E enjte, 25.04.2024, 08:07 AM (GMT+1)

Kulturë

Dy poezi nga Tahir Bezhani

E diele, 15.01.2017, 11:10 AM


Tahir Bezhani

 

MALL I ÇMENDUR

 

Kur vi në Valbonë

Gurgullima  miklon flokët e bardha

Rrudhat qeshin fushës së ballit

Lotët çmenden vallëzimeve

Sa të valëta buzëqeshjet

Avull del nga zemra

Ngjishet shpateve si mjegull

Sytë  i zë ngërçi  lartësive

E mendimet më torturojnë:

“Vallë  sa here mund të vi

Te ky uji që bukur këndon,

E shuan  jetën tim....”

Gjunjëzohem  shkrumbit të djegur

Mbush grushtet uji në gurra

Shuaj etjen e pashuar

Me radhë puthi të dy shpatet

Si   dy faqet e nënës

Fort shtrëngoj gur e dhe

Në lëvore pishe e ahu

Buzët i çava

Kujtime lash e kurrë nuk u çmalla

Flakë e syve më del para

Gjithë më bëhet se më përkund nëna....

 

ÇFARE TI  THEM VARGUT SONTE....

 

-Në ndrrim motesh-

Çfarë t’i them vargut sonte

  këtë   natë të acartë

Kur ngrica ngul gjilpëra

E shpirti dridhet fushës së mallit?!

Pi  lagështinë e syve mërzitshëm

Nga brenda  plas në vaji

Së jashtmi rrezon si diell me dhëmbë

Si buzëqeshje e rreme...

E  di syrin tënd kur mbushet lot

Sa dhimbshëm  ndihet ofshama

Buzët tua në vaj shkrehur

Shpirtin ta di kur nuk ke qetësi

Hesht edhe kur tymi të del

Në vetmi   përplasesh kujtimeve

Në mos qofsh në lartësi

E dehur pritjeve tona....

Kjo ditë dimri shkoi e mërdhirë

Më la mbështjellë me germat e emrit tënd

Të largoj ngrirjen para vdekjes

Pëlhura bie syve si terri

E unë nuk di

Çfarë t’i them vargut sonte

Kur shpirti vlon nga malli

Zjarr e akull në një shtrat flenë

Nën kokë ëndrrat!....

Më thuaj;

Çfarë t’i them vargut sonte

Brenda nuk më le

Jashtë nuk mund të qëndroj

Ku t’i shkrij buzët,zemrën,shpirtin

Diell  tjetër a vjen

Fol  moj!...

 

1 Janar 2017

Gjakovë



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora