dhe nuk do të isha grimuar në atë mënyrë ". Charlot është një vagabond, jo domosdoshmërish i mirë, por simpatik, që në situata të ndryshme gjendej në kontraste të ashpra të ligjeve morale dhe civile të shoqërisë. Kështu ndodhi në "Dritat e qytetit", kur publiku filloi të qeshte me rolin e vagabondit. Humori dhe ndjenja, dimensioni romantik dhe patetik, filluan të bashkëjetonin tek Charlot. Chaplin filloi të angazhohej në filmat ku interpretonte në të gjithë aspektet. Por, regjisorët e Keystone nuk pranonin këshillat e tij dhe filluan kështu keqkuptimet dhe grindjet. Në fund, Chaplin merr atë që dëshironte, që nga fillimi i vitit 1914 mund të ishte regjisori i të gjithë filmave të tij. Në dhjetor 1914, Keystone refuzoi rinovimin e kontratës me aktorin holandez, që pretendonte një pagë prej një mijë dollarë në javë. Por, shumë shpejt mbërrin propozimi i Essanay, që i ofron 1250. Gjatë kësaj periudhe filmat janë të shumtë, midis së cilëve "Charlot principiante" (1915), "Charlot ladro" (1916), "La signorina Charlot" (1915). Ndër të tjera Chaplin fillon të shoqërohet me disa shok që e shoqërojnë në punët e radhës, midis së cilëve aktorja e zonja Edna Purviance. Në 1916 kalon tek një tjetër shtëpi prodhimi, Mutual Film Corporation, ku ndër të tjerëve do të realizohen "Charlot caporeparto" (1916), "Charlot macchinista" (1916), "Charlot pattinatore" (1916), "Charlot ubriaco" (1916). Në 1917 firmos një kontratë me First National Exhibitors Circuit, ku realizon "Charlot soldato" (1918) dhe "Il monello" (1921). Në 1919 themelon me miqtë Mary Pickford, Douglas Fairbanks dhe David Wark Griffith, ‘United Artists’. Së bashku, këta aktorë dëshironin të mundnin sistemin hollivudian. Nga ‘United Artists’ realizohen "La donna di Parigi" (1923), "La febbre dell'oro" (1925) dhe "Il circo" (1928). Chaplin nuk kishte asnjë besim, sidomos në fillim, tek kinemaja muzikore. I dukej si një gjetje e rastësishme që i kishte ditët e numëruara. Në biografinë e tij Chaplin shprehet: “Në fillim, asnjë nuk dinte të përdorte muzikën, një darkë e thjeshtë familjare, ishte tepër e qetë, dhe kush mbushte gotën me ujë, krijonte zhurmën e një tamburaje”. Chaplin interpretonte për publikun, por edhe për veten e tij dhe për kinemanë e heshtur. Vagabondi i tij kishte rolin e një memeci. ‘Kisha menduar për mundësitë e zërit të vagabondit, nëse ishte momenti që ai të fliste. Por. Kjo nuk vlejti për asgjë. Nëse do të filloja të flisja, do të isha bërë sigurisht një komik si gjithë të tjerët. Thuajse të gjithë divat e heshtjes, ishin zhdukur me kalimin e kohës, kishim mbetur vetëm pak. Tani që tingulli filloi të zhvillohej, pamja dhe lëvizjet e Hollivudit po u vinte fundi. Teknikët e tingullit, po rinovonin studiot, dhe filluan të krijonin aparatura të komplikuara’. Në këtë kohë, producentët filluan t’i kërkonin Chaplin filma me zë, por ai, nuk e ndjente ende një gjë të tillë, kështu që vazhdoi të realizojë edhe dy filma të tjera pa zë: "Dritat e qytetit" (1931) dhe "Kohët moderne” (1936). Insistimi, nga ana e tij do të kishte qenë absurd. “ Pothuajse asnjë artist, nuk xhironte më filma të heshtur në Hollivud, dhe unë kisha mbetur i vetëm. Deri në atë moment fati më kishte përkrahur, por duke vazhduar me mendimin se arti i heshtjes po ikte nga moda, kjo nuk ishte një perspektivë e guximshme". Pas gjithë insistimeve të shumta nga ana e producentëve të shumtë, më në fund në këtë periudhë u shfaq edhe filmi i tij i parë me zë "Diktatori i madh", ishte viti 1940. Chaplin, u shfaq me mustaqe të njëjta me ato të Hitlerit. Vet Roosevelt u tremb, druhej se filmi mund të shfaqte polemika mes Amerikës dhe pjesës tjetër të botës. Shfaqeshin fraza të tilla si ‘urrejtja ndaj meshkujve do të kalojë, diktatorët vdisnin dhe fuqia që kishin rrëmbyer, do t’i kthehej popullit". Edhe në filmat e tjerë, kishte tema të tilla që mund të ishin të thjeshta. Në "Charlot apprendista" (1915), Charlot luante rolin e një punëtori që duhej të përballej me një padron tiran. Dhe e njëjta gjë ndodhte edhe në "Kohët moderne" (1936). Që aty, shfaqeshin gjurmët e komunizmit. Chaplin gjithnjë mbrohej me të njëjtën akuzë: "Unë nuk jam komunist, jam një qenie humane, dhe besoj se i njoh reagimet e qenieve njerëzore. Komunistët nuk janë të ndryshëm nga të tjerët, nëse humbasin një krah ose një këmbë vuajnë njësoj si ne. Dhe nëna komuniste është njësoj si nënat e tjera. Kur merr lajmin tragjik që fëmijët e saj nuk do të kthehen, fillon të qajë si nënat e tjera. Nuk duhet të jesh komunist për ta ditur. Më mjafton të qenit një qenie njerëzore". Por për fat të keq, në mes të shumë admiruesve, Chaplin kishte edhe shumë armiq, të cilëve nuk u pëlqente ai i huaj që kishte triumfuar në Hollivud, pa kërkuar kurrë qytetarinë amerikane. Në vitin 1942 në San Francisco, realizohet një shfaqje për të mbështetur bashkimin sovjetik në luftë Chaplin, i kërkohet në minutën e fundit, zëvendësimi i një oratori. Dhe ai pranoi, nën vëzhgimin e FBI filloi me ‘Shokë...’. Është e kotë të thuash që u la në harresë nga persekutimi, agjentët e FBI filluan ta mbanin nën kontroll. Gjetën edhe një aleat në Joan Barry, një aktore me të cilën Chaplin kishte pasur lidhje dashurie më parë. Gruaja shtatzënë, akuzon Chaplin duke i thënë se ai ishte i ati i fëmijës. Analizat e ADN-së, kundërshtojnë çdo hipotezë të ngritur në emër të tij, por gjykata nuk i njohu përfundimet e analizave. Ishte me të vërtetë një periudhë tepër e ngatërruar dhe Chaplin ishte i detyruar të pranonte atësinë e fëmijës së Barry. Por, ngatërresat nuk mbarojnë këtu, një tjetër ndodhi shfaqet në vitin 1947, "Monsieur Verdoux". Në pjesën e fundit të filmit, producenti e quan fajtor protagonistin dhe pjesëmarrës në disa vrasje: “ Mundet zoti të ketë mëshirë për shpirtin tënd" dhe Verdoux replikon: "Përse jo? Në fund të fundit i përket". Konservatorët amerikanë, midis së cilëve edhe disa katolikë, akuzojnë Chaplin si të parespektueshëm në lidhje me çështjet e moralit dhe të fesë. Më pas prodhohet edhe "Luci della ribalta" (1953). Chaplin, për fat të keq përfundon në polemika të pafundme amerikane, dhe dëshiron që botërori i parë të realizohet tek Odeon Theatre në Londër dhe me gjithë familjen e tij kthehet në qytetin e lindjes. Pas dy ditë lundrimesh, radio komunikon se ministri i drejtësisë amerikane e kishte anuluar takimin e kthimit të regjisorit, Chaplin nuk mund të kthehej më në Amerikë. Disa thonë se, nëse ai do të ishte prezantuar, asnjë nuk do të mund ta largonte. Por, aktori- regjisor nuk mund të bënte këtë veprim. Në Londër "Luci della ribalta" u prit mjaft mirë. Chaplin dëshironte të jetonte në kryeqytetin anglez, por iu desh të përballej me një ligj tepër të ashpër. Kështu që vendos të transferohet në Corsier-sur-Vivey, në Zvicër, ku vdiq natën e Krishtlindjeve në vitit 1977.

Miqësitë dhe dashuritë
Është e çuditshme të mendosh se fama dhe suksesi mund të shoqërojnë vetminë. Por, edhe në rastin e Chaplin, ndodhi pikërisht kështu. Shpesh në Amerikë, gjendej i vetëm duke shëtitur në rrugët kryesore: “ Siç thotë Hamleti ‘Tani jam vetë...Çfarë do të më ndodhë?. Por si veprohet për të njohur njerëz? Ndjehem tepër melankolik”. Gjatë qëndrimit në Amerikë bashkohet me mikun e tij më të mirë Douglas Fairbanks, i martuar për shumë vite me Mary Pickford (e fejuara e famshme e Amerikës). Bashkë me ta krijoi ‘United Artists’, shtëpinë diskografike, në të cilën u realizuan një pjesë e mirë e filmave të tij. Kështu Chaplin përshkuan me nostalgji largimin nga jeta e çiftit Douglas: Gjithnjë kam ndjerë mungesën e Doug: sidomos entuziazmin dhe humorin e tij, kam ndjerë mungesën e zërit të tij në telefon, sidomos të dielën në mëngjes kur më thoshte: 'Charlie, do të vish për drekë?’. Po kam ndjerë mungesën e miqësisë së sinqertë". Nëse do të flisnin për femrat në jetën e aktorit, do të duhet të thoshim se gjatë gjithë jetës rreth tij kanë qenë femra tepër të bukura, pjesa më e madhe e tyre mund të thuhet se dëshironin të bënin karrierë dhe afroheshin pranë Chaplin. Sigurisht që aktori nuk ishte indiferent ndaj imazhit femërore, por kjo nuk ishte thelbësorja në mendimet e tij. “ Si çdo njeri tjetër, edhe jeta ime private nuk ka pasur një qëndrueshmëri, disa herë shfaqej tepër aktive, ndonjëherë ishte një zhgënjim i vërtetë. Por, kurrë nuk ka qenë në qendër të interesave të mia. Më tepër kam qenë i përqendruar tek interesat artistike, që më tërhiqnin tërësisht...Kur nuk kisha ndonjë gjë të rëndësishme për të bërë zhvendosesha nga një film në tjetrin. Si të thuash H. G. Wells. Kritikat e shumta kanë shtyrë që filmat e tij të studioheshin në aspektin intim, vagabondi jetonte me partneret e tij marrëdhënie gjithnjë dyshuese. Që këtu, nis ndikimi psikologjik i nënës në fëmijërinë e autorit, ku e kaluara e tij ka qenë tepër e vështirë. Edhe nga këto akuza Chaplin mbrohet: "Në ndryshim nga Freud, unë nuk besoj se seksi është elementi më i rëndësishëm në mënyrën e sjelljes. Është më e lehtë që të përfshihen në psikologjinë e ftohjes, fama dhe turpi i mizërisë". Tek akuzat dhe mbrojtjet e Chaplin, femrat sigurisht që nuk mungonin. Dashurohet për herë të parë në moshën 19 vjeçare, ajo ishte një balerinë e panjohur, e tipit Hetty Kelly, tre vjet më e vogël se ai. Kjo ishte një dashuri platonike, që zgjati vetëm disa ditë. Regjisori Richard Attenborough, në filmin e tij ”Chaplin", i jep aktores rolin e Hetty dhe e Oona, bashkëshortja e fundit dhe tepër e dashur për Chaplin; Chaplin kishte gjetur tek Oona, imazhin e thjeshtësisë femërore të balerinës londineze. Në të vërtetë në autobiografinë e tij, Charlie e dramatizon shumë rolin e Hetty, duke e përshkuar atë si një vizion i dashurisë tipike adoleshente: “ Ideja ishte e krijuar nga dashuria, ishte ideali im. Ndjehesha mirë me të duke luajtur golf, një sport që e urrej, ose kur shëtisja në agim në hapësirat e mbuluara me vesë, dhe e shoqëruar nga ndjenjat e ëmbla". Chaplin propozon Hetty për t’u martuar, por kjo e fundit e refuzon një vendim të tillë, mesa duket nga ndërhyrja e nënës, e cila dëshironte për vajzën e saj një dhëndër më të mirë. Një martesë- skandaloze me 17 vjeçaren Lita Grey përfundon me një divorc gjigand dhe kërcënime të shumta dhe bashkohet me aventurat e tjera jo të këndshme.

Largimi nga jeta
Charles Chaplin është larguar nga kjo jetë në Corsier-sur-Vevey, (Vevey), në Zvicër ditën e Krishtlindjeve të vitit 1977. Dy muaj pas vdekjes, në 3 mars të vitit 1978, u kërkua transferimi i trupit të tij. Plani dështoi komplet, keqbërësit u  ndëshkuan dhe trupi përfundimisht mbeti në vendet e lagunës së Gjinevrës. Një film biografik për Chaplin – Charlot, është xhiruar në 1992 nga regjisori Richard Attenborough, ku protagonisti kryesor është Robert Downey Jr. (në rolin e Chaplin), Dan Aykroyd, Geraldine Chaplin (vajza e Charlie), etj.

Bolonja dhe Italia homazhe për 30 vjetorin e vdekjes së Chaplin
Në muajin qershor të këtij viti do të organizohen koncerte dhe veprimtari që i dedikohen tërësisht Charlot, për tridhjetë vjetorin e vdekjes së tij. Një ekspozitë e përbërë nga fotot të shumta, kujtime dhe memoriale do të shfaqen në sallën Borsa të Bolonjës. Orkestra simfonike e Bolonjës do të luajë partiturat e të gjithë muzikave origjinale të Chaplinit, dhe në të njëjtat ditë, do të themelohet vepra komplet e tij. Në tetor është parashikuar një program ndërkombëtar që bazohet në lidhjet që ka pasur Chaplin me Italinë.

Sot