E marte, 16.04.2024, 07:31 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: 549 vjet nga vdekja e vizionarit

E hene, 16.01.2017, 09:29 PM


549 vjet nga vdekja e vizionarit dhe strategut të madh Gjergj Kastriotit

Nga Gjon Keka

Kombi ynë ka përjetuar prova të mëdha në rrugën e tij ,por një nga provat e mëdha të tij ka qenë edhe ajo kur Arbërisë Qielli ia mori liderin, vizionarin dhe kryetrimin. Vdekja e Gjergj Kastriotit ishte një provë e madhe ,në faktë jo vetëm për Arbërinë ,por edhe për vetë kontinentin europian të cilin ai e mbrojti deri në vdekje. Vlerat ,lirinë dhe identietin rrënjësor jo vetëm arbnor edhe europian ai i mbrojti ,u kujdes për to dhe i bëri shtylla të gjithë kohës sa ai jetoj dhe veproj ,duke treguar kështu se ai jo vetëm i kishte mbrojtur ato ,por edhe i kishte si parime themeltare të shtetit të tij monarkik të arbërit.

Më 17 Janar bëhen 549 vjetë kur Gjergj Kastrioti një nga heronjët më të mëdhenjë kombëtar dhe europian vdiq fizikisht ,por u përjetësua në zemrat e arbnorëve të vërtetë europian ,dhe edhe sot ai jeton në venat e çdo arbnori që ndjek udhën e tij.Në faktë për Gjergj Kastriotin vdekja ishte një gjë e natyrshme, pasiqë edhe shumë princër e mbretër europian nuk i dolën në ndihmë dhe ai me tërë fuqinë dhe aftësin e tij e mbajti vendin e tij larg thundrrës së sulltanëve në tokat e arbërit.Sigurishtë se pas gjithë kësaj edhe Gjergj Kastrioti do t'i thoshte fjalët e shën Jeronimit Ilir në prag të vdekjes së tij se "nuk ka mesazh më të gëzueshme për mua, se shpallja e vdekjes. Momenti i tillë është i lumtur sepse do të më bëjë gjithmonë të lirë. Vdekja është e tmerrshme vetëm për mëkatarin dhe frikacakin.„ Ndoshta ai do t'i thoshte këto fjalë për vete ,por arbënorët ,arbënorët mbetën pa udhëheqësin e tyre dhe liderin,thjeshta mbetën pa yllin që i printe në rrugën e tyre të lirisë dhe zhvillimit. Tronditja më e madhe për kontinentin europian ,e aq më shumë për shtetin e arbërit ishte vdekja e këtij lideri të papërsëritshëm , e këtij vizionari dhe ideatori të nje europë në unitet dhe që mbron vlerat e saj.Me vdekjen e tij u pa qartë se Arbëria mbeti pa liderin e saj, ndërsa europa pa krahun e saj.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora