E enjte, 25.04.2024, 08:16 AM (GMT+1)

Mendime

Gjergj Kabashi: Alma Lama therrë në sytë e islamikëve

E diele, 08.01.2017, 12:58 PM


Alma Lama, “therrë” në sytë e islamikëve dhe ca miopëve pseudoelitistë!

Nga Gjergj Kabashi

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës nuk duhet të bjerë në grackën e provokimeve të gazetarucëve mercenarë , si puna e atij Xhemajl Rexhës, që hapur del të jetë në shërbim të familjes Surroi ; pasi Alma Lama nuk i ka faj asnjë femre të kompleksuar në Kosovë… Madje, Alma Lama, qoftë si gazetare apo vecanërisht si deputete në Kuvendin e Kosovës , i ka dalë borxhit vendit të vet, Kosovës Shqiptare , për dallim nga heshtja qyqare e shumë burrave e grave të rrejshme gjat këtyre viteve.

Mjafton vetëm të kujtohet kontributi i saj largpamës si intelektuale e atdhetare ndaj islamizimit të kombit shqiptar në Kosovë, islamizim antishqiptar që nuk e vërejti dhe nuk i doli kush tjetër përpara për ta penguar me aq guxim e mencuri, sic i doli deputetja Alma Lama me qëndrimin e saj dinjitoz , stoik e të paharrueshëm intelektual.

Ministri i Punëve të Jashtme nuk duhet të kapërthuret në fraza të pakuptimta si ajo që “gazetaria është e përjetshme”, ndërsa shërbimi në diplomaci i përkohshem, pasi e vërteta është tjetër dhe krejt ndryshe , meqenëse GAZETARIA mund e duhet të jetë vetëm gazetari kritike , e jo gazetari joprofesionale, shërbyese, që i mungon etika në profesion të cilën mundohet ta kompenzoj pastaj me mercenarizëm e servilizëm profesional ndaj punëdhënësit, duke synuar rrënimin e jetërave dhe karrierave profesionale të atyre që nuk do të duhej të besdiseshin në punen e tyre të mbarë.

Opinioni publik i Kosovës dhe ai shqiptar në përgjithësi, duhet ta kuptojnë që gazetaria mund dhe duhet ti kryej obligimet e veta profesionale e papenguar, por parasëgjithash, ajo duhet të mbështetet në dijen dhe etikën në profesion , e të mos jetë gazetari provokative , ku personat e caktuar i nxisin vartësit e vet të mjerë në profesion që të shkruajnë me porosi, duke i njollosur e diskredituar të tjerët , pa pasur fakte e dëshmi .

Gazetaria , që në shumë raste e mbronë e ashtuquajtura kryesi e gazetarëve të vetquajtur profesionist të Kosovës, në realitet nuk është kurrfarë gazetarie profesionistësh, por vetëm një mbrojtëse naive e dofare “klanesh” dhe “elitash” në profesion, pasi në shumë raste ajo mbronë edhe kriminelë dhe njerëz të padinjitetshëm në profesionin e gazetarisë. Ka ardhur koha që ti bëhet e ditur opinionit publik shqiptar në Kosovë e gjetiu , se gazetari të vërtetë atje do të ketë vetëm në atë kohë kur do të fillojnë që të dënohen krimet në gazetari.

Deri tash nuk kemi asnjë gazetar që është dënuar për veprimtari kriminale, për sjellje joetike dhe veprime devijante në profesion, ku përjashtim nuk do të duhej të bënin as udhëheqësit e medias që ia ndërsen “gazetarin e vet” atij apo asaj që e urren, sic veprohet në këtë rast ndaj Alma Lamës !

Kosova Shqiptare i ka borxh Alma Lamës për ndihmën që ja ka dhënë, për ndërgjegjësimin dhe ndriçimin e shumë problemeve, andaj Lereni të Qetë këtë Zonjë që ta kryej punën e vet në dobi të shtetit të Kosovës, ashtu mirë e mbarë, sic din ajo !

Alma Lama, është shndërruar në një “therrë” në sytë e ca miopëve pseudoelitist dhe islamistësh! Le t’ua verboj sytë dhe errësoj edhe më shumë gjykimin e mendjes së tyre të prishtë. Me rëndësi është që atë ta duan e nderojnë Shqiptarët, sic e duan dhe nderojnë gjithandej.

Shpifjet dhe xhelozia mund të jenë sëmundje dhe deformim i brendshëm në formimin e atyre që i shqiptojnë ato, apo që nuk munden apo nuk duan ta shohin e pranojnë suksesin e tjetrit/tjetrës.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora