Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: Pse nuk lexohet Garashanini, Çubriloviqi, Andriqi nëper xhamia?

| E merkure, 14.12.2016, 08:58 PM |


  Ilija Garashanin  - Vaso Çubriloviq  - Ivo Andriq

Pse nuk lexohet Garashanini, Çubriloviqi, Andriqi nëper xhamia?

Nga Fahri Xharra

Ilia Grashanini ishte funksionar i Strukturave të Brendshme të Serbisë. Personazh i shekullit të XIX (1812-1874), ai u bë figurë kryesore e regjimit konstitucional si edhe ideatori i ithtarëve të zgjerimit të shtetit të Serbisë. Ai mbahet si themeluesi i bazave të politikës serbo-madhe të bashkimit. Garashanini, platformën e tij të sintetizuar e paraqiti në dokumentin sekret të cilin e quajti “Naçertanie”  (1844) që përkthehet Projekt, d.m.th. Plan. Sipas “Naçertanies” së Garashaninit, pjesë e shtetit të madh serb do të ishte edhe Shqipëria Veriore. Për programin e tij, Garashanini parashikoi organizimin e një shërbimi sekret dhe një sistemi të zhvilluar propagandistik. Platforma e Naçertanies, me synimet e saj pushtuese në Ballkan, nënkuptonte edhe shtrirjen në territoret shqiptare. Që atëherë, populli serb, për sllavët, është popull hyjnor dhe popull historik.

Sipas tij: Shqiptarët konsiderohen si mbetje turke në Ballkan.

Vaso Çubriloviç: “Dëbimii shqiptarëve” (1937) Ai që e vazhdoi politikën e “Naçertanies” ishte Vasa Çubriloviçi (1897-1990). Në memorandumin e tij “Iseljavanje Arnauta” (Dëbimi i shqiptarëve), që ai e hartoi për qeverinë e Stojadinoviçit (Milan Stojadinoviç  (Çaçak, Serbi 1888 – Buenos Aires, 1961); jurist dhe ekonomist, kryeministër i Mbretërisë së Jugosllavisë në vitet 1935-1939), ai propozoi metodat, por edhe mënyrat e zgjidhjes së “problemit shqiptar”.  Vaso ose Vasa ka qenë akademik në fushën e Historisë dhe në të ritë e veta ishte një nga organizatorët e atentatit në Sarajevë ndaj trashëgimtarit të fronit austro-hungarez Franc Ferdinandit. Memorandumi i vet flet në mënyrë të detajuar për serbizimin e Kosovës dhe flet pa mëshirë për qeverinë e vet, që s’mundi ta kolonizojë këtë hapësire pas Luftës së Parë Botërore. Memorandumi iu dorëzua më 7 mars 1937 qeverisë së Milan Stojadinoviçit dhe ka deri dëbim fizik të shqiptarëve prej Kosove për në Turqi dhe në Shqipëri. Është pastrimi i parë etnik i detajuar i serbëve. Për këtë citon, nacionalistin tjetër Jovan Cvijiç, që thoshte se: Shqiptarët janë raca më ekspansive në Ballkan, ish-rektorin e Universitetit të Beogradit dhe kryetar i Akademisë Mbretërore Serbe të Shkencave.

Elaborati i Ivo Andriçit i datës 30.01.1939 ishte bërë si “përkujtues” zyrtar për çështjen shqiptare për përdorim të brendshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Jugosllavisë: “Kur të ndahet Shqipëria do të zhduket vend përkrahja për pakicën shqiptare në Kosovë, dhe e cila në situatë të re do të asimilohej më lehtë. Neve do të na takonin edhe 200 000 – 300 000 shqiptarë të tjerë por ata janë të shumicës katolike dhe marrëdhëniet e tyre me Shqiptarët mysliman nuk janë te mira (?) Pastaj shpërngulja e shqiptarëve mysliman për në Turqi do të bëhej nën rrethanat e reja, dhe nuk do të kishte shumë pengesa për pengimin e kësaj shpërnguljeje”.

Dy motive që vazhdimisht rëndojnë mbi ne sipas planeve serbe, marrëdhëniet ndërfetare dhe shpërngulja e shqiptarëve mysliman. Plane, plane, plane e ne nuk vetëdijesohemi!

“Diku pas 40 vjetësh nga shkrimi i memorandumit të Andriçit, ai u bë publik në “?asopisu za suvremenu povijest” të Zagrebit. (1977) Heshtjen për elaboratin e Ivo Andriçit (se serbët ende sot nuk flasin me dëshirë fxh), pas vdekjes së Titos e theu Ibrahim Rugova, si kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës që ishte duke e akuzuar Andriçin për nacionalizëm, pra veprat e tij më nuk mund të mësohen e ligjërohen në shkollat e Kosovës. Sipas tyre (shqiptarët fxh) një nobelist i shpërblyer për vlerat e tija humane bëhet nacionalist serb”

Sikur të lexoheshin në xhami , memorandumet e këtyre treve  për shfarosjen e popullit shqiptar, ne me siguri do të kishim një vetdije më të lartë qytetare ndaj vetvetës.

E kam vetëm si thirrje imamëve të shëndoshë kombëtarisht që ta bejnë hapin e parë historik që publikisht të flasin hiq më shumë  e as më më pak për  rrezikun që në vazhdim i kërcohet shqiptarëve.

Krahas predikimeve fetare , të ipet një pike loti për kombin në zhbërje .

Gjakovë, 11.12.16