E enjte, 25.04.2024, 02:24 PM (GMT+1)

Kulturë

Albert Habazaj: Vlora i nis urim Gjakovës

E marte, 10.01.2017, 04:44 PM


ALBERT HABAZAJ

 

VLORA NIS URIM GJAKOVËS

 

Dhuratën më të bukur ky vit i ri 2017, ia fali çiftit Migena dhe Behar ARLLATI, intelektualë dhe veprimtarë të shquar gjakovarë, profesorë e poetë, artistë në shpirt, miqtë e mi të respektuar. Po u nis me një këngë labe urimin tim nga larg fizikisht, por jam bashkë me ta në gëzimin e djalit të tyre Argen:

 

1 Janari-dit' e bukur,

E diela erdhi e mbarë.

Marathonomak' i lumtur

Shpërndan një mesazh të bardhë:

 

Dymijë e shtatëmbëdhjeta,

Vit i mirë e i bekuar.

Hej, Gjakovë, moj tungjatjeta!

Na vjen si bleta ngarkuar.

 

Gëzimtar Behar Arllati

Nga Vlora uron Alberti

Për ty ka punuar fati,

T'u plotësua kuarteti.

 

Bora, Rina dhe Triumfi

U bënë dhe me një vëlla.

Lumturinë Behari puthi,

Migena një djalë i dha.

 

Dashuria- zjarr në zemra,

Te vetja thesarin gjen,

Nga përkëdheljet në emra

Djalin e quajtën Argen.

 

Ari, muzikant që s'ndalet,

Gena, gjuhëtare, poete,

Kanë gëzim sa shtatë male,

Kanë gëzim sa shtatë dete.

Më 2017-01-03 8.19.PM

_____________

KËNGA E PARË, 2017


Perlushe, moj mrekulli
6 muaj mbushe ti,
Floriri ynë për në gji,
Ilaçi për këtë shtëpi.


Perlushe moj gjeraqinë,
Tufëza me trëndelinë,
Ti zbukuron bukurinë,
Ti sfidon çdo kartolinë.


Me ne i bardhë qe fati,
Fjalën e dhënë e mbajti,
Ëndrrën me diell spërkati,
Perlushja jonë si mjalti


Gjyshi yt që të aq shumë xhan, Albert Habazaj, Ujë i Ftohtë, Vlorë, e martë 3 Janar 2017.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora