E premte, 29.03.2024, 08:59 AM (GMT)

Kulturë

Gjon Keka: Europën e kemi brenda nesh

E marte, 27.12.2016, 12:31 PM


Europën e kemi brenda nesh

Nga Gjon Keka

Nëse fati i popujve është i kushtëzuar me fatin e armëve, atëher pyetja është, cilat janë mjetet të cilat garantojnë sukseset ushtarake? Përgjigja është: një ushtri e aftë dhe e mirë dhe një komandant i aftë. Ushtria është instrumenti i fitores, që me dorën e vetme të mjeshtrit kryen gjëra të mëdha.  Një ushtri e mirë pa një komandant të aftë në krye dhe një komandant të aftë, pa një ushtri të mirë,  përpjekjet do të jenë të kota dhe nuk do të arrijn asgjë, nëse nuk janë të lidhura njëri me tjetrën.

Komandanti dhe ushtria tregojn një shans të barabartë për sukses; dhe ky sukses rritet me mirësi dhe efikasitetit të tyre ose i zvogëlojnë shanset e suksesit.  Vlera e komandantit nuk është më pak se ajo e ushtrisë. Jo pa arsye thuhet, fati i popujve është në duart e komandantëve.  Si do të vinte liria e Shqipërisë pa Gjergj Kastriotin etj,

Kështuqë edhe vlerën e një gjenerali të madh të antikitetit, mund ta gjejmë edhe në shumë shembuj të më vonshëm e deri më sot.

Shpesh njerëzit të cilët janë të pajisur me dhurata të përgjithshme por në anën tjetër kanë asetet dhe burime të kufizuara për t'i relizuar apo futur në përdorim ato dhurata. Megjithkëtë janë raste të shumëta të njerëzve të tillë që edhe pse kanë patur asete të kufizuara,  ata kanë korrur fitore,  kanë realizuar qëllimin e tyre,  njëri ndër ta është edhe Gjergj Kastrioti. Ai me rezistencën e tij, aftësinë dhe strategjinë u bë tmerri i osmanëve, emri i tij jehoj anë e mbanë botës si i pathyeshmi dhe mbrojtësi i madh i vlerave të atdheut të tij dhe Europës.

Sidoqoftë sot ku gjendet kombi ynë ?

Cilën rrugë duhet ndjek ? Kush po e pengon ringjalljen e vlerave të vërteta të lashtësisë së kombit tonë? Pse imazhi i kombit tonë sot është duke u keqpërdorur ? - si rezultat i keqqeverisjes dhe i kapjes së të rinjëve pas ideologjive vrastare e barbare.  Pse nuk i kthehemi udhës sonë,  udhës që ndjeki Gjergj Kastrioti dhe paraardhësit e tij?Këto dhe shumë pyetje tjera dojn përgjigje konkrete të shpejt nga ne si shoqëri dhe si komb. Një qeveri që nuk i përdor gjenit, talentet dhe njohurit -është dëshmia më e trishtuar e varfërisë shpirtërore dhe fizike. Edhe një gjë duhet ditur, Europën e kemi brenda nesh,  vetëm duhet ta zbulojm se kush ishim në të vërtetë,  si duhet të jemi dhe ka duhet të ecim.  Qytetërimi,  liria dhe zhvillimi ynë si komb fillon kur të fillojm të jetojm jetën tonë dhe jo jetën e pushtuesve brenda nesh si në vese e sindrome.  Dhe Marin Barletit me te drejte thote: „Do të dënohesha si njeri i keq po t'i mohoja atdheut diçka të drejtë e të ndershme që ai kërkon prej meje. “



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora