E shtune, 20.04.2024, 02:57 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Terrorizmi dhe zemra humane gjermane

E premte, 23.12.2016, 09:15 PM


PSE  PO I KTHEHET NË KËTË MËNYRË ZEMRES HUMANE GJERMANE ?

Nga Dedë Preqi

Gjermania që pas Luftës së Dytë botërore është një ndër vendet europiane që lë përshtypjen më të madhe të vlerësimit e gjithë asaj që ndihmon njerëzit pa dallim nga vendet e ndryshme të botës, të cilët kanë gjetë strehim dhe ushqim nga zemërgjerësia e saj. Shumë njerëz i humbën shpresat që kishin  nga situatat e krijuara në vendet e tyre dhe luftërat e vazhdueshme , dhe në Gjermani gjetën optimizmin e tyre dhe kushtet për të vazhduar jetën në kushte normale dhe njerëzore.

Por sot, po nga këta njerëz na del një mesazh i keq, i cili nuk do shumë koment,  kur një njeri në prag të Krishtlindjeve, me vetëdije hynë në mesin e turmës së njerëzve me kamion dhe ata i shpërndanë copa-copa, duke shkakëtuar vdekjen e dhjetra përsonave dhe lëndimin e shumë të tjerëve, të cilët shëtiteshin në tregun e qytetit në Berlin. Jo vetëm ky rast, por edhe shumë raste të tjera ndodhën në sheshet dhe qendrat gjermane, ku grupet terroriste veprojnë me mekanizmat e tyre të shëmtuar, të cilët kanë në shënjestër turmat e njerëzve të pafajshëm.

Karakteri i njeriut është përzier dhe ka arritë në një shkallë të palakmueshme, i cili është zënë rob i një rrëmuje shpirtërore religjioze dhe ekstreme, e cila i kërcënon të gjitha vlerat njerëzore, duke i robëruar ato dhe shdërruar në një objekt të asgjësimit, sikur që janë format dhe metodat e këtyre akteve terroriste, tani më të njohura në tërë botën. Dhe nën ndikimin e  një bote të tillë, e cila nuk i përcepton vlerat e jetës dhe dinjitetit njerëzor, duke vepruar në anën e kundërt dhe duke i shkatërruar ato vlera, atëherë, bota njerëzore e humb ndjenjën për të qenë si qenje me mendje të lirë dhe të shëndoshë.

Bota e shëndoshë njerëzore në rend të parë duhet të gjejë forcën e fundit për të shpëtuar dinjitetin e vet dhe respektin e tij njerëzor e human, përveq kësaj duhet të mbrojë të mirat e veta materiale që ka krijuar për shoqërinë e vet, prandaj, duke i mos lakmuar ato si ligje njerëzore dhe duke iu shmangur ideologjive të tilla, të cilat përmbajnë në vete rrezikshmëri të skajshme për mbarë njerëzimin, padyshim , kjo logjikë do të ishte një matematikë e thjeshtë, dhe jo sakrificë,  që të prodhojmë luftëra, të cilat nuk kanë ndonjëherë një pikë, apo një fund të caktuar.

Shkalla e këtij fenomeni të rrezikshëm i terrorizmit mund të shtrihet në gjitha këndet e botës, madje jo vetëm në vende të mëdha të botës, por edhe në vende të vogla, sikur që janë Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe vende tjera të Ballkanit perëndimor, apo ndoshta që jemi vetë të aplikuar në këto organizata terroriste, çka na bënë të flasim për fatkeqësinë tonë, kur i kemi njerëzit e këtyre grupeve, që kanë dalë nga gjiri i familjeve tona shqiptare pa vullnetin e shumicës apsulute, që një mori e tyre edhe janë vrarë në këto lufta të pakuptimta.

Sëcilën vegëz që ta ngrehim ne shqiptarët është fatkeqësi dhe dhemb me të madhe, në njërën anë kur flasim për ata njerëz që po u bashkohen këtyre organizatave nga shqiptarët e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë, ndërsa në tjetren anë duhet të përmendim se, edhe  vetë shqiptarët janë të rrezikuar nga terrorizmat e tilla, duke filluar jo vetëm nga terrorizmi i Kullave binjake në Njujork, që shkakëtoj vdekjen e qindra e mija njerëzve, e ndër ta, kishte dhe shqiptarë, por në sëcilin vend të botës që shpërthejnë ngjarje të tilla, përveq popujve tjerë, atakojmë e  gjejmë fatkeqësinë fizikisht edhe populli shqiptarë, i cili është i shpërndarë në tërë botën.

Pjesë e dhembshme e kësa storie është për sëcilin vend dhe popull të botës, por ndjenjë e dhembshme që duhet të përmendet është edhe mënyra e asaj që po i ndodh popullit dhe shtetit gjerman, ku përveq të tjerash, Gjermania dhe kancelarja Angela Merkel, është një mike e dalluar dhe e madhe e gjithë popujve të botës, e gjithë atyre që ikën nga vendet e tyre të luftrave dhe torturave, duke gjetë strehim dhe ushqim nga ky vend, duke hapur zemren për njerëzit pa dallim, dhe po nga këta njerëz, që gjetën strehim, mbrojtje dhe ushqim në këtë vend, sot po i kthehet me dhunë dhe me terrorizëm.

Rreziku nga këto situata është tepër i rëndë kudo në vendet e botës, me çrast siguria dhe liria e njerëzve është e kërcënuar në çdo minut, në çdo orë dhe në çdo moment, dhe ky djallëzim si prodhim i ideologjisë ekstreme fetare është një vërejtje për tërë njerëzimin pa dallim, e cila sjellje e tillë për njerëzimin nuk është normale dhe as njerëzore, që qarkullon dhe shkakëton, jo vetëm dhëmbje shpirtërore e fizike, por edhe indinjatën mbi padrejtësinë, mbi pa arsyeshmërinë dhe një goditje e rëndë që qëllon njeriun në tërësi.

Kjo pjesë e dhemshme e këtyre ngjarjeve që po trondit botën demokratike njerëzore i takon edhe shqiptarëve, të cilët duhet të distancohen në mënyrë të prerë, sepse  ngjarjet dhe skenat e përditshme, të cilat e  godasin dhe qëllojnë keq të ardhmën e tyre, pamvarësisht nga moti dhe nga stuhitë e vrazhda njerëzore, kur dihet se, kjo lokomotivë do ti tërheqë në greminë të gjithë ata që ndjekin binarët e tilla dhe rrugët e veprimëve të  rrezikshme terroriste, që kanë në shënjestër selektimin dhe përsekutimet e njerëzve të pafajshëm, të cilët dallojnë vetëm nga pikparja religjioze.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora