E premte, 19.04.2024, 08:45 PM (GMT+1)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Kryeministri shqiptar e zbut krizën

E hene, 16.01.2017, 08:42 PM


KRYEMINISTRI SHQIPTAR

E ZBUT KRIZËN POLITIKE

NGA KALOSH ÇELIKU

Historike, ë?! Erdhi koha, që IRJ e Maqedonisë ta shohë veten në pasqyrë si Shtet Shqiptar. Pak si e vështirë kjo situatë momentale politike për “Vëllezërit” e Njerkës, por duhet të pajtohen me fatin histotik, tejkalojnë veten ku kanë rënë në hendek, falë shqiptarëve si popull dhe Shteti më i Ri, në Ballkan. Realiteti, sot është i shtruar mbi tavolinë: pa shqiptarët, nuk ka Maqedoni! Vendimin përfundimtar e kanë dy partitë më të mëdha politike “maqedonase”, që me vite i ngatërrohen nëpër këmbë Shtetit më të Ri shqiptaro - “maqedonas”, se: a do ta pranojnë Platformën e “përbashkët” të Partive Politike Shqiptare, apo do ta fusin vendin edhe në një Krizë të Re politike. Fatkeqësisht, të dyja vajzat e hazdisura “maqedonase”, janë tekanjoze mu si ajo vajza e Njerkës tek përralla popullore Borëbardha. I rrëfehen pasqyrës, se: Cila është më e bukura?! Pasqyra, u përgjigjet: Ajo shqiptare. Ose, si te ajo kënga popullore maqedonase: “Frosine, mome ubavo,/ Ne izlezi na penxhere,/ da ne te vidi Ali Pasha!...” (Frosinë, vashë e bukur,/ mos dil në dritare,/ mos të të shohë Ali Pashai!...)

Moti kohë i përplas këto shkrime parashikuese profetike në mjetet e informacionit dhe Librat e mi publicistik për Ditën e Nesërme. Përmëtepër, t’ua bëj me dije politikanëve të arratisur, se: pa shqiptarët nuk ka “Maqedoni”. Fajin, nuk e ka populli “maqedonas”, por politikanët e dalldisur pas pushtetit, pasurisë personale dhe familjare.

Koha, dhe durimi “artistikik” nëpër shekuj, një ditë e bëjnë atë të veten historike. Shqiptarët, megjithatë këmbadoras kanë ditur të ecin me vite në histori. Jo rastësisht, ecin edhe sot e kësaj dite me hapat e Skënderbeut. Rilindasëve shqiptar. Momenti historik është, që shqiptarët sot duhet ta marrin në duart e veta Shtetin. Arsye: vetë e themeluan me kryengritje përmes armëve Shtet në Krushevë si Republikë. Punë tjetër është ajo, se: gjatë këtyre viteve të “Vëllazërim-bashkimit” dhe “ndryshimeve demokatike” duke rrëshqitur në akull Dimrit Madh, shqiptarët ua lanë në duar “vëllezërve” të Njerkës Republikën e Krushevës. Edhe, erdhëm në këtë “derexhe” politike. Pavetëdije, se: “Vëllezërit” e Njerkës, luftë bëjnë për pushtet, pasuri personale e familjare, e jo për Shtet demokratik Evropian. E tërheqin njëri-tjetrin anash si ato dy qetë kryeneq nën zgjedhë mes are për ta nxjerrë shoku-shokun me gjithë pllug nga vija e ugarit.

Shqiptarëve, patjetër për durimin, përgëzime! Gjatë këtyre viteve rreziku e kanë shpëtuar dhe e shpëtojnë Maqedoninë. Veprimet politike maratonike i kanë për Nesër. E duan Lirinë e njerëzimin. Vetëmse, e urrejnë Robërinë shekullore brez pas brezi, edhe sot e kësaj dite. Luftë bëjnë për  Liri!... E, shumë pak djersë derdhin përtej kufinjëve për Shtetin Etnik Shqiptar. Gabimi vetëm i tyre si Parti Politike Shqiptare. Shkaku, se: historikisht i duan pak si shumë “vëllazërit” e Njerkës. Vite me radhë e shpëtuan IRJ të Maqedonisë. Atëherë, pse sot Shteti i “përbashkët” mos t’u lihet në dorë shqiptarëve?! “Vëllezërit” e Njerkës, sot të shohin në vepër sesi, udhëhiqet një Shtet demokratik. Veten ta vënë një herë në jetë në pozitën e shqiptarëve, gjatë këtyre sistemeve të egra politike të përjetuara komuniste e neokomuniste antishaqiptare.

Dhe, e vetmja dalje nga kjo krizë politike, pajtim “kombëtar” mes dy partive politike “maqedonase” (VMRO-DPMNE dhe LSDM), po edhe e shqiptarëve, është: Patjetër, duhet ta pranojnë Platformën e “përbashkët” të Partive Politike Shqiptare me kërkesa e “kushte” minimale politike për shqiptarët. Kryeministri, gjithësesi shqiptar. Dhe, nuk ka nevojë për Qeveri teknike-politike, e as për zgjedhje të reja parlamentare...



(Vota: 20 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora