E marte, 23.04.2024, 07:30 AM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Libër i ri nga poeti dhe prifti i rebeluar Nokë Sinishtaj

E merkure, 14.12.2016, 09:28 PM


« CUI  BONO »  LIBRI I RADHËS NGA  POETI DHE PRIFTI I RREBELUAR NOKË SINISHTAJ

(Autori, O, pasha zotin, pa derdhë djersë të kuqe si gjaku, se meriton bukën as hoxha as frati)

Nga Dedë Preqi

Është ky libri i radhës nga poeti malësor i Grudës së malësisë, i cili përveq tjerash shfaq edhe jetën e tij si frat në shërbimin kishtar, duke u rrebeluar dhe treguar sjelljet e priftave me moral të dobët, që nuk i takojnë rregullorës dhe as shërbimëve kishtare. Misionin e fratit, apo misionin pastoral e filloi në vitin 1971, në famullinë e Traboinit, i cili e muar kishën pa asnjë lek dhe rënditje  nga paraardhësi i tij, që kishte shërbyer dy çerek shekuj me radhë, duke ndjekur ëndjët e jetës dhe u pasuruar vetëm për vete. Dhe në librin e tij thotë ; Është mëkat para Zotit, të pasurohesh me djersën e popullit, i cili vetëm dy herë gjatë shërbimit kishtar ka kërkuar lëmoshë në kishë, të parën herë për një varfnjak të skajshëm dhe të dytën herë për dy studenta, që kishin nevojë të studionin.

Zotëri Sinishtaj, edhe pse e veshi zhgunin e fratit dhe iu përkushtua kishës, ky njeri nuk u pajtua me sjelljet e priftave dhe çuditej me mënyrën e shërbimit të tyre, dhe thotë në librin e tij se, shumica e klerikëve katolik, por edhe musliman shqiptarë, veqenarisht jashtë atdheut, nuk besojnë në Zotin, por besimin e tyre e kanë këthyer duke u shërbyer xhepave të vet, duke ndjekë luksin dhe modelet më të përsosura të gjërave, prandaj, rroli i fesë në këtë mënyrë e humb prestigjin  e vet sipas ligjeve fetare . Dhe deklaron se : Celibati (mos martesa) nuk është Ungjill, është vetëm një e keqe morale, një tumor në shpirt të masave klerikale, jo vetëm për priftat, por edhe për murgeshat.

Pastaj, shton z.Sinishtaj, se priftat, në jetën e tillë të ç’frenuar, ata janë edhe kundra zotit, sepse ata duke ndjekur luksin e tyre dhe duke u pasuruar me djersën e popullit, ata bëhën edhe dembela, të cilët fare pak e dojnë punën, ata kthehen edhe në pijaneca, në kurvarë dhe shumica e tyre jetojnë me nga një dashnore, apo shumë të tjera dhe ka prej tyre që kthehen edhe në hemoseksual e pedofila, që sjelljet e tilla nuk i lejon kisha  dhe as feja krishtere. Atëherë, thotë prifti i rrebeluar z.Sinishtaj, edhe pse njerëzit do të më gjykojnë ashpër se pse i flas këto fjalë, por më mirë është me shpalue këto të këqia se me i mbulue.

Kisha, siq thotë autori në këtë libër, ka pasë dhe do të ketë prifta të devotshëm dhe të përkushtuar për fe dhe atdhe, por nëse i përkushtohemi dhe bëhëmi shërbëtorë të Lterit, duhet të jemi të plot ndërgjegjëshëm, me ç’rast kjo gjë po i mungon sot kishës. Dhe shton autori, sot kemi në botë plot kisha, xhamia e teqe, sinagoga e kapelica, dhe shërbëtorët e tyre vjedhin e lypin pa ia ndarë te vorfnjakët dhe populli, vetëm se duan me lanë emër të madh në karierën e tyre, duke ndërtuar tempuj të ndryshëm, por më shumë duke shpërdoruar mundin dhe djersën e popullit.

Prifti malësor, i cili kishte një edukatë të shëndoshë kishtare dhe malsore, të cilën e ruajti me dinjitet, por nuk e durojë një shërbesë me ligje antinatyrore, i cili nuk e dëshiron ta jetojë një jetë të ndrydhur e të shtrydhur si limoni,  i hoqi « lidhësat e fratit » dhe duke jetuar një jetë civile. Dhe pas lirimit nga priftërimi, z. Nokë Sinishtaj, u martue dhe kunorizue, me  vetë lejen e Papa Gjon Pali VI-të. Prandaj, z. Sinishtaj, nuk është fare kritik ndaj Zotit dhe religjionit, por ky është shumë kritik ndaj klerikëve, të cilët mbi lëkurë e mbajnë petkun fetar, ndërsa nën lëkurë  mbajnë dreqnitë e tyre dhe ndërgjegjën e ndyer, të cilët nuk durohen dhe të bëjnë të rrebelohesh ndaj tyre. Ndoka nuk është i pari dhe as i fundit prift që kritikon këto sjellje dhe të meta nga kisha, i cili e justifikon vetëvetën për ndryshimin dhe plotësimin e këtyre ligjeve fetare.

Autori Sinishtaj, është një vështrues dhe kritikues i vëmendshëm edhe i feve tjera, që shumë fenomene e shqetësojnë dhe thotë se, « kompetent për të bërë një kritikë të tillë dhe me vend, janë vetëm ata të cilët gjenden brenda torishtës fetare ».

Dhe si vrojtues i kujdesshëm i zhvillimëve në botë autori thotë, krimet që bëhën në emër të feve, janë shumë krime të rënda, të cilat nuk falen, sepse duke vra gra, fëmijë dhe njerëz të pa fajshëm nuk është e shkrueme në Kur-han dhe as në Bibël, prandaj, feja duhet të luaj rrolin e formimit, edukimit dhe kulturës së njeriut, jo rrolin e ekzekutimëve dhe përbuzjes njerëzore.

Dhe në këtë mënyrë autori i shumë veprave letrare z. Nokë Sinishtaj, nuk dëshiroi që ta ç’fajësojë vetëvetën, pse një ditë ishte me petkun e një prifti dhe sot është i martuar dhe ka dy fëmijë, por e vërteta nuk e lejon me heshtë, dhe përmes këtij libri, si një malësor i arsimuar dhe i edukuar në jetën e vet përjetojë intriga dhe shkelje të ligjeve fetare nga komuniteti meshtar, të cilat nuk mundi ti durojë, apo ti mëshehi, duke u mos pajtuar me këtë realitet të këtij lloji, që manipulohen dhe instrumentalizohen nga luksi i jetës,  dhe për atë i kam shtue këta rreshta që të përmirësohen, sepse nuk e dimë se kujna po i shërbejnë këta njerëz.

Prandaj, libri më ri i Nokë Sinishtaj, i ashtuquajtur « CUI BONO » e ka domethënjën e vet në formën e një aforizmi, që do të thotë, kujna  i duhesh, apo për ta zbutur më mirë këtë fjalë, mund të thuhet edhe kujna po i shërbyen si njeri… Poeti Sinishtaj përmes këtij libri dëshiroi që t’ua kthejë borgjin edhe malësorëve të vendit, të cilët e deshtën dhe e ndihmuan në momentet dhe episodet e vështira të jetës së tij meshtare. Këto detaje dhe të tjera të ngjajshme janë në shërbim si ideale qëndrore të autorit, prej të cilave asnjëherë nuk ka hequr dorë dhe as ka pushuar së besuari në një Zot.

Më në fund është edhe manir i autorit, gjë që e kemi shkruar edhe më parë, i cili ka grumbulluar lëndë dhe materje të bollshme pa ndonjë rigorozitet dhe seleksionim, duke u mbështetur në fakte dhe në arsye, pak e shumë nga një konstrukt i tillë i religjioneve thuaja se vuajnë rrëfimet e përsonazheve, duke pasur për qëllim të tregojnë rrugën e drejtë dhe rrugën e motivuar nga besimi dhe bindja se, njerëzit që janë në shërbim të zotit, ti shëbejnë pa hile dhe pa lukse, në të kundërtën njerëzit e tillë « CUI BONO », kujna po i duhen ?...



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora