E premte, 19.04.2024, 09:29 PM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Uji të jetë i kthjellët - LDK

E marte, 26.08.2008, 07:55 PM


UJI TË JETË I  KTHJELLËT - LDK

Nga Xhevat Rexhaj

Po bëhen gati dy vite, që kur partia më e madhe dhe më e organizuara në Kosovë, dhe partia e parë e formuar demokratike në trojet shqiptare- LDK-,ende nuk ka thirrur  Këshillin e Pergjithshëm në një takim. Ishte një kohë kur u deklarua se së shpejti do të thirret KP- ëm.  Ishin disa deklarata të disa zyrtarëve partiak, se pas përfundimit të disa anlizave dhe hulumtimeve për atë që ndodhi në, dhe me LDKnë , pas Kuvendit të fundit dhe pas asaj që ndodhi para dhe pas zgjedhjeve parlamentare e lokale në Kosovë, do të thirret KP, ëm. Shumë aktivistë dhe anëtar të devotshëm dhe të sinqert menduam se së shpejti do të qartësohen disa gjëra në kuadër të këtij subjekti politik.

Në ndërkohë u pa se Kryesia e dirigjuar nga Z. Sejdiu, dhe e manipuluar nga Z. Kryeziu, Haziri , Hamiti e disa të tjerë, nuk e kishte këtë në planë fare. Kështu që pak para pushimeve ata, si Kryesi vendosën që të bëjnë një zhurëm, të mbledhin gazetarët dhe të deklarojnë se e kanë sjell një vendim të mirë për të ardhmen e LDKsë. Pra ata vendosën që të emërojnë një njeri në krye të njëfar organi ekzekutues( kundër kujtë) i cili do të merret me riorganizimin dhe ripërtrirjen e LDKsë. Mirëpo, është interesant, se edhe sikur të ishte diçka  serioze athere lind pyetja, pse në informata nuk u cek,se ky far Ekzekutivi- në krye me një aktivist të thjeshtë të LDKsë, Z. Blerim Kuqi- do të merret edhe me kërkim përgjegjësie për atë që ndodhi, para, në, dhe pas Kuvendit problematik dhe mbajtjesë së Votimeve komunale dhe Parlamentare?! Nga kjo del se establishmenti aktual, ka vendosur të ua ftohë kokat të gjithë opozitarëve brenda LDKsë, që mendoi se vërtet duan reforma në tërë qelizat e LDKsë, dhe të thot se ja e kemi njeriun që do të merret me reforma partiake.

Në fillim u pa se nga një eufori, të them alla shqiptarçe, Z. Kuqi dha shpejtë disa intervista, deklarata, besa nënë gjuhë edhe disa kërcnime, për kinse tërë të mëdhenjët e LDKsë. Në lexim të parë të tërat disi tingëllonin mirë dhe dikush ndoshta edhe ka menduar se ja vërtet do të lëvizë diq. Mirëpo edhe kjo nuk kaloi gjat, në ndërkohë, doli zëdhenësi i LDKsë, V. Miftari, pas tij besa edhe Z. L. Haziri, deri diku edhe F. Ferati, të cilët disi e zbutën turravrapin e deklaratave të Z. Kuqi, duke thënë se, reforma në Aktive, Nëndegë e edhe në ndonjë degë po, ama në Kryesi nuk guxon të prekert, e sidomos për Kryeatarin- President, larg qoftë.                                                          Në këtë kohë , pra muajin korrik, qëndrova edhe une në Republikëne Kosovës. Thënë të drejtën, e kam një mundësi të mirë të kem informata për dhe rreth LDKsë, sepse kam shumë të njohur që nga Nëndegët, Dega në Istog e gjërë në KP-ëm dhe në Kryesi. Kisha edhe mundësi të lexoja tërë shtypin ditor, jo të gjitha gazetat, SE NGA DISA KAM ALERGJI, të jem i sinqert. Por atykëtu, për të ditur se vërtet çfarë po zihet në kazanin e fqinjit, kisha mundësi të marr informata edhe nga fqinji i LDKsë, me të cilin darkën dhe dreken po i hajnë nga një kazan, por bylmesat po i bajnë ndamas nepër dhoma, sikur në shtëpi të madhe pa RAZI, thojshin të moçmit.

Po nisi nga LDKja e Istogut, dikur një Degë stabile, me antarësi të shkelqyer, të urtë të sinqertë dhe vërtet, me shpirtë LDKista, po tani, nga bisedat me disa aktivistë pa pozita vërehej se ka ndryshuar shumë edhe qëndrimi i tyre, vërehej një ftohje e madhe ndaj Kryesisë-siq thonin ata të Kryetarit dhe Kryesisë së -Llapit-.  Këta aktivistë shpëtimin e vetëm për LDKnë ende e shifnin te një njeri në LDK, te vendasi i tyre Z. Fadil Ferati, edhe pse nuk ishin të sigurtë se ku është ai në tërë këtë – gjuveqë-. Ata tregonin se sikur mos të ishin mobilizuar po të njejtit mirë, në votimet e fundit, do të kishte qenë vështirë edhe për Z. Ferati në Istog?. Njerëzit e kanë patur si Njeri  të dashur, në Istog,pas Presidentit Rugova, e kam fjalën për aktivistët e LDKsë, Z. Fadil Ferati, mirëpo erërat shkatrrimtare që e gjetën Z. Ferati, si Kryesues të Kuvendit të fundit tragjik të LDKsë, ku ai fatkeqësishtë vetëm se ishte statik, sepse e minimizuan dhe luajtën me te, Zotërinjët F. Sejdiu dhe E. Kryeziu, ia kanë luajtur rejtingun edhe në Istog atij. Nga aktivistët ai ende shifet si njeri i devotshëm i LDKsë, ama shumë mendojnë se ai tani nuk ka gjasa kundër klanit aktual në LDK, se përndryshe jetë në shkretëtirë...

Në tërë këtë, merrja pjesë edhe une, me mendimet e mia, çka më së shumti i shprehja në biseda me disa antarë të Kryesisë, ( une ,në këtë shkrim nuk do japi emra ,se vërtet të gjithë janë kundër daljes së emrave, jo nga frika e burgut por nga frika e humbjesë së punës apo ndonjë gjëje tjetër, dhe vetë nga ky fakt fatkeqësishtë duhet  konstatuar se në vendet e varfëra, edhe njerëzit me referenca të forta,dhe me pastërti edhe morale edhe familjare, janë të detyruar të kërcejnë në muzikën të cilën ata nuk e duan, është edhe e kuptuar në rastin e Kosovës- ndoshta , kjo ka të bëjë me të gjitha partitë politike?!::: ),duke thënë se a ka mundësi që të më sqaroni se si është e mkundur që Z. F. Ferati të shkojë në balotazh me kundërkandidatin. Disa antar të kryesisë, dy thonin se dalja në votime ishte e vogël, une thoja por ku ishin shkaqet, e daljesë së pakët të LDKistëve, ata prap thoni nga mosinteresi e gjëra të pa reale.  Më dukej se vërtet të gjithë këta  të mëdhenjët në LDK janë të dashuruar në vetvehte, këtu edhe buron e tërë filozofia e mosreformimit të LDKsë, as me Z. B. Kuqi në krye.

Në Degë e LDKsë, fatkeqësishtë ka njerëz të shekullit të kaluar, ishte ede mendim i disa antarëve të Kryesisë,ata janë të mirë por janë të tejkaluar, të harxhuar dhe pa kurrfarë rezultati për të ardhmen. ! Është mëkat kur shef gjimnazin e vjetër- shkollën e mesme të sotme, është për r marre gjendja e saj, jo vetëm brenda por edhe jashtë. Para 4 vitesh isha me një, intelektual zvicerran, Dr. Phil. Markus Wüthrich, dhe ishim në vizitë te drejtori- pritja ishte për keqardhje, aty shifej ajo mendjemadhësia e strukturës politike në poste të ndryshme, karshi njerëzve intelektual të huaj . Atbot gjendja ishte katastrofale në gjimnazë dhe rreth gjimnazit...  E thash këtë për të treguar se e njëjta gjë ishte kërtë vit, por diçka ishte më keq, ka frikë se një ditë do shemben mure të ndryshme t¨e godinës, oborri i shkollës ishte sikur një vend ku hudhen mbeturinat dhe kullosin, farë buallicash. Udhëheqja momentale e kuadrit të LDKsë, që dikur ka patur merita, nuk është në gjendje të bëjë ndryshime, sepse, pjesa dërmuese e atyre që kanë poste nuk kanë një kompjuter, nuk merren me atë se si të reformohen ata vetë, sepse janë shumica të sterkequr për ndryshime. Ka të atill që merren me fe, me shku në Qabe, dhe ende fatkeqësishtë merren me mesele  “ kush kujt i ka hip- e zhdrip”, të till janëfatkeqësishtë edhe ata më të mëdhenjët e LDK së në Istog, ndoshta vlla është epidemi e lëshuar nga Eqa i ynë. Duke parë se kuadrat e rinjë në Istog, kështu është çdokund, por une e marr të derjten të ndalem në Istog, duhet të presin shumë kohë për të u treguar, ndryshe do të duhej të kërkonin vetë reforma, prej aktiveve e deri në Kryesi. Si njeri dhe aktivistë i përhershëm i LDKsë guxoi të them se dikush e ka meditjen shumë mirë të paguar për të shkatrruar edhe këtë që ka mbetur nga LDKja. Me këtë duhet të realizohet ajo e disave se nuk ka qenë Ibrahim Rugova themelues i LDKsë, pra po e shuajmë të terën. Ndoshta jam ekstrem në këtë por nuk ka si ti thuhet ndryshe kësaj stërkeqjeje, kësaj paralize, kësaj vetëkënaqësije  ndjellakeqe që sundon në LDK.

Kam dëgjuar shpesh njerëz me përvoj kur ishte temë fëmija, kur thonin se me ba me ta rrit mendjen shoqëria- ia then vetit dikur qafen, këtë dëshiroi të ua them disave në LDK, që janë lartë se mos të lejojnë të lëmohen nga te tjerët, por të marrin në dorë reformimin dhe profilizimin e partisë, e të tillë ka, e ka edhe Istogu.  Kjo shifet sidomos edhe në rregullimin e infrastrukturës së qytetit dhe tërë komunës së Istogut, aty meritë të madhe kanë dy njerëz që kan kapacitete dhe referenca, Z. H. Rugova si kryeshef i ekzekutivit, dhe kuptohet kryetari F. Ferati. Prej të tillëve presim edhe reforma!

Mbetem me shpresë se së shpejti do të dëgjojmë lajme nga Ekzekutuesi në LDK, Z. B. Kuqi.

LDK ja ka nevoi për njerëz të orientur,  dhe të përgatitur me ide dhe referenca Amerikano- Evropiane, dhe jo orientaliste

Hisetarët dhe fqinjët e LDKsë, thonin se duhet me e dëgjuar dhe shkuar pas Kryeministrit, se përndryshe shuheni krejtë, ish aleatët e kaluar në Qeveri qendrore dhe aleat aktual tani të LDKsë në Istog i shikonin punët e veta dhe ishin në pritje të zgjedhjeve të ardhshme, Ahtisarqe, nëse duan Fatmiri dhe Hashimi.

Prapseprap Istogu dukej ende mirë, ndoshta uji i ftohët i Burimit na i mban mendjet e kthjellta- aty është ende LDKja në pozitë.

Në Istog shumë më uronin shpalljen e Shtetit, une ua ktheja për mua Republika e Kosovës ekziston prej datave, 2Korrik, 7 Shtator , kam jetuar, kam vepruar, kam shkruar dhe jam maltretuar për Republikëne Kosovës, për mua ka ndodhur Njohja formale e Pavarësisë së Kosovës, më befasonin me urime por çuditërishtë disa që nuk ma merrte mendja i befasoja me përgjigjen time.

Kush ka qenë dhe është LDKistë i vërtet do ta respektoi gjithherë- Themeluesin e Republikës së Kosovës, Presidentin Ibrahim Rugova, e pastaj tërë Heronjët në krye me Adem Jasharin e tërë kombin shqiptarë.

Xhevat Rexhaj

LDKistë

Co- President i Shoqatës Mikste- Zvicerrano-Shqiptare



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora