E shtune, 20.04.2024, 12:20 AM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Rruga drejt bashkimit

E diele, 08.01.2017, 10:10 AM


RRUGA  DREJTE  BASHKIMIT KOMBETARE ESHTE NJE  RRUGE E GJATE DHE E VESHTIRE.

Përgatiti: Ramiz DERMAKU

Bashkimi Kombëtar lirisht mund të themi  se është një  çështje politike dhe  duhet të zgjidhet me mjete politike dhe metoda demokratike . Gjatë viteve të 1990 - 91 në shumë shtete të Europës, filloi shkatërrimi i sistemit komunist ,pra kjo ndodhi edhe në ish. Jugoasllavi, ku filloi një etap e re, pra filluan të vëhen në funksion normat dhe rregullat për ndertimin e një strategjie  të re  të një platforme që na shpiente drejtë  Bashkimit Kombëtarë.  Ishte kjo një nismë dhe një hap i mirë për rrugën drejtë Bashkimit Kombëtar dhe vënjen në përdorim të normave demokratike. Mirëpo, disa intelektualë, karrierist, demagog,  në vend se ti përvishen punës për bashkimin kombëtarë ata; leninistët, marksistët, majtistët, nanoistët, enveristët, SHIKIS-ët jo që  e penguan këtë nismë pra bashkimin kombëtarë por i kishin mobilizuan  të gjitha forcat e tyre, materiale, fizike për ta  penguar këtë procesë. Kjo nismë kjo ide dhe kjo rrugë u përkrah  nga pjesa  dërmuese e popullit. Rruga e popullit të Kosovës drejtë bashkimit kombëtarë  ishte e është edhe sot synim dhe vullnet i popullit shqipëtarë.

Jamë plotësisht i bindur dhe i ndërgjegjëshëm se kjo rrugë nuk është shpërblim por është një mekanizëm gjithëpërfshirës i plotësimit të kushteve, drejtë Bashkimit Kombëtarë. Kjo rrugë nuk ka alternativë dhe ne si vend dhe si popull  ne mund dhe duhet ta japim maksimumin.Përmbushja e procedurave, normave dhe e standardeve për të ecur drejtë Bashkimit Kombëtarë, është një rrugë me plot sakrifica, dhe ajo duhet ti përfshijë të gjitha fushat  e jetës dhe punës

Në këtë rrugën drejtë bashkimit kombëtarë ne duhet të bashkëpunojnë dhe të ndihmojnë njeri-tjetrin, sepse fqinjësia e mirë ndërmjet vendeve dhe popujve është parimi i artë i Evropës së Bashkuar dhe një ndër parakushtet kryesore të politikës së integrimit. Institucionet tona duhet me  kemi përkushtim dhe vullnet ti rreken kësaj rruge  sepse zgjidhje tjetër nuk ka. Këtë dëshirë populli shqipëtarë e ka treguar në çdo kohë. Në punë e aksione ne duhet të jemi  transparentë, me seriozitetin më të madh dhe ti përkushtohemi realizimit të Bashkimit Kombëtarë. Këto detyra të marra ti kryejmë me nder dhe respekt .

Të gjithë ne, institucionet, partitë politike, komuniteti akademik, shoqëria civile, dhe të gjithë qytetarët duhet të kemi vullnetin për të kontribuar dhe për të marrë përgjegjësi, për të përshpejtuar procesin e bashkimit kombëtarë. Të formohet Këshilli i bashkimit kombëtarë duhet të jetë unikë dhe të  shpreh unitetin e gjithë spektrit politik në Kosovë por edhe jashtë saj. Si shoqëri dhe si individë, të gjithë duhet të jemi të përgjegjshëm dhe të përkushtuar , aty ku jemi, të kontribojmë që sa më shpejtë ta realizojmë këtë dëshirë. Nëse populli  gjermanë po bënë të bashkohet .., pse kjo nuk I lejohet popullit shqipëtarë. Bashkimi Kombëtarë duhet të jetë një procesë  i rendit dhe i sundimit të ligjit, të jetë një vend ku të gjithë e kemi për nder t’i realizojmë të gjitha ato detyra, të gjitha ato standarde dhe të gjitha ato kërkesa që vendin tonë e përparojnë në realizimin e synimeve me qëllim që sa më shpejt e sa më mirë të arrihet Bashkimi Kombëtare. Liderë të nderuar të Republikës së Kosovës   ne kemi informacione se Komisioneri për zgjërim të BE-së, z. Stefan Fyle, pat deklaruar se ky proces ne të cilin po kalon Kosova është i vështirë. Si të gjitha kombet tjera, gjithashtu edhe kombi ynë – Kosova.  Bashkimi kombëtarë është një procesë i pa ndalshëm dhe ai ecë.., por sa më tepër që ne të angazhohemi aq më shpejtë ai do të realizohet. Punën . Për përcjelljen e punës drejtë bashkimit kombëtarë duhet të formohet një këshill Kombëtarë, I cili do ta përcjell punën e bashkimit kombëtarë.

Këshilli Kombëtar I bashkimit kombëtarë, ka për qëllim që në mënyrë efikase dhe konkrete ti koordinojë dhe të harmonizojë metodatat demokratike.

Shoqëria civile në këtë mes ka një rol të rëndësishëm.

Përmbushja e procedurave, normave dhe e standardeve që aplikohen në të gjitha fushat e jetës dhe punës, me angazhim ton, do të realizohen shpejtë. Bashkimi kombëtarë është një proces me rëndësi të shumëfishtë, jo vetëm për ne si shtet dhe si shoqëri e re, por edhe për të gjitha vendet e rajonit dhe gjithësesi edhe për vet Bashkimin Evropian, sepse procesi nuk konsiderohet i suksesshëm pa bashkimin kombëtarë.

Në këtë rrugë vendet duhet të bashkëpunojnë dhe të ndihmojnë njeri-tjetrin, sepse fqinjësia e mirë ndërmjet vendeve dhe popujve është parimi i artë. Për këtë - dialogun që po zhvillohet në Bruksel ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë e kam mbështetur dhe e kam vlerësuar si tejet të dobishëm për dy vendet tona, sepse kjo është jo rruga më e mirë por rruga e vetme që ne t’ i normalizojmë marrëdhëniet mes vete dhe si të vetmen mënyrë që e detyrojmë Serbinë t’i përmbushë obligimet e veta, të pranojë realitetin e krijuar dhe të sillet konform rregullave dhe normave ndërkombëtare në politiken e saj fqinjësore.

Ju deputet, të Parlamentit të Koovës, ju qeveritarë, ministra, ju intelektualë, ju institucione duhet jo ta përkrahëni rrugën drejtë bashkimit kombëtarë, por edhe të angazhoheni me përkushtimin dhe vullnetë. Takimet tuaja e bisedat e shpeshta për bashkimin kombëtarë janë shprehje dhe dëshmi se të gjithë ne, institucionet, partitë politike, komuniteti akademik, shoqëria civile, dhe të gjithë qytetarët kemi vullnetin për të kontribuar dhe për të marrë përgjegjësi, për të përshpejtuar procesin e bashkimit kombëtarë duke i bashkuar përpjekjet tona për një proces të suksesshëm.

Punuar me 05.01.2017

Weingarten-Gjermani



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora