E marte, 23.04.2024, 12:36 PM (GMT+1)

Kulturë

Kristaq Turtulli: Poeti nga gruaja

E diele, 15.01.2017, 11:32 AM


KRISTAQ TURTULLI

 

POETI  DHE GRUAJA GJYSMË BRUNE, GJYSMË FYTYRË ZBEHTË

 

Poemth

 

Grua gjysmë brune, gjysmë fytyrë zbehtë,

Gjysmë zonjë dhe gjysmë prostitutë.

Gjysmë sy trishtuar, gjysmë engjëll me brymë.

Me gjysmë fustan të bardhë,

E fustan të verdhë përgjysmë.

Të ndesh përherë në gjysmë shkallë,

Në godinën e vjetër me zemër përgjysmë.

 

Me gjysmë natë dhe me gjysmë ditë.

Gjysmë ftohtë dhe gjysmë vapë.

Gjysmë borë dhe gjysmë erë.

Gjysmë diell dhe gjysmë hije.

Gjysmë meditime dhe pëshpëritje.

Gjysmë fllad dhe gjysmë shtrëngatë.

Ngjitem në gjysmë qerpikë.

Mbështetem në gjysmë parmakë,

Zbres në gjysmë shkallinë.

Nuk themi gjysmë fjalë.

Gjysmë vështrime harlisin në mure,

Gjysmë ëndrra dhe gjysmë përshtypje.

Treten në gjysmë shkëndijime...

Grua gjysmë brune, gjysmë fytyrë zbehtë,

Gjysmë sy trishtuar, gjysmë engjëll në brymë,

Gjysmë zonjë dhe gjysmë prostitutë.

Gjysmë zanë dhe gjysmë sirenë.

Gjysmë diell dhe gjysmë hënë

Edhe pse gjysmë asnjë nuk të përzë...

Dhe unë poeti mbeta përgjysmë.

U ndeh në ajër një puthje përgjysmë.

Mos bëjmë vallë një të tërë?!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora