E premte, 19.04.2024, 01:45 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Pershtypjet e mija të para në Dardaninë e mvetsishme

E hene, 25.08.2008, 06:24 PM


Selim Hasanaj
PERSHTYPJET E MIJA TË PARA NË DARDANINË E MVETSISHME

Nga Selim Hasanaj

Këtë verë me padurim i prita pushimet e saj sepse shkoja në Dardani që tashma asht shtet i mvetsishem dhe doja ta ndjejë mvetsinë e saj nga afer nga realiteti. Shumë heret këte vit kisha ba plan edhe ta vizitojë Shqipninë per trup e per së gjati per herë të parë në jeten time. Nga Norvegjia u nisa vetem me gruan time . Ishte mbasdite e 17. korrikut 2008. Nuk ngutesha sepse kisha qellim të shfrytzojë kohen maksimale per të mbrri në Dardani sa ma i shlodhun. Makina ime VOLVO  ikte me të shpejt drejt jugut të Evropes. Askund  kontrollë kufitare nga Norvegjia e deri në Kroaci. Nuk dija as kur jamë fut në cilin shtet. Kjo asht Evropa e bashkueme dhe cmimi i qarkullimit të lirë të njerzve. Sa kënaqësi ndjeja. Erdhi edhe kontrolli i parë kufitar. Polici kroat donte të dijë a kamë dicka per të doganue. U qudita se cka ka ai me doganen. Unë shkoja në shtetin tim, në Dardani dhe atje do lajmrojë nese kam cka per të lajmrue. Nuk kuptonte ky se unë kaloja tranzit neper Kroaci, mu desht të ja perkujtojë këtë fakt si dhe se edhe shteti i tij e ka pranue mvetsinë e Dardanisë. Nuk i erdhi mirë dhe shterngojë dhambet ashper , por më urdhnojë të iku. Magjistralja katertrakshe e Kroacisë vertetë asht krenaria e këtij shteti. Nuk u ndala tanë naten dhe në mengjes mbrrina në vendkalimin kufitar të Malit të Zi , në Debeli Breg. Aty si zakonisht kolonë e madhe. Askush nuk kontrollohej. Policet lypsarë malazez vetem shiqonin pashaportat e mbushuna me ndonji 5-10 euro dhe njeriu voziste tutje. Nuk i pelqej policit fare pasaporta ime e zbrazet. Nuk më tha asgja por më shiqojë me neveri dhe unë pa u merzitë per këtë vazhdova rrugen. Në Pejë mbrrina në oren 01 të dites. Ishte ditë e dielë e 20 korrikut ditë kjo kur unë thitha ajrin e ambel të atdheut tim Dardanisë së mvetsishme. Lotë dhe emocione kapluen edhe zonjen time të devotshme por edhe familjen e saj që na priti. Unë nuk kamë familje në Dardani pos disa kusherinjve në fshatin e lindjes në Lubozhdë. Andaj perherë neve shkojmë tek familja e zonjes sime në fshatin Ramun të Pejes dhe aty stacionohemi pergjat pushimeve. Ndejta aty atë pasdite ndersa në mbramje shkova në Lubozhdë së pari te varri i babës Mustafë dhe pastaj shkova në banesen time në Istog. Darken e hangra në TROFTA të Istogut hotel restorant ky krenari e Istogut që asht pronë e nji bashkmoshatarit tim që edhe ishim shokë të klases në Gjimnaz dikur. Pash se per Troften dhe per pronarin e saj , këtu në zemrashqiptare.net kishte shkrue mjaftë bukur miku im Xhevat Rexhaj andaj unë nuk do e lodhë lexuesin me fjalë të njejta. Unë do shkruej se si e perjetova Istogun tim tani qytetëz e Dardanisë së mvetsishme. Diten e hanë me 21.07.2008 u ngrita heret dhe pasi hangra mengjesin në banesën time shkova ti vizitojë ish koleget e mijë të punës në posten e Istogut. Aty gjeta vetem Arsimin, Hasanin, Imerin dhe Sylen nga puntoret e vjeter. Të tjeret ishin të rinjë dhe nuk i nifja. Kolova disa qaste me ta dhe dola të shetisë qendres së Istogut gjithnji me shpresë se do e takojë dikend të njofshem. Më bani pershtypje nji ndryshim nga viti i kaluem që kishte psue qendra e qytetzes. Dikur trotuaret e rrugve ishin perplot me karrika të kafeqajtoreve ndersa tani të gjitha ishin mbyllun. Trotuaret ishin të lira dhe nuk ishte asgja sikur vitin e kaluem. Në fillim më erdhi mirë dhe mendova se komunaret paskan ba hap të mirë, por derisa shkoja nga posta drejt vetë udhkryqit të qendres pash se nji kafeqajtore pronë e nji bashkfshatarit tim mu në mes të qendres nuk ishte mbyllun. Bile kjo asht në nji ndertesë që mesa dijë ishte dikur pronë e komunës, por edhe nese e kamë gabim së paku jamë i sigurt se ai objekt kurr nuk ka qen pronë e atij që tani me vite ka vendosë aty kafeaqjtoren e vetë. Pyeta veten ; pse kjo nuk asht mbyllë!? Pse karrikat e këtij zotniu janë në trotuar!? Ky asht njeri i partisë në pushtet dhe e quen veten babë i nji deshmori andaj vetem lokali i tijë i vendosun në shtepi të huejen kishte mbetë i njetjti sikur ma parë.
Ishte kjo pershtypja e parë negative që perjetova në Dardaninë e mvetsishme. Dhe si mos të krijojë këtë pershtypje! Njerzve të varfen dhe me shumë halle u ishin mbyll lokalet ku ata punonin dhe fitonin kafshaten e gojes per veti dhe familje me pretekst se objektet e uzurpueme duhet të lirohen, ose se duhet të pastrohen trotuaret nga tavolinat e kafeqajtoreve, ndersa njeriut të PDK-së dhe objektit të tij të uzurpuem që edhe asht qerdhe e Pedekejcave askush nuk ja kishte prek as nji karrike.
 E paqin në qafë Dardaninë ata që e vranë shejtin e saj Dr. Ibrahim Rugoven dhe që e ndanë subjektin politik të LDK-së në dysh dhe i dhanë pushtetin kurkushave dhe injorantve.
Dardania e mvetsishme po , por cka na vyen kjo mvetsi kur pushtetin e kanë në dorë mafiozet që garojnë per pasunim të vetin dhe që nuk u han palla per shtetin.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora