E merkure, 24.04.2024, 03:12 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Shaban Cakolli: Sikur të nxirrnim dicka nga pluhuri i harresës

E hene, 25.08.2008, 06:07 PM


SIKUR TË NXIRRNIM DIQKA NGA PLUHURI I HARRESËS 

Shkruan: Shaban Cakolli

I bie gazetarit të rrugëtoi nga një qytet në qytetin tjetër,nga një mes në mesin tjetër, prej një syri në syrin tjetër,kudo në mesin e bashkatdhetarëve tanë të mërguar. Ç´zbulon këtu në mërgatë? Hasesh në të rinjë e të reja shqiptare,me punëtorë e student,me aktivist e veprimtar. Diçka e tmershme lexohet në sytë e tyre; Ata në dhe të huaj hoqën të zinjtë e ullirit. Kurbeti i thirri djem të rinj, të fortë e plot ëndrra, dhe i mbushi thinja në kokë e drama në shpirt. Atë botë kur robëria e hekurt e pushtuesit kishte pllakosur vendin tonë,mërgimtarët tanë kishin kuptuar mirë momentin historik nëpër të cilin po kalonte kombi ynë,dhe përpiqeshin të bënin edhe të pa mundurën ,për të ndihmuar të dalin nga ajo situatë.Patëm vizituar disaherë mërgimtarët tanë në Bocholt të Gjermanisë,mërgimtarë këta që shquheshin për veprimtarë të vyar,që nuk kursenin asgjë për të ndihmuar Atdheun,që u dhimbte shpirti dhe u qante zemra për Kosovën nënë.Askush nuk kishte menduar se në qytetin e  Bocholtit të kenë numër të madh mërgimtarësh shqiptarë,por dhuna dhe përndjekja e pushtuesit kanë bërë që shqiptarët të kërkojnë strehim në qdo cep të qdo Landi gjerman!Bocholti është një qytet i Landit NordRheinWestfahlen(NRW) por që kufizohet me Holandën.Mendimtarëtz gjerman thonë se të dhënat për Bocholtin datojnë nga viti 779 kur është njohur ky qytet,i cili atëhere ishte i lashtë dhe me pak banorë.Vitet 1222 e tutje filluan të rregullohen të drejtat qytetare dhe masivisht të popullohet.Sot në gjirin e  Bocholtit jetojnë 70.000 banorë,prej të cilëve 7,7% janë të huaj, ku një numër i konsiderueshëm nga të huajt janë mërgimtarë shqiptarë.Qyteti i Bocholtit është qytet industrial,ka një trajtim të mirë ndaj të huajëve,ka 490 ndërmarje në të cilat ka shumë të huaj të punësuar,prej të cilëve edhe një numër i kënaqshëm i shqiptarëve.Aty që prej kohësh funksionon shkolla shqipe me mësim plotësues,të rinjë intelektual shqiptarë,dhe ishte vështirë të gjenim në ndonjë qytet tjetër gjerman,mërgimtarë më të organizuar,më të njëzëshëm e të bashkuar në veprimtarinë e tyre,se sa mërgimtarët tanë në Bocholt.Në këtë drejtim patën kontribuar shumë Klubi Shqiptarë"Rilindja" dhe Shoqata Bëmirëse"Nënë Tereza":Ata ishin të bashkuar në një fjalë:Të ndihmojnë funksionimin e shkollave shqipe në atdhe,Fondin e Qeverisë,ndihma Drenicës,UT,aksionin "Familja ndihmon familjen";fondin"Vendlindja Thërret",për internacionalizimin e çështjes shqiptare para popullit gjerman dhe më gjërë.Njëri ndër veprimtarët më të shquar nga mërgimtarët ishte Qerim Shala,nga Loxha e Pejës,të cilin këtu e thërrisnin baca.Pjesën më të madhe të jetës së tij Qerim Shala e kaloi në mërgim,kurrë nuk kurseu mundin,shëndetin dhe as paranë kur ishte në pyetje ndihma për atdheun.Ai punoi punë krahu,por dora e tij e zgjatur ka ngopur me bukë veq familjeve të ngushta edhe vendas të stërlodhur,saherë kjo ju ka munguar.Baca Qerim i sëmurë,i moshuar dhe në pension,asnjëherë nuk gjeti kohë të lëngoj nga sëmundja dhe pleqëria si kryetar i SHBH"Nënë Tereza" nuk lente mjet pa lëvizur për të ndihmuar atdheun.Baca gëzonte rrespekt të madh jo vetëm tek mërgimtarët tanë,por edhe të gjermanët dhe holandezët,të cilët për të ndihmuar atdheun i jepnin përkrahëje ,ndihma dhe mjete transportuese,dhe me organizimin e tij të mirë me bashkimin e mërgimtarëve,ia dilte të tubonte ndihma me miliona marka gjermane ndihma për Kosovë,Shqipëri dhe kudo në trojet etnike shqiptare.Ndihmuan me të holla,gjëra ushqimore,veshëmbatheje,medikamente,aparate medicionale,shtretër e batanije,po ndihmuan edhe të shërojnë të sëmurit në atdhe.Në bisedë me bacën,ai para nesh shprehej thjeshtë:Nuk po bëjmë asgjë modeste,po mundohemi të kryajm obligimin tonë moral,kombëtarë aq sa ka mundësi  nga këtu.Kaq fliste baca Qerim,ai nuk fliste për vetën e vet,por biseda me mërgimtarët fliste ndryshe:Ata thonin se Qerim Shala është veprimtari më i shquar i çështjes sonë kombëtare këtu:Ai me imazhin që kishte fituar te gjermanët ia kishte dalur të punësoj të gjithë mërgimtarët shqiptarë në Bocholt,i kishte ndihmuar edhe mbarëvajtejes të mësimit plotësues të shkollës shqipe atje,riorganizimit të jetës kulturore e  qka jo tjetër.........Në Bocholt ka pasur edhe shumë veprimtarë tjerë të shquar nga mërgimtarët tanë,prej të cilëve më kanë mbetur në kujtesë disa emra:Kujtim Krasniqi,Mehdi dhe Fikrije Bytyqi,Sylejman Gashi,Ekrem Baftiu,Ferki Fazliu,Gazmend Aliu,Xhemë Begaj,e shumë të tjerë.Ata thonin:Kohën në të cilën po jetojmë atdheut i kemi shumë borxhe,Kërkohet aktivizim i  çdo shqiptari për çështjen e vet kombëtare,në një lëvizje mbarë shqiptare,në një organizim aktiv e të fuqishëm,ashtu si thërret intelegjenca jonë përparimtare.Qëllimi ynë nuk është të shkruajm për një aktivitet para dhjetë vitesh,por ajo qka na brengosë është se kohën kur atdheut i shkonin ndihma milionshe nga mërgimtarët që cekëm më lart,qdo ditë gufonin shkrime gazetash,emisione të radio e televizioneve jo vetëm shqiptare por edhe Europiane,kurse tani këta veprimtarë sikur janë lënë në pluhurin e harresës dhe emrat e tyre sikur nuk i zë askush në fjalë.Tani kur atdheu shqiptar duket se frymon pak më lirë,bacë Qerim Shalën as nuk shkon kush të e përgëzoi,as nuk shkon kush të njihet me sëmundjen dhe pleqërinë e tij,që dikur kur kishin nevojë porta e tij rrinte gjëthnjë hapur dhe me gatishmëri.Kjo harresë përkon me rrapsodin tonë që këndonte:Sa pata qura dhe qurana,pata miq,pata jarana:Kur mu sosen qurat e quranat,humbën miqët,humbën jaranat.As baca Qerim dhe as mërgimtarët tanë të Bocholtit,veprimtarë që i cekëm më lart nuk kanë nevojë për ndonjë mbështetje apo lëmoshë nga ndokush.Atyre ju duhet një bashkim i fuqishëm si ishte më parë,një fjalë e mirë.Të nderosh veprimtarët kombëtarë nderon veten,atdheun dhe kombin.Kështu mes këtij shkrimi të shkurtër desha të nxjerr diqka nga ajo që është hudhur në pluhurin e harresës,dhe me plot përzemërsi të përshëndes bacë Qerim Shalën dhe mërgimtarët veprimtarë nga Bocholti i Gjermanisë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora