E enjte, 25.04.2024, 08:20 AM (GMT+1)

Mendime

Gjergj Kabashi: Çka fshihet pas arresimit të Ramush Haradinajt

E enjte, 05.01.2017, 10:25 PM


ÇKA FSHIHET PAS ARRESTIMIT TË RAMUSH HARADINAJT NË FRANCË DHE DISA MENDIME SHQIPTARE PËR VITIN 2017

Nga Gjergj Kabashi

Nuk është në pyetje vetëm Ramush Haradinaj por në pyetje është shteti i Kosovës , të cilin ai me bashkëluftëtarët e tij e mbrojti më shumë se të tjerët përgjat luftës dhe pas saj, deri në ditën e sotshme ; shtet të cilin e shkërmoqën me apo pa vetëdije për interesat e Serbisë "aleatët" e mëdhenj bashkëqeverisës , PDK-LDK .

Arrestimi i Ramush Haradinajt nga policia franceze, i bërë në bazë të fletarrrestit të Serbisë, është një provokim i rëndë në vazhdën e provokimeve të vazhdueshme të Serbisë aktuale, dhe si i tillë ky arrestim mund ti kthej në vitin zero këto marrëdhënje pasi  e paraqet kufirin e fundit të durimit të një populli , të cilit Serbia me mercenare të brendshëm nga Kosova është duke ia minuar ardhmërinë , përmes "bisedimeve" jolegjitime për territorin nacional shqiptar të Kosovës. Lëshimet e paimagjinueshme ndaj Serbisë janë duke e shndërruar Kosovën në një jo-shtet ,apo "Kosovë e Metohi", sic dëshirojnë ta quajnë gjakatarët serbomëdhenj vendin tonë, për të mos ia njohur subjektivitetin shtetëror të saj. Ky arrestim ,- që sipas mendimit tim nuk ka mundur të ndodhte pa një ndihmë logjistike të elementeve antishtet të Kosovës, është një provokim i rëndë që padyshim i rrezikon raportet Kosovë-Serbi ,duke sjellë të thuash gjendje lufte ndërmjet të dyja kombeve , nëse vazhdohet në këtë mënyrë diskriminimi dhe poshtërimi i Kosovës dhe Shqiptarëve të saj nga Serbia!

Cinizmi i arrestimit të kësaj figure të madhe të luftës së UCK dhe simboli të shtetit të ri të Kosovës që nga paslufta e saj, është se Ramush Haradinaj ndalohet me akuza të shtetit të Slobodan Milosevic, politika e të cilit e përgjaku dhe shndërroj në thertore pothuaj gjithë hapësirën ballkanike të ish-Jugosllavisë.

Eshtë mëse tragjike që në janar të Vitit 2017, pothuaj nëntë vite qëkur Kosova e shpalli pavarësinë e saj prej Serbisë pushtuese, që të arrestohet dhe ndalohet një figurë emblematike e luftës për liri dhe e shtetit të Kosovës me akuza se UCK paska sulmuar e vra policë të Serbisë pushtuese në Kosovë , që nga vitit 1997 e tutje?!

Pra merren për bazë akuza të tilla kur Serbia e Slobodan Milosevic me ushtrinë dhe policinë e saj mizore vrau mbi 12 mijë shqiptarë të pafajshëm të Kosovës,fëmijë,burra e gra dhe plagosi shumë e shumë të tjerë si dhe dhunoj mijera vajza e nena shqiptare. Mirren pra parasysh akuzat e një shteti që na largoj me dhunë nga vendi ynë, që na e shkatërroj bazen e jeteses në vendin tonë, duke përdorur edhe metoden e "tokës së djegur" ?

Po të kishin punuar për shtet dhe për interesat e shqiptarëve e minoriteteve , që janë diku mbi 7 për qind në Kosovë, "aleanca" PDK-LDK, sot do të ndodhte e kundërta dhe në vend të Ramush Haradinajt policitë e vendeve demokratike europiane do ti arrestonin krerët e shtetit të Serbisë, Nikolic, Vucic, Dacic etj. Por, këta bashibozuk nuk kan punuar për shtetin e Kosovës , për të cilin luftuan shqiptarët e shqiptaret me shekuj, por punuan për pasurime familjare e klanore dhe , indirekt , për dobësimin e shtetit të Kosovës !

Eshtë e dukshme që aleanca "misterioze" e së keqës , Ramush Haradinajn nuk e "gëlltitë" dot për atë që ai e don Kosovën dhe kufinjt e vërtetë të saj , si dhe për faktin domethënës që është i vetmi politikan shqiptar i Kosovës me qëndrim kristal të qartë ndaj islamizimit antishqiptar të kësaj pjese të kombit tonë nga fëlliqësirat islamike te BIK-ut, Turqise dhe vendeve arsbe-islamike dhe atë gjat gjithë këtyre viteve...

Po ta donin Atdheun e vet udhëheqësit banditë të PDK-LDK , sot do ta kishin të formuluar padinë dhe do ta kishin dërguar atë në gjykatën kompetente ndërkombëtare për gjenocidin që Serbia ka ushtruar ndaj Kosovës dhe popullit shqiptar. Por, padia e tillë nuk ekziston se këta e kursejnë dhe nuk duan "ta lëndojnë" Serbinë që na lëndoj neve ! Pra, këta banditë këtë nuk e kan bënë, duke ia falur gjakun dhe vuajtjet e një populli armikut shumëshekullor serb , asaj Serbie që ka mbi dyqind vite që bënë gjenocide të vazhdueshme ndaj kombit tonë dhe na e merr tokën e të parëve tanë, që nga Molla e Kuqe e deri tek pretendimet për të na marrë edhe pjesë të Kosovës së sotshme.

Në fund , duhet ta themi hapur se nuk janë vetëm qarqe të caktuara ndërkombëtare që po e përkëdhelin politikën e Serbisë, pasuesen direkte të politikes së Milosevic, por janë edhe "hijenat" e "politikes" brenda Kosovës, qe të zënë në krime prej gjithfare shërbimesh sekrete, vazhdojnë të shërbejnë kundër interesave të vendit dhe njerëzve që e duan këtë vend...

Kundër Kosovës janë më së shumëti ata që 17 vjet pas clirimit të vendit, nuk arritën ta formonin Ushtrinë e Republikës së Kosovës, duke na lenë inferior në aspektin e mbrojtjes së vendit në raport me Serbinë !?

ps!

Po të kishte Kosova një politike të re e të painkriminuar, tash do të ishte koha që të ndiheshin të gjallë, duke i ndërprere të gjitha bisedimet me Serbinë , gjithnjë përderisa këto bisedime të mos vihen në platformën e duhur, ku mund të bisedojnë dy shtete, ai i Kosovës dhe shteti i Serbise , e jo më si deri tash , kur Serbia na poshtëron përpara gjithë botës , duke u sjellë në Kosovë, si të ishte ajo vendi i saj.

Prandaj , e ripërsëris se nuk është në pyetje vetëm Ramush Haradinaj , por mbi të gjitha në pyetje është shteti i Kosovës , i cili nuk guxon më të sillet si-joshtet as në raport me fqinjët , e as në raport me bashkësinë ndërkombëtare.

***

Sigurisht që ju kujtohet se si jo fort moti profesori i "gazetarisë" muslimane nga Prishtina, Milazim Krasniqi, të cilin të gjithë e njohin si kryeislamist politik të Kosovo* , madje mjaft të afërt me politkën e Hashim Thacit e të PDK-së, që bëri veprimin më antishqiptar të mundshëm duke e riislamziar keq Kosovën Shqiptare, në intervisten që i dha "Komiteti" të Express, i pati mohuar të gjitha akuzat që "Besa" e shokëve të tij në Maqedoni është proturke, madje ai me fjalë të ...tjera ardhjen e saj në "skenën politike" atje e pau si një frymë të re në politiken "shqiptare" në Maqedoni!? Lexojeni këtë shkrim hulumtues dhe shihni e binduni vet se cka është duke i bërë gjithandej ketij populli Milazim Krasniqi ,së bashku me banditët e tij islamik!?...

Ja se si i uronte pjesëtarët e Lëvizjes "Besa" të Shkupit Milazim Krasniqi me 22 nëntor 2016 , tek profili i tij në fb :

"Fillim spektakular i fushatës së koalicionit "Rilindje me Besë" në Shkup . Ndryshimi i duhur bëhet keshtu, me festë , me votë . U priftë e mbara dhe dalshit faqebardhë , vëllezër !"

Ndërkaq, kryeislamisti tjetër politik nga Shqipëria , Olsi Jazexhi, që jeton në Kanada por që e"patrullon" dhe vëzhgon vazhdimisht gjendjen e Islamit në "Arnautlluk",- përndryshe pasardhës kolonësh të vendosur në trojet shqiptare gjat Perandorisë Osmane, ia heqe dilemat dhe medyshjet demagogjike Milazim Krasniqit, kur e jep shpjegimin e duhur e të drejtpërdrejt antishqiptar për "Tema" të Mero Bazez, që për cudi e sheh të arsyeshme tu jep hapesire mendimeve të tilla antishqiptare:

http://www.gazetatema.net/…/qafirat-shqiptare-tani-do-te-p…/

http://www.fol.mk/ekskluzivemediat-nga-kosova-zbulojne-financuesit-e-besesdokumente/

***

CILËN SHPREHJE TË PAPAGAJVE NUK KAM DËSHIRË MA ME E NDËGJUE ?

Sipas mendimit tim , shprehjet "tolerancë fetare" me variantet e saj "ne jemi të njohur për tolerancë fetare", "toleranca fetare e karakterizon thelbin e natyrës së popullit tonë," etj; që shprehen në forma të ndryshme frazeologjike dhe konsumohen më së shumëti nga politikanët ,pra nga a ata që jo vetëm e kan "shkatërruar" këtë "tolerancë", por janë në rrugë e pakthyeshme të shkatërrimit të natyrës origjinale të popullit shqiptar, natyrë origjinale që përkundër pushtimeve të gjata nuk kan mundur ta shkatërronin as shekujt e gjatë nën pushtimet osmane, greke,serbe etj.

Të thirresh Sot në njëfar "tolerance" që ekziastuaka ndër ne , duke e mohuar faktin që ka mbi 30 vite "demokraci" që përmes komuniteteve fetare që ua lamë në duar të huajve, e shkatërrojmë dhe kalbim ndërgjegjën kombëtare shqiptare, është verbëri e llojit të vet, madje antishqiptarizëm , qoftë ai i vetëdijshëm apo i pavetëdijshëm.

* E ke grekun Anastasios Janullatos brenda vendit, duke vazhdue të qëndroj paligjshëm në krye të KOASH-it , i cili funksionon të thuash si një mini-ministri e brendshme dhe e jashtme e shtetit grek në Shqipëri, dhe "ti" sërish thirresh në "tolerancë fetare"?

* I ke Bashkësitë Islame të "Arnautllukut" , të cilat me "lejen tënde" prodhojnë dhe edukojnë vazhdimisht kuadro që hapur e synojnë shkatërrimin e popullit tënd Shqiptar,- duke u identifikuar qartë me "popullin e profetit Muhammad", "e ti" sërish thirresh në "tolerancë fetare"?

* E ke Naim Tërnavën dhe tërrnavët e tjerë që e thonë hapur që heroi i tyre kombëtar është Sulltan Murati, kryeterroristi që e filloj kasaphanen mbi pesëshekullore ndaj populliot Shqiptar, "e ti" vazhdosh të thirresh në njëfar "tolerance fetare"?

* Ke lejuar të të shndërrohet vendit yt Shqiptar në Xhamiistan , që vazhdon të mbushet përdit me minare që e shpojnë qiellin e pafajshëm të këtij kombi dhe e fyejnë njeriun dhe tokën e tij, "e ti" i përgjumur ende thirresh në "tolerancë fetare"?

* E ke zënë vendin e parë në Europë për furnizimin e IS me ushtarë religjioz islamik, të të ashtuquajturit "shtet islamik" me "luftëtare të Allahur",- në raport me numrin e banorëve, dhe ti si i marrë ende thirresh në "tolerancë fetare"?

* E ke shndërruar popullin e pafajshëm Shqiptar në një "dele të zezë" në këtë botë , për shkak të vetmit projekt që "e ke" për ndertimin serik të xhamive e megaxhamive" , e "ti", ende thirresh në "tolerancë fetare"?

*Albert Berisha , xhihadisti "yt i penduar", ekzaltohet për betejen e dikurshme për Konstantinopojën dhe "clirimin" e saj nga Mehmet Fatihu-I Tmerrshmi, pra Stambollin e sotshëm, e ti, o xhumash i sëmutë, ende vazhdon të ndjesh mallëngjim për "tolerancën fetare"?

*Islamikët që ti po i prodhon si të ishin gjesende në fabrikat tuaja që quhen Xhami, synojnë të mos ndalen përderisa cdo Shtëpia Shqiptare të mos ia qesin nga një minare, se ashtu është ëndërra e kryenacionalistit arab, "Hazreti" Mohamadd, e "ti" ende sheh ëndërra me sy hapur për një "tolerancë fetare"?

Ju "burrështetasit shqiptar" , kudo qofshit, kahdo që të jeni, jeni tragjedia më e madhe e këtij populli, ju jeni vet kumti i keq dhe ligësia proverbiale që është duke na shkatërruar, por ju sërish nuk doni të kuptoni , se ju "jeni tolerant" për shkatërrimin e vetvetës, Shqiptarizmës sonë të shenjtë !

E pastaj , dërdëllisni jo serbi i konvertuar në xhihadist i thërret "shqiptarët" për ta mbrojtur "Tokën e Shamit", thuajse serbët nuk kryejnë detyra speciale për shkatërrimin tonë dhe nuk mendojnë në perspektive që përmes shqipfolësve, të na shkatërrojnë sërish ! Po "Token e Shamit" kush me shume se "BIK" i juaj e ka mbrojtur, gjithnje derisa kesaj pune i doli duci? !

Po të ishin serbët budallenj e të marrë si ju , nuk do ta kishin në krye të hoxhallarëve "të tyre", serbin e "konvertuar" në Islam... Thuajse serbët janë si ju dhe Naim Tërnava i juaj, që hero kombëtar ta ken heroin e kombit tjetër, Sulltan Muratin?! Serbet neve kurre nuk na kan lene qe ta harrojme "islamin tone", qe nga koha kur pak vite pasi u bart prej ketuhit Perandoria Osmane, ata te pikelluar qe do te mbesim pa "din e iman" menjehere na e ngriten Medresen "Kral Aleksandar" ne Shkup, nga frika e tyre qe mund te mbeteshim pa hoxhallare?!...

Ne jemi popull naiv, por deri tash këtë nuk pati kush të na e thoshte?

Po të mos ishim naiv, nga ne nuk do të dilnin kaq "burrështetas" trashaman, që nuk krijojnë ushtri që ti del zot vendit në rast rreziku, por e furnizojnë botën arabe-islamike, me "luftëtarët e Allahut"?!

Pjellë e juaja dhe e "tolerancës suaj" ,naivitetit dhe jokompetencës suaj është edhe shndërrimi i një pakice kombëtare,- si ajo serbe e Kosovës , të cilën ne do të duhej ta mbronim si popull i vuajtur në histori, por që ju , sic po del tash , e shndërruar në faktor për shkatërrimin e vendit tuaj ! Ju nuk skuqeni as nuk zverdheni, kur Zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviq , që do të duhej ti mbronte të drejtat e serbëve brenda Kosovës , flet si kuadër i "Kosove i Metohije", duke e kërcënuar sot Kosovën , vendin e vet,

se "serbët së bashku do të vendosin nëse në Ditën Kombëtare të Serbisë më 15 shkurt do të fillojnë procesin e formimit të Asociacionit të komunave serbe...", sipas Klan Kosova.

Personalisht frikësohem prej shprehjes "tolerancë", vecanërisht kur atë e shprehin "burrështetasit" shiptar, qofshin ata të Kosovës, apo të Shqipërisë.



(Vota: 5 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora