E premte, 26.04.2024, 12:40 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Xhiliola Lamaj: Shoqata “Shqipëria”, dega Vlorë

E enjte, 29.12.2016, 10:45 AM


Shoqata “Shqipëria”, dega Vlorë

Nga Xhiliola Lamaj

Shoqata “Shqipëria”,  dega  Vlorë, ka ditur të shpalosë vlera historike, artistike, sociale dhe humanitare, ka ditur të spikasë dhe të evidentojë në organizim eventesh, kulturë, duke përcjellë mesazhe sinjifikative, frymë bashkëpunuese e risi bashkëkohore. Në aktivitetet radhazi, që kjo shoqatë ka organizuar ka konfirmuar në një verdikt të palëkundshëm, vlerat që trasmetohen për qëllime social-kulturore apo edhe tradicionale vendase.

Në këtë spekter pasuror, divers atributesh, shoqata Shqiperia dega Vlorë manifeston ide qe nuk duan te mbeten thjesht në letër, por kerkon te bëhen pjesë e realitetit, duke trasmetuar mesazhe emancipimi nëpërmjet aktiviteteve që zhvillon

Duke qenë se kjo shoqatë, u shërben gjithë shqiptarëve, që kanë të drejtën e shprehjes demokratike e të vlerave më të larta njerëzore, këto aktivitete organizohen në një masë të gjerë njerëzish, që e duan artin dhe e përqafojnë të bukurën. Edhe pse kjo shoqatë nuk ka shumë kohë nga krijimi i saj, përsëri me bindje e them se si nenkryetare e kësaj shoqate, fillimi  duket i mbarë e poi  gëzohet suksesit.

Në mes shumë aktiviteteve që janë organizuar, në një distancë kohore jo shumë të gjatë, aktivitetet e fundit, pasuan përsëri të suksesshme dh ete frytshme. Kur flasim për librat, vëmendja fokusohet tek kurioziteti dhe dëshira për ta pasuruar intelektin dhe shpirtin, nuk i reziston dot tundimit për të mos lexuar.

Kështu pra, dhurata më e bukur dhe sinjifikative që mund të merret për një fund-vjetor, janë librat.  Në datën 21 Dhjetor, shoqata Shqipëria prezantoi projektin e saj të rradhës “ Një dhuratë librash për shkollën Balil Pelari”. Biblioteka e kësaj shkolle u pasurua nga 250 kopjo librash. Në  pasurimin e kësaj biblioteke kontribuan shumë shkrimtarë, por gjithashtu edhe shumë shoqata sic janë; shoqata Drita, shoqata Lunxhëria, shoqata Labëria, Pena Albania etj dhe shkrimtarë si; Laureta Petoshati, Eduart Frakulla, Elizabeta Alikaj, Idajet Beqiri etj…

Atmosfera që krijoi shkolla “Balil Pelari”, nëpërmjet një programi artistiko-kulturor, e bëri më festive dhe më të këndshme këtë ditë të rëndësishme kalendarike për shoqatën Shqipëria. Por aktiviteti nuk përfundoi këtu.  Destinacioni i rradhës ishte “Shtëpia e foshnjës” Vlorë.  Kur bëhet fjalë për të dhënë buzëqeshje të pakufij, për të ngrohur zemra, për të dhuruar dashuri te pakursyer e të pa limit, kryefjala e jetës është “Fëmija”.

Përsëri u gjendëm në sofrën më të ngrohtë e më bujare, në shtëpinë e fëmijes. Në mënyrë simbolike, shumë dhurata u shpërndanë në duart e vogla të këtyre ëngjëjve që kërkonin m esy më tepër se kaq.  Një atmosferë lumturie na përshkoi edhe ne, sepse sytë e qeshur të tyre  e gëzimi i papërshkruar i vogëlushëve, trokiti edhe në zemrat tona.

Në këtë fund-vjetor, këto organizime speciale ishin më shumë se dhurata. Ishte një mesazh kulturor, një mesazh humanitar, një dedikim shpirtëror dhe një premtim, se udhëtimi i kësaj shoqate do të jetë i gjatë dhe shumë më i bukur, si në cdo herë të saj.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora