E shtune, 20.04.2024, 02:27 PM (GMT+1)

Mendime

Afrim Caka: I lirë për të jetuar i robëruar

E merkure, 14.12.2016, 09:04 PM


I LIRË PËR TË JETUAR I ROBERUAR

Nga Afrim Caka

Kush do që të mirret në pirgjithëse me politikën dhe kush do për më tepër që ta ushtrojë politikën si profesion, duhet të jetë i ndërgjegjshëm për ato paradokse etike dhe për përgjegjësinë e tij se çfarë duhet të bëjë ballë ai vetë nën trysnin e këtyre paradokseve sllave.

Me të vërtët: politika bëhet natyrisht me kokë e jo në oda, por me plotë siguri e mençuri jo vetëm me kokë. Nga ana njerëzore e shpirtërore kjo më intereson shumë dhe më tronditë shumë. Ndërkaq është tej mase tronditëse, nëse një shqiptar i pjekur – s’prish punë plak apo i ri -, që ndjen realisht dhe me plotë shpirt këtë përgjegjësi për pasojat dhe vepron në bazë të etikës së përgjegjësisë ndaj atdheut. Këto pjella politikanësh tanë kanë një pushtet aq të fortë saqë emrat e tyre nuk mund të ndryshohen pa u lëkundur e gjithë populli. Populli nuk mund t’i ndryshojë idetë dhe dogmat egoiste të pushtetarëve po qe se nuk janë të detyruar që të ndryshojnë qytetërimin, sistemin e tyre të qeverisurit. Dogmat e pushtetarëve egoistë që flasin me të njetën gjuhë qëndrojnë vetëm përsa kohë mungojnë kritikat dhe rrebelimet e popullit.

Të nderuar miqë! Pse e lejuam formimin e një race tradhtare. Kushtet që e kanë lejuar racën e të shkrihet në formimin e një race të poshtër. Rrezulltatet e kryqëzimeve. Shkaqet e uljes së zgjimit kombëtar është vetëdija… Ju njoftojmë së në Dradani, krahas tradhtis kombëtare, pastrami i shqiptarëve dhe rikolonizimit serb, regjimi i Beogradit sëbashku me pushtetarët tanë po aplikojnë edhe format më të shëmtuara me brutale për shkombëtarizimin e qytetit të Mitrovicës. Personalitetet në fushën politike dhe në fushën shkencore ka vetëm ata që i shërbejnë pastërtisht çështjes së zajednicës e demarkacionit në dëm të shtetit. Dhe kjo nuk është vetëm pamorali i Dardanisë edhe tradhti kombëtare. Ne nuk njohim asnjë politikan të Drenicës e të Prapashticës apo akademik, të cilët kanë bërë ndonjëherë diçka tjetër të ndryshme nga përkushtimi ndaj çështjes së kombit e atdheut dhe vetëm ndaj saj. Përveç disa intelektualve guximtar Ismail Kadare, Jusuf Buxhovit, Frashër Demaj e Fahri Xharrës duke mos i fshehur pozicionet e tyre personale e shkencore, sepse pikërisht këta: i kanë dhënë formë shumë të dallueshme historisë kombëtare e njëra anë është edhe thjesht detyra e tyre patriotike e kombëtare.

Autoritetet e Dardanisë dhe ato serbe kanë ndërrmarrë një fushatë të egër për ndryshimin e identitetit etnike e historik të Dardanisë 92 për qind shqiptare, për të krijuar kështu fizionominë serbe të qytetërimit të saj.

Janë ndërruar të gjithë emrat e rrugëve, shesheve e lagjeve të qytetit të Mitrovicës, si dhe institucioneve publike. Emërtimet nga kultura dhe historia shqiptare janë zavëndësuar me emërtime nga kultura, historia dhe mitologjia serbe. Është imponuar dhe alfabeti cirilik në gjithë administratën dhe mbishkrimet publike. Kjo është një praktikë e mëhershme e administratës dhe e kishës serbe, e cila ka ndërruar ose sllavizuar morfollogjikisht e fonetikisht shumë toponime, hidronime e oronime shqipe të Mitrovicës e (Dardanisë) me ndihmen e dy partive politike PDK-ë e LDK-ë. Po qe se shprehem në mënyrë pak a shumë paradoksale, përmes një oksimoromi në mënyrë pak a shumë paradoksale, përmes një oksimoroni që s’është pjellë e fantazisë sime, por e realiteti tonë e tragjik, ne kemi zgjedhur pushtetar që vodhën e stërvodhën e në fundë edhe na tradhtuan. Kemi shënuar në këto vite zenitin e rënies të qenurit shqiptar me plisë. E, megjithatë, bëjmë gjumë të rehatshëm, ndërgjegjën e kemi të qetë e të pastër, nuk e njohim fare ndjenjën e përgjegjësisë dhe ndodh, madje, që edhe i thurim këngë e hihme zagarëve të politikës sonë të urtë, servile e puthadore që jep rrezulltate kolosale e banale!!!

Në Mitovicë u ndërtua një tempull i errët serb! Para kompleksit universitar po mbrohet kisha e re ortodokse serbe në Prishtinës. Të gjitha këto për të ringjallur mitologjinë mesjetare serbe, duke përdhosur poshtërisht simbolet kombëtare dhe fyhet dinjiteti i shqiptarëve… O Perëndi deri kur…! Pse jemi të till!

Dikush mund të thotë, natyrisht, se të gjithë e dimë, e ndiejmë, e shohim se kështu nuk bën, mirpo ja, kaq janë mundësit e trurit tonë, kurse, nga ana tjetër, mund të shtojë me të drejtë ky oponent, askush ose pothuajse askush nga pushtetarët nuk po tregon se çka dhe si më tutje??? Dihet se kusht i domosdoshëm për sherimin e sëmundjes është diagnoza e sakt e saj. Pastaj vjen terapia, që është shumë herë një proces i gjatë dhe i mundimshëm. Formula të gatëshme për dalje nga kriza e thellë nuk ka dhe kjo, tekefundit, nuk është punë e një apo disa individëve, që kanë qëndrim kritik ndaj LDK-ës e PDK-ës. Në ditët e fundit, pas bisedimeve të fshehta e tinzare me serbinë, janë shfaqur disa INTELEKTUAL atdhetar për ta lëkundur sadopak detin e vdekur të realitetit politik të kosovalive, por me kot. Këto ide dështuan, sepse u injoruan mu nga ata që e quajnë veten Hashim e Mustafa “përfaqësues legjitim të popullit” dhe që kanë marrë përsipër ta sëndërtojnë vullnetin politik të tyre dhe antikombëtar.

Ditëve të fundit na ka rënë të lexojmë në shtyp e facebook shkrime, komente dhe apele publike drejtuar krerëve dhe bandave të PDK-ës e LDK-ës, në të cilën ftohen ata, duke i apostrofuar (disa prej tyre) edhe me emër e mbiemër, që të largohen nga pushteti e politika, duke mos u munduar të na nxjerrë si e vetme, nga kjo gjendje kaq e mjerë, kaq fatale, kaq e pashpresë, kaq poshtëruese dhe kaq tragjike në të cilën na sollën.

Ky është një zë i thjeshtë, i sinqertë, konstruktiv e qëllimmirë, por gjithsesi edhe dramatik, që vjenë nga poshtë, nga Gjakova, nga një qytetar i saj. Zëra të tillë ka pasur edhe më parë dhe do të ketë gjithnjë e më shumë në të ardhmen.

Unë ju drejtohem juve, zotri të qeverisë, duke i bërë thirrje ndërgjegjës suaj (nëse keni?), që atdheu im është edhe i juaji, që të bëni diçka të ngutëshme dhe energjike, për të ndaluar këtë tradhti kombëtare. Kur atdheu ju thërret për ndihmë, asnjë arsye shtetërore, asnjë konventë, asnjë shkak tjetër, asnjë moral nuk mund të justifikojë tradhtinë tuaj.

Le të shpresojmë sese nuk do të bien në veshët tuaj të shurdhër...



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora