E enjte, 28.03.2024, 11:37 PM (GMT)

Kulturë

Drita Lushi: E fundit është puthja

E shtune, 21.01.2017, 07:11 PM


Drita Lushi

E FUNDIT ËSHTË PUTHJA

(Gjendje, çaste, ngrica, frymë, vargje)

-poezitë e dimrit-

 

HIJA

 

Mesnatës,

Një hije bie mbi mua...

më puth

Nje herë

dy herë

tri herë

…këmbanat bien 12 herë…!

Pastaj, gjumin ma tremb, dhe orët e natës m’i gremis  n’ag!

Është

një hije brenda meje.

Më puth!

Pastaj bëhet  shpirt zemër e buzë!

Një hije brenda meje.

Më bëhet gjymtyrë, duar…

Një hije ecën me plazmën dhe shkruan…

Mesnatës, brenda meje

bën vend  një hije….

Një hije çmendurie, luan me mua…

Një hije e hijshme  poezie!


E FUNDIT ËSHTË PUTHJA

Është fjala

që m’bën të ndalem tek ty

Pastaj janë sytë,

që më mbysin në ngjyrë,

që më puthin edhe pa buzë,

që më zhveshin e dashuri bëjnë me mua,

edhe pa m’prekë,

që më zjarrmojnë në mornica!

Janë sytë e tu,

që më bëjnë të ndjej gruan tek unë…!

Pastaj është shpirti

që tretet tek mua i zhveshur…!

Ne fund, vjen buza

E çel puthja…


PA KUPTUAR

 

S’di nga mi gjen burimet e shpirtit,

dhe s’di, si m’shterrojnë para teje

Tan’ krojet e mendjes!

E rrjedh si don vetë;

Pa m'pyet mue , për dreq…!

E merr me vete ç’ka gjen rrugës

dyshime, dyzime, hamend’sime.

Mi mbyt në tëndin përrua,

Dhe shfaqesh me zhurmë tek mua,

si një tërmet shtatë ballë,

sa s’mundem me i ba ballë….!

 

LOT TË LUMTUR…

 

Mbrëmë qava,

Megjithatë u ndjeva e bukur...
paska t
ë tillë lot,paska,

që të bëjnë të lumtur!

 

 

ZGJUAR

 

Ndodhm, që mendja më porosit

herë pas here,

"mos"

"Kujdes"

"hap sytë"

e dëgjoj natyrisht, si një nënë të dytë...!

Kur ndodh që mendja m’këshillon,

"kujdes me ndjenjtat"

"s'duhet dashuruar"-

ndodhem gjithnjë në gjumë per ta dëgjuar,

ndërsa për zemrën çdoherë zgjuar...!


SHI…

 

Një shi i lehtë,

i zbehtë,

i qetë,

i fshehtë,

shmanget nga retë,

bëhet përrua në mua

digë ngré mall i shkuar..

 

 

AVIONI…

 

Avioni çan qiellin,

dhe retë i prek me trishtim;

Pas,lë një vije të bardhë

si “Rruga e qumështit”,

që të bashkoje sërish,

të dashuruarit


SHAJT
Ë

 

Të bukur,

të leshtë,

të pambuktë,

me ngjyra,

prej kashmiri,

te mëndafshtë,

si përqafimet e të dashurve,

mbajnë ngrohtë gratë...



?AST DIMRI

N
ë qiell diell i malluar

Syrin te gjithin ne gri;

Toka pikon lot te ngrire

Sa shume i mungon Ai .



QYTETI…

 

Qyteti përkund supet,

nga dritat;

të çmend vezullimi…!

Qyteti këmbët rropat
i lodhur,

jeton aty dhe mjerimi!

Qyteti zbukurohet,

nga Fëmijët,

që buz’qeshin çdo ditë,

dhe nga Dashuritë



Zh-Gjendje

 

Askush nuk do ta dijë,

Në jemi apo s’jemi,

brenda mureve tona prej mishi e gjaku,

përderisa mërmërimat nuk arrijnë britmén e zemrës.

Askush s’do ta dije

në u deshëm,

u puthëm,

qamë apo qeshëm;

Askush nuk do ta dijë

ç’qemë,

ç’humbëm

ç’fituam;

Askush nuk do ta dije…

Ndërsa kemi humbur brenda mureve tona…

qeshjen e diellit.

rozën e muzgut,

hënën e ëndrrës.


Ah Tiiiiiii

 

Sa herë sytë, me sy mi zgjon,

Nga pak ngjyrë për vete vjedh,

bleron;

Nis gjen simbole,

Krahasime,

mbi libra derdh orët pafundësisht,

në metafore më kthen mua,

me tjetërson njëqindfish…

Ah tiii!

Kërkon të më prangosësh,

e të më vësh në gjumë mendjen,

Pastaj të pushtosh pa u ndier zemrën!

Ah, tiii, tiiiii….!



KAQ…


Kaq le t
ë duhemi sa tani…

kaq, dhe jo më shumë!

Më shumë, druhem se t’humbas ty.

Më shume se kaq do humbisja unë


RIGJETJE


Ndonjëherë veten humb,

E tretem në  ?do yll, që bie…

Dhe prapë ATË rigjej

në sytë e sime bije


ME UNAZ
Ë DHE NJË VAJZË

 

Tek te gjitha miket e shava;

se duroja,

e kisha inat;

Pastaj fola me të,

Nisi të më pëlqejë

Pastaj u puthëm,

E më vonë, bëmë dashuri.

Pastaj…

Qysh at’herë

Qëndrojme të lidhur

për dy dekada,

me unazë,

dhe një vajzë.

 

 

NE TË DY

Ne jetojmë në anë të ndryshme të një qyteti

Por shkelim të njëjtat rrugë rastësisht

Gjendemi shpesh, larg nga njëri- tjetri,

por të dy, e duam poezinë marrëzisht.

Ne jemi kaq të ngjashem nga dëshirat,

Por dhe kaq të kundërt;

ti je burrë dhe unë grua.

Ne jetojmë në dy anë të një qyteti,

Por kemi një ishull, të ndërtuar

ve? me poezi dhe gërma,

një ishull. që e gjejmë ditë dhe natë

një ishull ve? për ne,

Të pashënuar askund në hartë.

 

 

ME DASHTË

 

Asht’ mire me dashtë

me gjymtyrë

me trup

me gjith qenien ,nji tjetër qenie

per dashuri.

Asht’ bukur me dashtë me mendje,

me dashtë me tru

me dasht nji emën!

Veç lumtuni asht,

kur don me zemër.

 

 

TEJ SYZEVE

 

Femrat shohin shallin tim,

(Ka një ngjyre krejt të veçantë !)

E di,

mendojnë sikur ta kishin

Ato në qafë.

Meshkujt,

shohin flokët e mij

si vjeshtë e fshehtë.

Pastaj,

në të errtën e syzeve

mundohen të zbulojnë

ngjyren time të syve.

 

 

DIKUSH

 

Është dikush,

që mërzisë,m’i kthen buz'qeshjen,

që arrin të më gjejë zemrën,

dhe të ma kthejë aty ku ka vendin;

Është dikush, që dritën ndez tek unë.

Dikush që për treqind vjet,

dhe përtej jetës

ka për të më mbajtur peng..

Dhjetor 2016-janar 2017



(Vota: 11 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora