Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ndue Ukaj: Arrestim i dy vëllezërve në Gjermani

| E premte, 23.12.2016, 04:51 PM |


Arrestim i dy vëllezërve në Gjermani

Nga Ndue Ukaj

Është koha e Krishtlindjes dhe Europa shëndrit. Rrugët e sheshet, janë të mbushura me njerëz të gezuar, ndërkohë që ti zgjohesh dhe lexon një lajm të tmerrshëm. Dy vëllezër shqiptarë, arrestohen nën dyshimin se po planifikonin sulme terroriste. Dhe ndaj kujt? Gjermanisë! Vendit ma mik të shqiptarëve, pa të cilin, ekzistencane jonë do të ishte në pikëpyetje.

Njerëz, është koha e fundit të reflektojmë dhe të heqim maskat. Të bëhemi të sinqeritë dhe ta shohim realitetin në sy. Dhe ta pranojmë se dikush ka punu me zell e përkushtim m' i largu shqiptarët nga Europa; e shumë kush, me vetëdije apo pa të, ka kontribu në këtë drejtim. Ndaj, edhe arrestimi i këtyre dy vëllezërve, si dhe numri i madh i shqiptarëve nëpër luftra, ka një lidhje organike me tendencën e largimit të shqiptarëve nga Europa.

Ka kohë që grupe të caktuara brenda nesh, gjitha të këqijat për moszhvillinin dhe degdisjen tonë, i kanë kërkue te Europa, e cila, madje është ngjyrosë simbolikisht me ngjyrë të zezë. Kukurisjet tona pro Europës nuk janë të sinqerta. Sepse, me diskurs të mnershëm është sulmu Gjergj Kastrioti, lidhja ma e qenësishme me Europën dhe shtylla themelore e identitetit tonë europian. Me diskurs të mnershëm dhe me tërë arsenalin e urrejtes, është sulumu pjesa ma e rëndësishme e identitetit tonë europian, ndërkohë që ligjerimi anti Kadare, në masë të madhe, lidhet pikërisht me këtë temë.

Po ashtu, karagjozë të shumtë, me pasionin predikojnë pro Perandorisë Osmane, e cila, madje është quajtë çlirimtare, ndërsa çmendia ka shku aq larg sa kjo perandori, pa fije turpi, është shpallë si ma e përparuara. Ndërsa individë që mohojnë këtë pushtim, për çdo ditë llomotisin, këshillojnë dhe e mësojnë popullin e mjerë, ku tjetër, pos nëpër media tona të shumta.

Po, rezultat i kësaj gjuhe helmuese dhe e propagandës kundër Europës, si kurrë ma parë, është shtu ndjshëm dashnia për regjimin e Erdoganit, të cilin, liderë të shumtë shqiptarë, e kanë shpallë vëlla.

Njerëz, këta dy vëllezër dhe të tjerët që sulmojnë Gjermaninë dhe Europën, janë frymëzu diku, dhe këtë duhet ta pranojmë.

Me këtë ligjerim të pështirë, me gjuhën përbuzëse ndaj historisë e kulturës sonë, me kulturën mohimit të identitetit tonë, që po e mbjelli çdo ditë, po e rrezikojmë seriozisht lirinë tonë, sepse avanturën me Europën, shqiptarët kanë me pagu me robni, pati këshillu, Zef Pllumi.