E premte, 29.03.2024, 09:38 AM (GMT)

Sport » Futbolli Shqiptar

Sot kampionati, starti i 70-të

E diele, 24.08.2008, 04:05 PM


Autori: Julian Kasapi
 
Ja “kushtetuta” e sezonit të ri futbollistik, që starton sot me kategorinë superiore

Sezoni 2008-2009, rregullat që duhen ditur

Përcaktimi i renditjes së klubeve të futbollit për të gjitha kategoritë, për dhënien e titujve që ndahen në fund të kampionatit, klasifikimin përfundimtar, ekipet që ngjiten ose bien dhe ato që kanë të drejtën e pjesëmarrjes në kompeticionet e UEFA-s, do të vendoset si më poshtë:
- Në rast pikësh të barabarta ndërmjet 2 ose më shumë skuadrave, veprohet duke mbajtur parasysh këtë rregullore:
1) Pikët e grumbulluara si rrjedhojë e takimeve direkte ndërmjet këtyre dy skuadrave.
2) Diferenca e golave të shënuar dhe të pësuar në takimet direkte.
3) Diferenca e golave të shënuar dhe të pësuar gjatë gjithë kampionatit.
4) Numri më i madh i golave të shënuar gjatë gjithë kampionatit
5) Me short

Kategoria superiore

- Bien direkt nga kategoria 2 klubet e futbollit, të cilat në përfundim të kampionatit janë renditur në vendet 11 dhe 12.
- Klubet që në përfundim të kapionatit janë renditur në vendet 9 dhe 10 do të zhvillojnë një ndeshje play-out me klubet të cilat në përfundim të kampionatit të kategorisë së parë janë renditur në vendin e 3-të dhe të 4-t. Kështu, 9-ta do të luajë me 4-n, ndërsa 3 me 10-n.

Kategoria e parë

- Fitojnë të drejtën direkte për të marrë pjesë në kategorinë superiore, skuadrat që sipas klasifikimit renditen në përfundim të kampionatit në vendin e parë dhe të dytë.
- Ekipet që renditen në vendet 3 dhe 4 marrin pjesë në play-off me ekipet që renditen në vendet 9 dhe 10 të kategorisë superiore.
- Bien direkt nga kategoria e parë klubet të cilat në përfundim të kampionatit janë renditur në vendet 15 dhe 16.
- Klubet e kategorisë së parë, të cilat në përfundim të kampionatit janë renditur në vendet 13 dhe 14, do të zhvillojnë një ndeshje play-out-i me klubet e futbollit të kategorisë së dytë, që në përfundim të kampionatit janë renditur në vendin e dytë në grupin respektiv A dhe B. Pra, 13 do të luajë me 2A, ndërsa 14 me 2B.

Kategoria e dytë

- Fitojnë të drejtën për të marrë pjesë në kampionatin e kategorisë së parë, skuadrat të cilat janë renditur të parat në grupet respektive A dhe B në përfundim të kampionatit të kategorisë së dytë.
- Fitojnë të drejtën për të marrë pjesë në play-off ekipet që në përfundim të sezonit renditen në vendet e dyta të grupeve respektive A dhe B, të cilat do të ndeshen me ekipet e vendit 13 dhe 14 të kategorisë së parë.
- Përcaktimi i klubit të futbollit, i cili do të shpallet fitues i kampionatit të kategorisë së dytë, do të bëhet duke zhvilluar një ndeshje finale me kryesuesit e dy grupeve, A dhe B.
- Bien direkt nga kategoria e dytë klubet e futbollit që në përfundim të kampionatit janë renditur në vendet e fundit të grupeve A dhe B.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora