E merkure, 24.04.2024, 10:56 AM (GMT+1)

Faleminderit

Gëzim Llojdia: Gjoleka një Skënderbe i dytë

E merkure, 11.01.2017, 08:52 PM


Gjoleka një Skënderbe i dytë 25 vjet luftë dhe 23 beteja të fituara

Nga Gëzim Llojdia

1.

Emri i Zenel Gjolekës ka intriguar shpejt shqiptarët për luftërat dhe trimëritë e treguara në luftë kundër pushtuesit. Historia e trimit Gjolekë është e lidhur me kryengritjen anti-osmane të viteve 1847. Duhet të kemi në epiqendër të vëmendjes edhe krishterimin si zonë ku përfshihej edhe Kuçi. Komandanti Zenel Hito Gjoleka në betejën e grykës së Kuçit, udhëhoqi trupat shqiptare të cilat  vranë 2000 ushtarë otoman. Mirëpo  Gjonleka  në betejat me otomanët ishte një Skënderbe i dytë 25 vjet luftë dhe 23 beteja të fituara, thonë studiuesit dhe më në fund tradhtia e vrau prijësin e Labërisë.

2.

Për Gjolekën më shumë ka pasur përfytyrime nga këngët që i këndoheshin këtij trimi të pashoq të Kucit. Këngët sidomos vargjet popullore nuk kanë reshtur ,ato i gjejmë në shumë almanakë dhe botime në 50 vitet fundit mirëpo ka munguar kurdoherë një studim i saktë shkencor me të dhëna për djalin e lagjes Ivan të birin e Hito Golekës dhe Sabo Qërduke. Botimet më të fundit janë disa libra të shkruar me nga bijat e këtij fshati martir të cilat në fund të fundit sjellin të dhëna të reja, gati të panjohura për figurën e prijësit të Labërisë,këtij udhëheqësi popullor, që u vra i tradhtuar në Mal të Zi,nga kurthet serbo-malazeze të kohës.Nga disa botime si ai Dr H.Luci,S.A, M.Kondi etj, hedhin dritë përmbi errësirën që ka zaptuar përmbi këtë figurë të këtij prijësi kucjot në luftë kundër pushtimit të huaj shtjellohen fakte të panjohura dhe sillen të dhëna të rëndësishme që nuk janë marrë më parë në konsideratë.

3.

Disa të dhëna që përshkruajnë Zenel Gjolekën  e parë, i sjellë Dr. H. B. Luci :Zenel Gjoleka (Gjon Leka) është biri i Hito Gjolekes dhe Sabo Qordukes. Lindi ne Kuc, ne lagjen Ivan, si date me a besueshme është 1806. Sipas gojëdhënës, i ati ishte artizan i punim drurit, pasta] roje ne qafat e maleve (dervenxhi). Ai mbeti jetim pa baba qe 6 muajsh, kështu qe a rrit nga nena dhe i afe:mi i tij Mehmet Qorri. Meqenëse Zeneli ishte fëmijë i shkathet, ai i mësoi shkrim e këndim osmanisht, përdorimin  e armeve, sidomos ato pallës, dhe kalërimin. Kreu studimet a para në Zosimea të Janines, dhe shkollën ushtarake në Manastir, ku doli shkëlqyeshëm si një nga oficeret më te zotë në përdorimin e pallës, i mahnitshëm në kalërim.Ishte trup sportiv dhe i pashëm. Në disa botime të tjera, janë sjell mjaftë këngë si për  M. Kondit si dhe të dhëna të imtësishme lidhur me figurën e Gjonlekës.

Gjoleka në Shur të Kuçe,

fustanin mbi gju hajdutçe.

Plumbat të binin mbi supe,

topi bam e ti po tutje.

Gjolek-o mandile ziu.

Katërqint pas vetiu,

kur lufton si shishanlliu.

Gjoleka mos dektë kurrë,

po për turq e për kaurrë.

Pallelare me cullufe

Fustanen mbi gju hajdutshe

Dyfekun me dyzet strufe

çe mban Gjoleka mbi supe.

4.

Për këngët që i kushtohen kapedan Gjolekës, Ahmet Qeriqi nga Kosova sjell një studim të hollësishëm  gati të panjohur për një këngë  që këndohet në Kosovë ,midis të tjerave ai thotë: Në vëllimin e “Dytë të Epikës Historike, Tiranë 1981”, janë shënuar më shumë se pesëdhjetë këngë dhe fragmente këngësh për Gjolekën dhe trimat e tij, ndërsa nuk janë prezantuar këngët, që këndohen në Kosovë dhe në viset e tjera të Shqipërisë. Në  “Visaret e kombit I”, Shkodër 1937,  mbledhur dhe redaktuar nga Karl Gurakuqi dhe Filip Fishta janë prezantuar rreth 20 fragmente këngësh, për Zenel Golekën dhe kapedanët e tjerë të kohës së tij. As në këtë vëllim nuk figurojnë këngët e trevave të veriut të Shqipërisë dhe të Kosovës.Kënga e Zenel Gjolekës është kënduar dhe këndohet edhe sot në Kosovë nga rapsodët e moshuar. Këtë këngë heroike, me elemente epike për nga përmbajtja, e kanë kënduar rapsodët e mirënjohur të Kosovës, si: Riza Bllaca, Sali e Feriz Krasniqi, Bajrush Doda, e këndon aktualisht Augustin Ukaj dhe shumë rapsodë të tjerë të njohur të Kosovës e më gjerë.Varianti i këngës i kënduar nga rapsodi i ndjerë,  Bajrush Doda;

Gjon Leka, mor, Gjon Leka, Gjon Leka  pe flet nji fjalë,

Hej e hej, mor, Gjon Leka po e flet një fjalë.

Po na i ban, mor, po i ban, po  i ban  varret me vaje,

Hej e hej mor,  po na i ban varret me vaje.

(Po na i len mor, po  i len, po  i len  nanat pa djalë,

Hej e hej,  mor, po na i len nanat pa djalë. (Augustin Ukaj, variant)

Gjon Leka,  mor, Gjon Leka, Gjon Leka  po i hyp’ dorisë

Hej e hej, mor, Gjon Leka  po i hyp dorisë.

Gjan’ e gjat’, mor, gjan e gjat, gjan’ e gjat’ po shkon çarshisë,

Hej e hej mor, gjan e gjat’ ja lshon çarshisë. 1)

Shkon tuj ble mor, shkon tuj ble, shkon tuj ble barut shahisë,

Hej e hej mor,  shkon tuj ble barut shahisë. 2)

Gjon Leka, mor Gjon Leka, Gjon Lekën pe tretë  gajretin

Hej e hej mor, Gjon Lekën pe tretë  gajretin.3)

Asht idhnu’ mor asht idhnu’, asht idhnue krejt mileti.

Hej e hej, mor, asht idhnue krejt mileti. 4)

Se po merr, mor, se po merr, se po merr haraç me veti

Hej e hej, mor, se po merr haraç me veti.

-Gjon Leka, mor, Gjon Leka, Gjon Leka  ku ma le atin?

-Hej e hej, mor, Gjon Leka ku ma le atin?

-Ma ka ma marrë,  mor, ma marrë, ma ka vjedhë  ai  Leka i Gati.

-Hej e hej mor ma ka marrë ai Leka i Gati!

-Gjon Leka, mor, Gjon Leka, Gjon Leka  ku e le dorinë?

-Hej e hej, mor, Gjon Leka ku e le dorinë. 5)

-Ma ka marrë, mor, ma ka marrë, ma ka vjedhë, Knjazi i Cetinës,

-Hej e hej, mor, ma ka vjedhë Knjazi i Cetinës.

Gjon Leka, mor, Gjon Leka, Gjon Leka i pari i parisë,

Hej e hej, mor, Gjon  Leka i pari i parisë.

Komandant, mor,  komandant, komandant i Toskënisë,

Hej e hej, mor, komandanti i Toskënisë.

Komandant mor komandant, komandant i Gegenisë,

Hej e hej,  mor, komandant i Gegenisë.

(Hej e hej, mor, komandant  i gjithë Shqipnisë. )

5.

Poezia e Andon Zako Cajupit.Fillimisht gjendet e përmendur në  historikun e fshatit Kuç.

Historiku ishte i shtypur në ndonjë shtypshkronjë të viteve ’70 dhe përbëhej nga shumë fletë formati A4. Ky historik u ishte dhënë banorëve të fshatit Kuç,dhe shumica  e ruajtën atë dokument deri pas viteve ’90.

Grykë e Kuçit kush ka shkuar

dhe gjaku si ka qëndruar

udhëtari nga të vejë

mal këtej e mal andej

në mes një lumë i harbuar

vërtitet duke gulçuar

në këtë grykë të shkretë

U vranë dymijë vetë

po Gjon Lekën nuk e dinë

çi pret në grykë të vijnë

Oburra shqiptarë

Thirri Gjon Leka me pallë

turku kërkon të na marrë

po këtu tu bëjmë varrë

kur dëgjuan këto fjalë

Nuk mbeti lab pa dalë

treqind lebër qimeverdhë

te grykë e Kuçit u derdhë..

6.

Monumenti i  kapedan Gjonlekës. Në qendër të fshatit Kuç është busti i kapedanit.Kjo konsiderohet një vepër mjaftë e realizuar nga skulptori Zeqir Alizoti.

7.

L. Gërveshi  në artikullin :Lufta turko-malazeze shkruan:Në pritën e organzuar në Shkallën e Kërstiqit iu zu pusia Zenel Gjolekës.Gjoleka nuk donte që koka e tij të binte në duart e armiqve, ndaj i lë porosi bashkëfshatarit të tij Shuaip Qyrdukut:Shuaip në të kam djalë/mos më le në ta të gjallë,/hiqëma kokën me pallë.Së bashku me Gjolekën u vranë edhe Gjikë Thanasi nga Qeparoi, e Jani Ligori nga Çorraj, Lesko e Besho Mingaj nga Bolena dhe plot e plot emra të tjerë me të cilët është mbushur arkiva e këtyre ngjarjeve. Aty mbeti edhe trimi tjetër i Labërisë, Hodo Nivica, varri i tij gjendet në Shpuzë i rrethuar me kangjella hekuri.Në këto beteja kanë rënë dëshmorë 800 luftëtarë lebër. Kështu u vranë trima e Labërisë, larg shtëpive e më afër Shqipërisë.

Po varri i këtij luftëtari,këtij Skënderbeu të dytë kucjot  ku ndodhet ?



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora