E enjte, 25.04.2024, 04:57 AM (GMT+1)

Kulturë

Muharrem Kurti: Forca e individualitetit krijues

E hene, 16.01.2017, 07:37 PM


FORCA E INDIVIDUALITETIT KRIJUES

NGA MUHARREM KURTI

“Ku ikën ti vetja ime” , poezi, autor Zenun Hysenukaj , botoi shtëpia botuese “Muzgu” , 2016, Tiranë.

Që në kontaktin tim të  parë me poezinë e autorit Zenun Hysenukaj , pata një ndjenje të mirë , se si shkruante  dhe si e strukturonte poezinë  e tij.

Zakonisht nuk më ndodh shpesh, për të mos thënë shumë rrallë , të kem një përjetim , të këndshëm , madje admirues ndaj një krijuesi bashkëkohor dhe krijimtarisë letrare të  tij, siç më ndodhi me poetin Zenun Hysenukaj .

Edhe pse nuk e  kisha takuar asnjëherë fizikisht , krijimtaria e tij më la përshtypje të mirë . Megjithatë , nëse krijimtaria letrare e një autori të benë për vete , duke  të lidh ajo  me autorin , shumë pak ka rëndësi njohja me krijuesin , ajo njohja e përditshme , pështirose , siç ndodh rëndom , së pari të njohësh autorin , atëherë veprën e tij. Ato krekosjet bezdisëse “ Ma lexo librin. Pres nga ti një shkrim. Kam poezi elitare . Jam autor i kaq apo aq librave “. Etj, etj. Kjo tregtizë  , ndërmjet autorit të librit dhe vlerësuesit të  librit , nuk kishte ndodh dhe as që kishte nevojë të ndodhte ndërmjet  meje dhe Zenun Hysenukajt, sepse , libri i parë “Ku je ikën ti vetja ime” , me ra në dorë , nëpërmjet mikut tim , poetit gjakovar Z.Tahir Bezhani.

E mora librin e dhuruar në dorë , me një kujdes të veçantë  dhe drojë , se çfarë ishte apo si është shkruar. Në fakt , që në kontaktin e parë , më poezinë e parë , të autorit Hysenukaj , pata një kënaqësi mbresëlënëse . M’u krijua përshtypja e parë , se ditka të shkruaj, se paska talent për të shkruar . Se i plotësoka kriteret e një poeti bashkëkohor  dhe se paska një individualitet krijues të fuqishëm .

Shijet  dhe përshtypjet e para m’i përforcoj , i gjithë libri “Ku ikën ti vetja ime” .Shikoni çfarë titulli i ka venë librit!? Aspak folklorikë ! Aspak pompozë! Aspak deklarativ!

Duke e lexuar librin e Zenunit , vërejta , se secila poezi  e tij qëndronte solide si krijim.

Pra, poezia e autorit , që po shqyrtoj , i kishte të gjitha vlerat e poezisë së mirëfilltë . Sepse poezitë kishin strukturë të admirueshme, kishin figurë të qëlluar, kishin krahasim të zgjedhur, kishin epitet dhe metaforë dhe nisnin dhe mbaronin vetëm si letrare. Kjo është qenësore për  një krijues , që leximi i krijimit të tij të mos bezdis , po të josh dhe suprizoj.

Prandaj , gjatë leximit , mbajta shënime me pasion, çka nuk më ndodh shpesh me autor të tjerë . Ja disa nga shënimet për krijimtarinë e Zenun Hysenukajt.

Poezia e Zenunit ndërtohet me figura të përzgjedhura , ku dominon metafora  dhe krahasimi. Pastaj ka epitete të mrekullueshme dhe rimë moderne , jo klasike, që i jep poezisë së tij një muzikalitet elegant  . Poezia e tij dallon qartësisht   , sepse imazhi,  është forca e tij  impresionues. Pas leximit të poezisë së autorit Hysenukaj , autor tropojan, forca e së cilës është individualiteti krijues , që përjetohet mirë dhe shumë mirë , madje gjatë , që nga kontakti i parë më të dhe që vazhdon pa ndërprerë . Ja disa vargje të tij plot bukuri metaforash brilante, krahasimesh fine, epitetesh të bukura, rimash melodike dhe muzikaliteti harmonik.

Merimanga e ditëve pa fund. End një natë të kthjelltë.  Ditët e mia mbeten si abetare padurimesh. Njerëzit nuk i gjej tek njerëzit.Flas me heshtjen e pemëve. Pastaj i vë ditët në tepsi ankthi. Fati ecën zbathur si legjendë. Lodhja m’i ngul dhëmbët.  Si fijet e barit në një muzikë stuhie. Nata e ka vrarë skeletin e heshtjes. Digjet një dhimbje e vjetër. Unë dhe koha po luhatemi . Si tasa peshoreje. Mua heshtja m’i peshon fjalët. U lodha duke shkruar vargje të prushta.Pritjen e ndeza si cigare. Kam bërë një gjumë të zi. Si enëve kur u bie kallai. Etj , etj.

Për nga tematika , poezia e Zenunit ka brenda saj historinë  tonë kombëtare artistikisht dhe aktualitetin tonë të sotëm plot paradokse. Më poezitë e  librit “Ku ikën ti vetja ime” , përballesh figurativisht me karaktere të shoqërisë sonë. Në njërën anë janë të mirët  dhe në anën tjetër janë të këqijtë . Krahas të mirës është ligësia , zilia , pengesa ,kori i kukuvajkave.  Pra, kemi ndeshjen  ndërmjet vlerës dhe regresit , fitorja i takon të parës , pavarësisht tagrit dhe plagëve . Ndaj të dytës , duke lexuar vargjet e Zenunit , ndjejmë neveri ndaj të keqës, here -herë revoltë , mospajtim dhe nevojën për të braktisur të ligën , apo kundërshtuar atë.

Ja dhe një seri vargje figurative:

Mbi mure pikojnë minutat e vdekjes. Për gështenjat e trishtimit. Në fletoren e kohës së heshtur . Bukën e ngjeva në hije. Pemët ishin të thinjura. Kam pirë mjegull këtë mëngjes. Ketë ditë e mori për dore një prostitutë. Kjo ditë si rrobe e grisur në ferra.

Edhe kur shkruan për dashurinë , heroi lirik vuan për dashurinë dhe refuzon ndryshkun e harresës . Edhe kur shkruan për vetminë , që krahasohet me gruan që nuk braktiset, personazhi lirik duket fisnik , sado që vetmia të trishton në vargjet e Zenunit.

Më një fjalë , shikuar në tërësi , krijimtaria e autorit Hysenukaj, na vërteton një gjë , se kemi të bëjmë me një poezi plot jetë , thellësisht lirik , ndjenjat e së cilës janë fine  dhe delikate. Skofiare dhe vështrim mprehta me shije të hollë.

Mund të themi lirisht , se autori Zenun Hysenukaj , di të ndërtoj poezi të qëndrueshme bazuar vetëm në parimet estetike, duke përdor shpesh krahasimin e goditur , metaforat adekuate , epitete e zgjedhura.  Prandaj, poetika e tij nuk i ngjason askujt dhe dallon nga secili krijues, duke zënë një vend të rëndësishëm në poezinë bashkëkohore, plot dinjitet.

Thënë si përfundim, krijimtaria e Z. Hysenukaj  , nuk ka nevoje të lavdërohet , duke i veshur asaj lavdërata të mëdha dhe të thata , duke moralizuar më të e duke bërë cilësime “risi” , ‘moderne’ , sepse ajo është  cilësore dhe vetëm duhet ta vlerësojmë , siç është .

Krijimtaria e Zenunit nuk i duron kualifikimet e pavend dhe jashtë saj, siç po ndodh me vlerësimet tona analfabete letrare në thojza , sepse lirizmi i saj i hollë , apo figuracioni i saj i fuqishëm metaforikë , ose krahasimi i saj funksional, në të tëre poezinë dhe poezitë , po ashtu tematiken e zgjedhur është  vetëm poetike , letrare  dhe fine    prezantimit të saj , përbën vlerat kryesore  dhe qenësore të të gjithë krijimtarisë serioze të autorit Hysenukaj, që herë të tremb me surpriza letrare dhe herë të mban peng me ndjeshmërinë letrare dhe vetëm aq.

Autorit të librit në fjalë i uroj suksese të reja në krijimtarinë letrare , për të cilën nuk kam asnjë pikë dyshim.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora