E enjte, 25.04.2024, 01:44 PM (GMT+1)

Kulturë

Luan Kalana: Atdheu ynë i dytë është Shqipëria

E shtune, 21.01.2017, 07:17 PM


ATDHEU yne i dyte eshte SHQIPERIA

"Si do te ishte bota, nese te gjithe do te ishin sjelle si shqiptaret,bujare mikprites e paqesore.?!-Parajse..."-John L Withers II .

"Gjaku ynë ështe hebrej, por Atdheu yne i dyte ështe Shqiperia !"

1-Mesazh ne Facebook

Pasi mora një kërkesë per miqesi ,recuest,ne facebook,keto kohe u befasova ,nga nje mesazh ne box,nga i njëjti emër,po e bëj publike,me miratimin e saj ,pa emer e foto,me shkurtime:

-" I nderuari  Profesor,zoti Luan Kalana,une qe ju kerkova miqesi,jam nje vajzë shqiptare nga qyteti i bukur i Korçes,nga jeni dhe ju,studente ne Univeristetin Oksford ne Londer,per te mbrojtur Doktoraten ne shkencat filologjike.Familja ime eshte me origjine Hebrenj,juish,"çifute",te strehur nga Holucaust  nga vellezerit shqiptare,te mbijetuar,pas Luftes II Boterore.Gjyshi im ndjesë pastë,qe nderroi jetë para disa vjetesh,na la disa amanete,por dhe dokumenta dhe matriale,te mbledhura nga shtypi i kohes ne Shqiperi,me informacione per hebrejte,dhe per  maskrat e falanges hitleriane per shfarosjen e popullit tonesi dhe strehimi tone ,ku Shqiperia dhe vellezerit shqiptare, u bene varka "Noes" per ne.

Midis materilave nje nje dosje relike,shfletova disa gazeta dhe artikuj,pashe emrin e gjyshit K.G.ish Inxh.ne nje uzine ne qytetin e bukur te Korçes sone,shkruar nga ju zoti profesor..JU kishit shkruar nje skice-portet ne gazeten "BASHKIMI" (ku isha bashkepunetor per dy dekada) dhe nje reportazh ne gazeten lokale "Perpara",ku permendnit emrin e gjyshit  tim te shtenjete,i cili na i la me goje si epitaf ,sa ishte gjallë:

-"Gjaku ynë është Hebrej,Atdheu ynë i dyte ështe Shqiperia !"....

Me mirenjohje e respkt familjar ndaj jush

Mbesa korçare,-Oksford ,Londer

*               *               *

Hebrejtë ne Shqiper..fragmente

Shqipëria mund të cilësohet një “Palestinë e Dytë” në mes të Evropës, pasi është shteti që mikpriti hebrenjtë,qe nga Mesjeta,por me tej  edhe se  i shpëtoi ata nga shfarosja naziste që iu bë kësaj kategorie.

Hebrenjtë duhet ti kushtojnë një rëndësi të veçantë dhe një atribut faktit që vendi ynë në vitet kur flitej për ekzistencializëm të tyre, i strehoi dhe i ndihmoi hebrenjtë të shpëtonin nga kthetrat e një ideologjie naziste në Gjermani.

Nga të gjitha vendet e Europës gjatë Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria ishte një vend i veçantë në të paktën një lidhje, e kjo lidhje ishte pikërisht tek hebrenjtë, që në mes viteve 1939 dhe 1945 gjetën një atdhe të dytë në Europë për ti shpëtuar politikës naziste të zhvilluar me propagandë nga ana e kancelarit gjerman, Adolf Hitler.

"Si do te ishte bota, nese te gjithe do te ishin sjelle si shqiptaret,bujare mikprites e paqesore.?!-Parajse..."John L Withers II .

-Hebrenjte shpetuan nga kushdo qe i takoi ne trojet shqiptare,qe nga Cameria e deri ne Kosove, nga kushdo qe ua hapi deren e

trokitur, nga kushdo zyrtar shqiptar qe ua preku letrat, nga çdo qeveritar qe

kishte listat e tyre, nga kushdo qe nuk qendroi indiferent ndaj tyre ne ate

periudhe te kobshme.

Shqiperia ishte nje strehe shpetimi per hebrenjte e perndjekur, ku nje pjese

qendruan aty deri sa mbaroi Lufta II Boterore e nje pjese kaloi matane drejt

vendeve tetjera. Kudo ne Europën Juglindore, shqiptaret u perpoqen dhe i

shpetuan hebrenjte qe kishin prane. Gjurmet e shpetimit gjenden ne qytetet e

fshatrat e Mitrovices, Prishtines, Gjilanit, Decanit, Pejes, Gjakoves, Shkodres,

Tiranes, Beratit, Krujes, Kavajes, Durresit, Elbasanit, Librazhdit, Korçes,

Dibres, Burrelit, Fierit, Lushnjes, Vlores, Delvines, Permetit, Gjinokastres, Janinë

etj. Hebrenjte drejtoheshin drejt Shqiperiese e tokave shqiptare, sepse e dinin

se aty si nga populli ashtu edhe nga qeveria nuk kishte perndjekje te tyre, nuk

kishte kuota pranimi, nuk kishte perbuzje fetare apo kombetare, nuk kishte

genocid ndaj kombeve te tjere. Ato e dinin se shqiptaret kishin bese, se i

hapnin deren mikut dhe kujtdo qe ishte ne nevoje, se qeveria e tyre deshironte

perparimin e vendit dhe te ekonomise, dhe se hebrenjte vendas jetonin si gjithe

te tjerët.

Pas Luftes II Boterore,nje pjese e hebrejve u larguan nga Shqiperia drejt venedeve te tjera te Botes dhe ne shtetin e krijuar Izraelt,ne Palestine.Pjesa me e madhe qendruan ne Shqiperi,duke ruajtur Kombesine,Gjuhen,Traditat dhe Fene,ne bashkesi vellazerore me Kombin dhe popullin Shqiptardhe me shtetin Shqiptar.

*                *                  *

-E falenderova per Gjithcka ,me mesazh në box "Mbesen",që me kujtoi mikun tim te vjetër,duke i shkruar me lot në sy,por ajo qe me lendoi ishte se u befasova,u shtanga kur lexoja ,se per here te pare,mesova ,se ai dhe familja e tij,paskan qëne hebrej ,çifutë.

Dyfish ,ndjehem tani krenar,per vellezerit tane inteligjente ,qe punuan me vetmohim per Shqiperine ,si per vendin e tyre,per t'ja shperblyer Shqiperise ,ate gjest te lart human dhe njerësor,qe hapen portat per te strehur "Mikun",nje tradite e rallë e bese shqiptare,por dhe nje popull ,komb dhe shtet paqedashes,qe strehoi dhe shpetoi ,vellezerit tane Hebrej.

Pasi studentja shqiptare,me kerkoi ,ndonje liber me keto shkrime,une serish u ndjeva i ligeshtuar,pasi jam treguar jo i kujdeshem,per shkrimet mija ,ne tre dekada,te botura ne gazetat e revistat ne Shqiperi,krijimtari e mirefillte letrare dhe publiçistike ,qe po ti kisha sistemuar,mund te beheshin me dhjetra libra,me keqja nuk i kam as doreshkrim dhe gazetat,pa le qe per internete as behej fjale atehere,nejse...Ketu po e mbyll korespodencen ,me "Shqiptaren çifute".Ndjem krenar per sa kam shkruar,dhe njehkohesisht modest per sa ju tregova.

*                            *                       *

3-Dr.Anna L.Kohen-Sa u kenaqem kur takova dhe u njoha nga afer,beme dhe fotografi,edhe me nje tjeter Shiptare hebrej,çifute,nga qyteti i Vlores ,aktivisten e shqura aq te degjuar ne Amerike e ne Diaspore,zonjen Dr.Anna D.Kohen, Presidente e Albanian American Organization "Motrat Qiriazi",e cila na ka ftuar ne nje eveniment historik e simbolik -"International Holocaust Remembreance Day",honors the rescue of Jewish by Albainans bashke me The Jewish Federation ne Sarasota ,Florida ku jeton familisht...Po ju e le keto rreshta hapur qe te lexoni dhe te mesoni me shume per :"Gruan  vlonjate ,çifute,heberej Dr Anna Kohen."

Per me shume ,per Dr.Anna D Kohen,ju ftoj te lexoni ne internet dhe ne facebook ne faqen e  saj,dhe do te ndjeheni krenar ,per kete pirinceshe shqiptare vlonjate,me origjine hebrej.

Ndjehem krenar,qe u njoha me keto motra shiptare hebrej,princesha shqiptare,por dhe nje mirenjohe,respekt dhe Krenari Kombetare ,per Atdheun tone Shqiperineqe ka pasur dhe ka  nje Miqesi te pasur vellazerore  me motrat dhe vellezerit hebrejqe ka ndare kafshaten e bukes me ta, kudo qe ndodhen ne Botë.

Mirenjohje ,nderim respkte popullit vëlla Hebrej, Paqe dhe vëllazeri botërore.

Luan Kalana,SHBA

Janar 2017.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora