E enjte, 18.04.2024, 11:37 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Mburrja me fjalët e Presidentit Rugova

E hene, 09.01.2017, 09:58 PM


MBURRJA NGA FJALËT E KOPJUARA TË PRESIDENTIT RUGOVA

Nga Dedë Preqi

Sëcili mesazh bart në vete një porosi, apo një domëthënie, ku sëcili e ka autorsinë e vet dhe nëse ai përsëritet nga dikush tjetër, duhet të citohet, apo vlerësohet autori i saj. Presidenti historik dr.Ibrahim Rugova, e kishte si princip të vetin gjithmonë dhe e thoshte një mesazh të veqantë për Kosovën, «zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj» dhe kjo porosi ishte e veqanta e tij në çdo mbarim të një tubimi, apo të ndonjë Konference.

Një mesazh i tillë nuk e fshehte në çdo tubim dhe ndjente  ndjenjën e dëshirës për paqë dhe bekim për popullin e vet, poashtu shprehte fjalë miradie dhe respekti edhe për miqtë ndërkombëtarë, duke vequar popullin amerikanë dhe vetë SHBA-të-.

Ky mesazh ishte edhe një nga natyrat e dr.Rugovës, prej të cilave  mbesin frymëzime dhe ideale, të cilat janë sharmi dhe vepra e tij madhështore, si një thjeshtësi e një përsonaliteti të madh, që japin dritë avansojnë prej fjalëve në vepra, duke pasë parasysh vizionin që kishte për horizonte të  reja dhe të ardhmën e Kosovës dhe popullit të saj.

Prandaj, ky mesazh dhe të tjerat, që i dhurohen Kosovës dhe popullit të saj, nuk ka dyshim se janë fjalë të padëshirueshme, dhe ky popull sakrifikoj me shekuj për tu liruar nga robëritë e huaja, por çuditërisht edhe sot fare pak duket i liberalizuar dhe i lirë, në të cilin po vërshojnë plot episode të ndryshme, që akoma rëndojnë mbi supet e tij të shkallmuar,  nga gjendja e pa lakmueshme sociale dhe ekonomike.

Ndërkaq, duke dashur të dhurojmë një mesazh të mirë për Kosovën, me fjalët, «zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj», si shprehje e hershme e përdorur nga presidenti Rugova dhe duke kultivuar varriacionin e karakteristëkës në fjalë, duhet ta rrëfejmë poashtu në emër të tij, por jo edhe në emër të vetin, sikur që presidenti H.Thaqi, po i përsëritë të njëjtat fjalë në Amerikë, të cilat në realitet fare pak po i bëjnë mirë Kosovës këto fjalë , apo  në të kundërtën e saj, që po anatemohet ditë përditë e më shumë.

Në cilën mënyrë po e merr bekimin Kosova sot, nëse këtu çdo gjë nuk është në rregull, duke i mbetë borgj deri në fyt kësaj fjale. Pikërisht, kjo fjalë e bënë të dallohet nga realiteti i gjendjes me shprehjet e urimit dhe bekimit. E nëse efektet e natyrës së shprehjes shdërrohen në qëllime për përsonale, ashtu sikur shprehet presidenti.H.Thaqi, për të kënaqur opinionin e huaj, atëherë kemi të bëjmë me një formalizëm ekzistues, jo edhe  me një realitet të natyrshëm, sikur që e ka Kosova dhe populli i saj.

Janë të dalluar ata njerëz që disponojnë mendime filozofike dhe me arsye të shëndosha, për ta ndjerë jetën ashtu sikur kërkohet të thuhen gjërat në realitet, që në saje të këtyre parimeve hyjnë në histori, sikur që i posedonte edhe presidenti historik dr.Ibrahim Rugova, nga të cilat parime do të pajtoheshim gjithherë, me ngjarjet i gërshëntonte bindshëm dhe guximshëm.

Është e vërtetë se në Kosovë, ka shumë që me gojë flasin edhe që kanë  respekt për presidentin Rugova, por ka pak njerëz të sinqertë, që në realitet veprojnë dhe punojnë, apo të paktë janë me vepra, që e mbështesin qëllimin dhe rrugën rugoviane, vetëm duke u mburrur e fshehur pas veprave të presidentit historik dr.Ibrahim Rugova.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora