Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fritz Radovani: Shkodra thërret - Poshtë Enver Hoxha

| E marte, 13.12.2016, 08:51 PM |


13  DHJETOR  1990

SHKODRA THËRRET: “POSHTË ENVER HOXHA !”

Nga Fritz RADOVANI

13 DHJETORI 1990 ASHT NDER DITËT MA TË SHENUEME TË NJË RILINDJES SË DEMOKRACISË SË RE, NË QYTETIN MARTIR TË SHKODRES...

Rinia Shkodrane zhgulë njëherë e përgjithmonë para Prefekturës së qytetit, një nga figurat ma të urryeme të Historisë së Popullit Shqiptar, diktatorin tiran Enver Hoxha!

Populli i Shkodres Heroike thërret me zanin e zemres: “Poshtë Enver Hoxha!”

Mbas ditës së Ringjalljes së Fesë në Rrëmaji, pikrisht pranë Zallit të gjakosun të Kirit, ku Don Simon Jubani shpartalloi dyertë e ferrit komunist, në muret e Rozafës plakë rane edhe njëherë rrezet e një dielli që kishte perëndue që me 29 nandor 1944... E shtergata e asaj dite të kobëshme kishte ly me Gjakun e Popullit të Shkodres krejtë Veriun...

Male e fusha nuk dalloheshin fare se ishin të mbytuna në lumenjë të skuqun që vlonin per 47 vjet nga plumbat e tradhtarëve t’ Atdheut, vrastarë të pashpirtë e pa burrni...

Pabesia e “yllit kuq partizan” kishte rroposë perdhe edhe Kështjellat shekullore!

Drapen e çekani stalinist vazhdonte me korrë lulen e Rinisë Shqiptare... “Perandorët” e një mbretnije vrastare vazhdonin me mbulue me zallin e Adriatikut gjurmët e qytetnimit Europjan Perëndimor, të skalitun nga universitetet ma të njohuna të Demokracisë!

Ishte vrastari i pashpirtë Enver Hoxha, që per kolltukun e vet vriste me kusht: “Me dijtë vullnetin e fundit të viktimave që betonin bunkerin e robnueme nga sllavokomunistët!”

Edhe skilja Ramiz Alia ishte me pushkë e kazem krah’ e qafë, i ndjekun nga kobra e pashoqe e vendeve të helmatisuna e gjakprishuna Nexhmije Hoxha, vejusha...

Të gjithë Shkodranët i mundonte vetem një mendim që i grryente trunin per 47 vite: “Deri kur ky surrat i këtij qen’ e bir qeni, perballë Prefektures së Shkodres ?!”...

Atë ditë Dhjetori gurt’ e Rozafës shkelqenin ma fort se kurrë!

Rinia Shkodrane po realizonte andrren e sa e sa viktimave të Gjenocidit të tiranit Enver Hoxha, e nder të fundit ishin Djelmët e Vajzat që pak ditë perpara kishin la me Gjakun e Tyne Rinor, piramidat kufitare të Shqipnisë cungueme nga “Europa plakë”.

I madh e i vogel nuk ngopej kur shihte një djalë të rij “mbi koken e Enverit...”

Askush nga “ata” poet... që e vajtuen me 11 Prill 1985, nuk u frymzue nga Rinia ynë!!...

Sesi mu kujtue Poeti Don Ndre Mjedja:

“Oh, zbrit nder ne, mbretnore

Shqipe, edhe ‘j herë, si zbrite

Kur përmbi ball, madhnore

Të Madhit Kastriot’ i shndrite,

Të binden barbart e ri

Per Djelm qi ke Shqipni.”

Melbourne 13 Dhjetor 2016.