E enjte, 25.04.2024, 08:35 PM (GMT+1)

Mendime

Afrim Caka: Dardania po shuhej

E marte, 03.01.2017, 10:13 PM


SHKURT, DARDANIA PO SHUHEJ, POR EDHE POPULLI PO SHUHEJ BASHKË ME TË

Nga Afrim Caka

Me mijëra herë ishin përpjekur ta rrëzonin. Turqit osmanë në fillim, e fill pas tyre sllavët, italianët, shqiptarët natyrisht, të  tjerë, me peshë  e peshë, njerëz të  shquar zuzar e zagar, me shkakë e pa shkak.

Si për çdo shqiptar të madh apo të vogël, shuarja e Dardanisë nuk ka qenë asnjëherë lajmë i ditës. Dardania kishte qenë gjithmonë një lajm i vjetër. Sepse e vjetër, gjashtë shekuj më parë, kishte qenë përpjekja për ta rrëzuar.

Pse jemi treguar të verbër?

Kur kemi qenë të shurdhër? Së paku, për këta tetërmbëdhjetë vjetët e fundit, atëherë kur fati ynë i Dardanisë, në vend që të zbardhej, nisi të nxihej më keqe se më parë.

S’është fjala për të nxjerrë mllefe, për të dënuar fajtor, për të bërë hakmarrje. Është fjala për maskarenjtë, dallavergjijt dhe për procese të hapura korruptive, pra, që ende nuk shqyrtohen dhe të penalizohen. Një ngjarje që besoj se është kthyer në breng për miljona shqiptarë. Si u harruan të gjitha këto. Pse u harruan? Rastësishtë u harrua? Enigma, pa dyshim, është e gjerë, por një pjesë e saj e ka çelësin në këtu në qeveri me emër e mbiemër... Këtij populli ia hoqën ulcerën nacionaliste nga truri për t’ia shkatërruarë, krejt gjakun dhe trupin e tij.

Të gjitha këto mrekulli të rreme që na i sollën të cilët e lëkundën themelet e shtetit Dardanë dhe të besimit që i takon të vërtetës, të gjitha këto mite e gënjeshtra të pakuptimta e të kombshme që i’a sollën këtij populli. Mashtrimet janë ushqimi i tyre i “devotshmërisë” për shumë politikanë. Pse, edhe ne votuesit të njëjtën gjë po e bëjmë. Pra, çdo shqiptar do të jetë i lirë të ndjekë arsyen e tij dhe të besojë atë çka t’i dedikojë arsyeja e shëndosh kombëtare e ndriçuar, ose e mashtruar? Gjithçka mbi këtë çështje është thënë prej kohësh. Tani ka ardhur koha se duhet ndëshkuar ashpër me votën tonë. S’ka dyshim se personat që  i quajmë pushtetarë, në  lidhje me rrezikun mbeten mashtruese më të mëdhenjë.

Natyrisht, të ndryshosh sjelljet dhe natyrën e këtyre njerëzve është shumë komplekse.

Sepse pikrisht këta u kanë vjedhur të ardhmën një numri të madh shqiptarësh, duke grumbulluar të tilla para dhe pasuri të shumta. Pikrisht këta u’a privuanë shqiptarëve kushtet jo normale të jetës dhe pikërisht vazhduan e vazhdonin ta vjedhnin këtë shtetë e këtë popull. Me ç’të drejtë? Babëzia e këtyre bën që të lindin hajdut të rinj. Këta duhet të përgjigjeni për të gjitha këto. Kështu që krimi i parë është bërë pikrishtë prej tyre.

Logjika e tyre ishte dhe është absulutisht e pakuptueshme. Në qoftëse se jetojnë pak a shumë të varfër dhe vetëm shumë të pasur, vjedhjet dhe korrupsioni e krimi politik është i pashmangëshm. E vetmja mënyrë për t’i dhënë fund vjedhjes e korrupsionit - kjo është të krijojmë një shoqëri me përgjegjesi morale e kombëtare, në të cilën çdo shqiptar të ketë ardhura të mjaftueshme për plotësimin e kërkesave të tij dhe askush nuk ka për të grumbulluar para nga lakmia. Lakmia është e lidhur ngushtë me tradhtinë, shkojnë dore për dore me njëra tjetrën. Të pangopuritë ndërtojnë rreth vetes murin, që ra ruajnë atë thesare të mallkuar. Përveç lidhjes së ngushtë të lakmisë më hajdutërinë, ajo është lidhur gjithashtu me ambicien e servilizmit dhe me ligështinë.

Ajo që kam mësuar, megjithatë, pas burgut mbetet dëshpruese e dhimbëshme. Ishte koha kur qytetarët, nën kërcnimin e e ultimatumeve, ndodheshim nën përgjimin dhe kërcnimin e hajdutëve qeveritar. Është koha kur pjesa e Evropës, Amerikës, të njihet me dramën e Dardanisë, pret me pa durim që ajo të ecë drejt saj! Ndodhë gjithmon diçka, si: korrupsioni më i larti në Evrop, mashtrimet, marrja pushtet me vota të pista, shantazhe, klane etj. Ndodhën demonstrate paqësore, një deklaratë, një thirrje botës: “Ne jemi këtu, të shtypur, të lidhur, me thik në fyt, mos i leni këta maskarenjë!

Me votë nuk mund të ndryshohet asgjë. Kosovën e shndërruan në kufomë e moçal. U vodhë dhe u stërshit çdo gjë! Të mjerë ne! A thua se shqiptarët kishin vdekur para kohe. Megjithatë, për mendjet e pazhvilluara ose për njerëzit e këtij populli të mpirë nga frika.

Pyetjet janë përherë shqetësuese:

“Nga nga e marrin gjithë këtë energji negative dhe nga i marrin këto urdhëra!”.

A janë në interes të Dradanisë apo të Serbisë? Ne jemi shqiptarë, pra, kemi të drejtë të shfaqnim mendimin tonë për të. Cila është e vërteta? Pamja e kësaj politike është e padurueshme. Zullumçaria hynë në zakonet e egra ndërshqiptare. Asnjë qeveri e korruptuar nuk mund të mendohet pa të. Është e qartë se duke bashkëvepruar me njëri-tjetrin, këta faktorë negative i privojnë marrëdhëniet ndërshqiptare nga çdo sinqeritet dhe besim. Këta janë donzhuanët e pushtetit – keta janë burrat në kule të grave, që nuk janë të sigurtë në burrerinë e tyre personale dhe kanë nevojë për viktimat e tyre në të gjitha fitoret e tyre të reja...

Ju pushtetar mund ta bleni pozitën, por jo respektin!



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora