E premte, 19.04.2024, 09:20 PM (GMT+1)

Kulturë

Keka: Realiteti i prejardhjes së arbnorëve nga ilirët

E enjte, 29.12.2016, 03:03 PM


Realiteti i prejardhjes së arbnorëve nga ilirët

Nga Gjon Keka*

Lashtësia e shqiptarëve ka qenë një nga teoritë më të trajtuara nga studiues ,shkencëtar dhe autor të ndryshëm europian dhe të gadishullit ilirik.

Mbi prejardhjen e shqiptarëve ka patur teza të ndryshme madje edhe kontradiktore, por edhe hulumtime dhe analiza tepër të rëndësishme historike që kanë nxjerrë sadopak pjesë të një të vërtete të madhe që ka mbetur si një mister i pazbuluar,pra të vërtetës së prejardhjes së arbnorëve apo shqiptarëve.Se arbnorët kanë prejardhje ilire kjo tanimë është jo vetëm teori por edhe realitet historik që shumë autor kanë ndihmuar që ky realitet të zbardhet deri në fund. Realiteti i prejardhjes së arbnorëve nga ilirët respektivisht shqiptarëve e ndihmon jo vetëm gadishullin ilirik,por edhe kontinentin europian të njoh të kaluarën e tij themelet e tij dhe të civilizimit të tij.

Prandaj është e natyrshme se problemi i Ballkanit sot dhe të ardhmes së shtetit shqiptar i ofron studiuesve sugjerime dhe rrit mundësin e shprehjes së mendimeve të ndryshme.

Ajo gjithashtu do të jetë politikisht e rëndësishme të mësohet në qoftë se ka arsye të mjaftueshme për anëtarësimin e shqiptarëve në këtë apo atë familje të kombeve.

Për një kohë të gjatë kanë qarkulluar teza të ndryshme që i atribuohen shqiptarëve.

Ndërkaq studiuesi dhe profesori Emil Fischer sjell në mbështetje të kësaj teorie në Revistën e Etnologjisë të vitit 1914 një seri pjesërisht të re të provave bindëse.

Ai nënvizon se figurat e ilirëve gjenden edhe në kolonën e Trajanit në Romë, te monumentet e Teodosit në Konstantinopoj dhe te "barbarët" e Adam Klissit në Dobrogea. Këtu shkruan ai ,ata mbajnë flokët dredha-dredha e cila gjallërisht të kujton flokët e shqiptarëve ashtu siç përdoren edhe sot në Shqipëri. Poashtu, pantallonat,këpucët dhe jakët janë veshje praktike e tyre edhe në kohët moderne.

Si kostumet, por edhe zakonet e ilirëve të lashtë shqiptarët i kanë marrë dhe i mbajnë edhe sot. Kuzhina kombëtare është e njëjtë si në kohën e Homerit.

Edhe sot ata pothuajse përgatisin ushqimet njësoj.

Nga kohra të lashta, njerëzit e Ilirisë kanë qenë subjekt i luftëtarëve, kështu Aleksandri i Madh luftoj në betejat e tij me ilirët,pastaj 15 Perandor romak dolën nga legjionet iliro-Panoniane. Shqiptarët janë autoktonë në tokën e tyre, kurrë nuk kanë pushtuar kombe tjera, por kanë qenë të aftë të mbrohen nga të huajt në gryka të ngushta malore të Shqipërisë, ndërsa grekët, romakët, osmanët dhe sllavët kanë ardhur përkohësisht të uzurpojn disa lugina të vetme të cilat janë pushtuar nga ta.

Gjithashtu antropologjikisht ndryshojn shqiptarët nga sllavët, turqit dhe nga grekët. Gurthemeli në argumentin e përkatësisë së gjuhës bashkëkohore shqipe është në gjuhën e vjetër ilire. Shumë emra të lashtë të lumenjve dhe vendeve janë ruajtur nga periudha romake e deri më sot, të tjerat janë shumë më lehtë për t'u shpjeguar sot nga gjuha shqipe.

*Ky shkrim i autorit është pjesë nga libri i tij në dorshkrim mbi ilirët



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora