E enjte, 28.03.2024, 10:57 PM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Me Babadimrin në Shkup

E marte, 27.12.2016, 09:51 AM


MIRËSE VJEN O VITI RI 2017

ME BABADIMRIN NË SHKUP

NGA KALOSH ÇELIKU

Moti kohë e marr nëpër duar e shkrime publicistike punën, ecjen dhe dukuritë e Komunës së Çairit, në Shkup. Qytetin e Shkupit. Thonë, e çka nuk thonë partizanët e dalldisur të partive politike me këmbët e trutë në legen. Edhe, kush?! Askushët, ato, që nuk kanë bërë asgjë për një Komunë Shqiptare. Dorën në zemër, në fillim u tremba si autor i këtij shkrimi publicistik. Rrethimi nga të gjitha anët nga “patriotët kuqezi”, dudumët  dhe “vëllezërit” e Njerkës me parti politike me “besë” e pa besë, dhe “Shoqata humanitare”. Grushtimin e Babadimrit në prag të Vitit Ri, në mes të Bit - Pazarit para Qendrës tregtare “Mavrovasja”, në Shkup. Edhe, kam publikuar herë pas here mjaftë shkrime publicistike rreth këtyre ngjarjeve politike - fetare të kësaj natyre, në Shkup. Ndonjëherë, kam qenë edhe kritik përtej kufiri.

Dukuri politiko - fetare, që më ndjekin si hije hap pas hapi në jetë, siç duket edhe përtej varri: zjarri në banesë, helmimi në lokalet e Shkupit, Vdekja klinike në Voskopojë dhe ringjallja në Korçë, aksidenti i komunikacionit në Qafë Thanë, sulmi fizik përpara xhamisë “Jahja Pasha”, në Shkup, djegëja e xhipit para banesës në Çair, dhe fshirja e papritur nga Regjistri Qëndror i IRJ të Maqedonisë i Shtëpisë Gazetare Botuese “ASDRENI” duke e plaçkitur me rreth dhjetë mijë euro.

Koha erdhi sot që, Bit-Pazari të zgjohet nga gjumi. Babadimrin, në mes të ditës, mos e grushtojë më me grushta në Çarshi asnjë “ musliman” me “besë” e pa besë me fustanella e kësula leckë në kokë, si i “dërguar” i Shejtanit Allahut, po rrok përqafe shqiptarin e lindur me këmishë. Punemadhe, që kësaj radhe dudumët me “Din e Iman” nuk ua dhanë votat Partive Politike Shqiptare BDI e as PDSH. Nuk prish punë. I humbi BDI disa deputetë edhe PDSH, por fitoi Shkupi Shqiptar. Babadimri lirshëm në këtë prag të Vitit Ri 2017, shëtitet me thesin plotë dhurata sokaqeve të Bit-Pazarit, nuk e grushton më asnjë “musliman me Din e Iman”.

Megjithatë, ne jemi Shtet Shqiptar edhe pa votat e dudumëve me këmbët dhe trutë në legen. Nesër, edhe pse nëpër këmbë me vite na ngatërrohen këto lënjë xhirizi me rrëfangë kungujsh Stambolli, patjetër do të dalim përtej Urës Gurit. E përcollëm edhe një vit të mbrapshtë, matanë maleve me pushkë, laps, këngë e valle. Dhe, fitore.

Erdhi koha ta zbukurojmë Shkupin para vitit Ri (2017). Botës t’i tregojmë se jemi popull historik brez pas brezi me dy kobure në brez të Isë Boletinit në Londër. Edhe, e stolisëm këtë Vit të Ri (2017) Kryeqytetin me drita festive, Shkupin në këtë Ditë Historike, që shumë qytete evropiane do t’ia kishin lakmi.

E pash vetë sonte me sy këtë Vit të Ri (2017), pas kaq viteve në errësirë duke u kthyer rrugës më këmbë për në Shtëpi, se: veshja festive, vërtetë i kishte hije Shkupit. Përmëtepër, Komunës të Çairit gjatë këtyre festave të Vitit Ri si qytet Evropian. Vërtetë, rrugës u kënaqa me këtë fitore historike të shqiptarëve. Moti kohë e kisha pritur te pragu i derës Shtëpisë, Ditën e Madhe...

Përgëzime, Vitin e Ri 2017!...



(Vota: 13 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora