E merkure, 24.04.2024, 07:05 AM (GMT+1)

Mendime

Alban Voka: Tutkunllëku ballkanik

E premte, 23.12.2016, 08:11 PM


TUTKUNLLËKU BALLKANIK

(Sharlatani me shtatë lëkur demokrat nuk bëhet kurrë)

Nga Alban Voka (Bukuresht)

Kush ndjen shqip, luhatet ndërmjet lotit të kohës dhe viktimës së përjetshme. Armiku humb në betejë dhe triumfon në paqë, kurse shqiptari fiton në beteja dhe humb në paqë. E përgojojnë, e urrejnë, e mashtrojnë, e vjedhin pasurinë e njëri-tjetrit duke i dhënë shans armikut të thotë “pis milet”. Jo për të gjithë vlen ky karakterizim karikaturist, por vetëm për maskarenjtë që japin kontribut për tërbimin e heshtjes dhe varfërimin e vendit. Mos kemi gjë vallë kundër vetëvetes dhe kushtrimit për luftë të stërgjyshërve tanë, trima guximtarë që dinin t’u jepnin nga një leksion armiqve tanë.

Dukemi si do engjëj të trishtë që u japim nga 500 Like femrave të bukura dhe nga nja 20 sosh vlerave të kombit. Një tutkun i fshatrave të Pollogut, pasi e shiti krejt pasurinë për të shijuar se si vallëzonin laviret bullgare nëpër kabaretë e Tetovës, më në fund e shiti edhe traktorin. Tutkunllëk ballkanik me apetite osmane. Një plakush i vendlindjes sime e tradhëtoi mikun më të ngushtë që i ofroi mikpritje në shtëpi, duke menduar se ka besë, moral e nderë, por ka na doli derr. Ia vodhi gruan dhe e solli në fshat. Selami Himës me një këmbë e me dy gra, pëshpërisnin fshatarët në sokak. Një pelë Shqipërie e braktis Atdheun duke u vendosur në trojet italiane, deklarohet si antikomuniste dhe vrapon t’i përqafojë ishkomunistët për të pasuruar albumin e saj me fotografi. Gjithëçka që mund të themi në favorin tonë, është fakti se herë pas here bëhemi histerikë. Jemi të gatshëm të flijohemi, të mbrojmë varfërinë dhe vetëveten, por jo edhe nevojat e kombit.

Çka thoshte Faik Konica për ne para 100 vitesh? “Ndjenja kombëtare ka rrënjë të forta në zemrat shqiptare; dhe ndonëse më ndonjë rast, moskokëçarja dhe moskuptimi i shqiptarëve gati na shkurajojnë dhe shkurajojnë gjithë miqtë e tyre të vërtetë, duhet pranuar se ndjenja kombëtare atyre nuk u mungon, por u mungon ajo vetëdije e qëruar, aq e domosdoshme për përparimin. (Albania B, nr 2, 14, 15-30 qershor 1898). Çka thot një mik imi i moçëm sot? “Kam frikë se projekti ynë është një projekt që po shkon drejt dështimit, me dorën e vetë shqiptarëve. Kulturalisht tashmë jemi një vend tutkunësh të  dështuar. Një komb si ky yni, që i lë shkrimtarët e vet të degdisur e me halle nëpër botë, kam frikë se kobin është duke ia bërë vetëvetes. Qofsha i gabuar në këtë pikë!”  (M. K.).

Hajdutët që e mashtruan diasporën

Disa shqiptarë ende veprojnë sipas kodit barbar. E njeh kush prej Jush Ramiz Lladrovcin e Drenasit, katastrofa e majtë e një partie të djathtë! Pse nuk jep llogari për thasët me para që ia zhvati diasporës në emër të fondit “Vendlindja thërret”? Çohu o Adem Jashari dhe mëshoja me shuplakë këtij maskarai! Paska qenë edhe ambasador i gjori, dhe tani hedh gurë e drurë kundër atyre që nuk ia dhanë votën. Edhe nëse fiton në balotazh, maskarai mbetet maskara. Sharlatani me shtatë lëkurë demokrat nuk bëhet kurrë. Vendlindasit e tij nuk kanë guxim as ta pështyjnë e as t’ia stërkuqin surratin me domate kësaj patateje poltike që e turpëroi elektoratin e një partie demokratike.

Po për hajdutin që ka vjedhur djersën e diasporës në emër të një shoqate fantomë (LSHB), keni dëgjuar gjë?  Simon Kuzhnini e quajnë, një sharlatan pa karakter, pa dinjitet dhe pa integritet. I “bukur” si Bujah (Hajdut) Bukoshi në kohën e tij. I nderuar zoti Baki Ymeri, më shkruan një mik (O. Kubati): “Unë, bashkë me një mik timin (L. Asllani), u angazhuam maksimalisht për LSHB, por mjerisht Simon Kuzhnini (kryetar prej Kongresit të parë, Prizren 2001), ende sillet nëpër disa vende me emblemën e LSHB duke mashtruar njerëz me paratë e shumta që ka mbledhur nga diaspora dhe trojet etnike shqiptare. Asnjëherë, në asnjë rast (forumi) nuk ka dhënë llogarinë financiare. U tregua matrapaz sui generis. Kisha katolike në Prizren, thonë se i ka leqitur vëllezërit Kuzhnini.”

I nderuar zotëri, vazhdon më tej zoti Kubati: “Edhe Ju u angazhuat shumë me mundësitë Tuaja, prandaj po ju njohtoj se ëndrra e 1.700 delegatëve të trojeve tona e të diasporës sonë anë e kënd botës, në Kongresin e Parë u keqperdor. Tani në Tiranë, në mbledhjen që e organizoi Edi Rama me diasporën shqiptare, as që u përmend LSHB.” Siç po duket, Lidhja Shqiptare në Botë qenka shndërruar në lesh dhe turp me përshesh!

Gani Mehmeti thekson: “Sa bukur e keni përshkruar realitetin e hidhur shqiptar, madje, jo vetëm në Kosovë, por kudo që janë shqiptarët. Kurrë nuk dëgjova dikend duke thënë: Shteti është i shenjtë për shqiptarët. Ata thonë: Prona private është e shenjtë. Por më i shenjtë është Shteti.” Më duket se vetëm Zotin e kemi në anën tonë! Zoti duket aq shumë i dashuruar në cilësitë tona, sa që më në fund do të na ndihmojë të fitojmë. Me kend të fitosh? Ndoshta vetëm me dëshmorët e kombit dhe vullnetin tonë për të marrë pjesë masovikisht në varrimin e tyre!

50 mijë euro për një dasmë, 5 mijë franga zvicërane për një kameriere, dhe asnjë euro për një libër shqip apo gazetë shqiptare. Krijojmë shoqata atdhetare, humanitare e kulturore, duke i shndërruar ato në kabinete familjare, nepotiste dhe merkanteliste. Presidenti i njërës nga to, gjezdis nëpër forume, simpoziume, seminare kombëtare e ndërkombëtare, për ta pasuruar albumin me vetëveten në fotografi me ministra, kryeministra, presidentë, pa patur guximin shqiptar për të paguar botimin e revistës “Shqiptari” me të e për të. Kësaj i thonë tutkunllëk, maskarrallëk, krekosje, pispillosje dhe “krenari” ballkanike. Turp të na vijë!



(Vota: 6 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora