E shtune, 20.04.2024, 05:05 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Darsmat dhe ahengjet neper restorante janë bastardim i traditës...

E marte, 26.08.2008, 07:50 PM


Selim Hasanaj
DARSMAT DHE AHENGJET NEPER RESTORANTE JANË BASTARDIM I TRADITËS DHE KULTURES SHQIPTARE

Nga Selim Hasanaj

Kur vendosa të mirrem pak me këtë dukuni  bastarde po më kujtohet koha e okupimit klasik të Dardanisë nga diktatura fashiste e viteve 1990-1999 të Serbisë dhe kur humanizmi dhe solidariteti mbrenda shqiptarë ishte deri aty sa as kur njeriu martonte djalin e vetem nuk bante aspak darsem. Kjo jo pse kishin pengesa ekonomike per ti perballue shpenzimet e tilla per darsmen, si dhe jo edhe per shkak të frikes nga represaljet, por thjeshtë se ishte ba ligj ( populli e quen SULL) që derisa Dardania asht e robnueme , dhe derisa ka vrasje të shqiptarve neper Dardani nuk do të jehojë as zani i kanges, as krisma e pushkes neper darsma. Nuk do ndjehet as daire as daulle.
Posa u largue okupatori serb nga Dardania, fillojë qoroditja dhe tue harrue traditen shekullore disa maskarenjë (së pari )që erdhen nga mergata me xhepat e fryem me parat e pista, filluen ti organizojnë darsmat neper hotele dhe restorante  dhe vetem pas dy a tri rasteve kjo u ba trend dhe tani ma askush nuk organizon darsem të mirfillt dhe sipas tradites. Do i numrojë disa nga argumentet per këtë konkludim timin. Deri jo fort moti në darsem ftoheshin kusherinjet, nipat dhe mbesat, bijat e martueme, komshit, dajet, kumbaret dhe farefisi tjeter si dhe miqet e dashamiret. Të gjithë këta ftoheshin komplet me familje dhe darsma kishte at hjeshin e vetë të tradites sado që në dukje organizimi dhe e tanë ceremonija e saj dukej paksa primitive, si per shembull ushqimi që nga premja e lopes per darsem e deri tek servimi neper sofra ose tryeza. Por njeriu ndjente kënaqësi që ishte darsmor, dhe gëzohej kur dikush e ftonte në darsem. Sot me këtë trendin e ri që unë po e quej bastard ftohen vetem qiftet burr-gru ose mashkull femen nga nji familje dhe askush nuk fton ndonji plak, ndonji plakë sepse ata do bahen pengesa per tu zhvillue mirfilli kultura tallava e darsmave dhe ahengjeve super tallava. Këtë pushim të kësaj vere pata rastin të jamë prezent në tri darsma në Dardani. Në të paren perpak sa nuk e vran bashkshorten time me nji plumb qorr që nji ahmak ( më thanë se asht antar i TMK-së) e shprazi nga rafalli i revoles së vetë. Tri ditë mas darsmes kamë pas dhimbje koke nga tallava muzika. Posa kjo u harrue erdhi darsmja tjeter e nji kusherini tim i cili martojë dy djem në të njejten ditë. Darsmja u ba në Hotelin "TROFTA" të Istogut. Edhe këtu shpenzime të mëdhaja per ta demostrue peshen e xhepit të diaspores. Nuk i ngjante darsmes. Dhe erdhi ajo e treta prap te nji kusheri imi nga Jabllanica e Madhe. Cka ti shtojë ose cka ti hjek  edhe kësaj darsme. Edhe kjo si ato dy të parat. Kolona veturash rrugve të Dardanisë të cilat tmerrojnë trafikantet tjerë, të cilat tmerrojnë qytetaret dhe kalimtaret, mbi kulme të veturave dhe neper dritaret e dyerve të tyne shef gra dhe vajza gjysem të lakuriqueme thue se janë aty ashiqare per ti ekspozue këthizat dhe gjinjet. Maskarrallak. Në momente kerset rafalli i armve dhe kjo i ngjanë jetes së talibanve të shpellave të Afganistanit.
Dhe tani do këthehem per të ba krahasimin e kohes kur Dardania ishte e okupueme dhe pa ndonji dekret shtetnor ose urdhen të ndonji institucioni , populli shqiptarë vetvetiu mori vendim per mos me ba darsma të bujshme dhe të zhurmshme. Sot vjen vëllau nga mergata me disa mijra euro në xhep dhe kur marton djalin ose percjell nuse vajzen i hargjon neper restorante 3000-5000 euro ( ndegjova që nji rast nga fshati Lluga i Istogut  janë hargjue 35.000 euro per restoran dhe per muzikë në nji darsem) dhe as që i banë pershtypje per mos me thanë se as që i hanë palla pse vëllau me nji troq fëmijë jeton në Dardani në skamje ekstreme shumëherë edhe pa e pas mundësinë ta ngijë femiun me bukë. Kunati im ( vëllau i zonjes time), njeri ky të cilin me njimijë sakrifica e pata sjellë vet nga Ulqini në Norvegji kur ky ishte atje refugjat i luftes me gruen dhe dy fëmijë , erdhi pas shtat viteve në vendlindje të vetë dhe masi i bani synet dy djemet e vet , porositi Hotel Shalen në Ramun  të Pejes dhe aty me muzikë e daulle tanë diten e tmerojë rrethinen. Kishte ftue mbi treqind veta dhe kjo i kushtojë diku rrethë 4000 euro. As që i hante palla se vëllau i tij me pes fëmijë jeton në skamje të skajshme pa asnji të punsuem dhe shumë herë edhe tue durue pa bukë. As që i shkojë mendja të i bajë nji vizitë varreve të prindve të vetë  të cilet besa sot asht edhe e vështirë të dihen se cilat janë. A nuk kishte me kjen ma e udhes që 1600 euro të rregullonte varret e babes dhe nanes dhe ato tjerat 2400 të ja u ndante vëllaznive të varfen dhe të shkretë !? Sot ne disa fshatra të Dukagjinit e posaqërisht në Podgur nuk i mbajnë ceremonitë e ngushllimeve. Kjo bahet per të kursye para. Unë nuk po kuptojë se si askujt nuk i shkon mendja ti kursej mijra eurot që shpenzohen per premje lucash ndersa duhet të kursehen 200-400 euro per ceremonin tradicionale të ngushllimeve kur vdes baba që me mund dhe sakrificë na rriti, na e ruejti pronë dhe pasuni, kur vdes nana që na mbajti në bark dhe na lindi e rriti , që na edukojë dhe na bani këta që jemi !!! Si jemi cmend kështu, si po e bastardojmë traditen si të mortit ashtu edhe të gëzimit!?
Jemi qoroditë dhe duhet të kthjellemi, nese jo mjer neve.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora