E enjte, 25.04.2024, 12:49 PM (GMT+1)

Mendime

Afrim Caka: Përgjegjësia ndaj atdheut

E hene, 12.12.2016, 09:22 PM


VETËDIJA DHE PËRGJEGJËSIA NDAJ ATDHEUT

Nga Afrim Caka

Mbasi etika shqiptare vetëvritet!!!

Sytë tanë janë praktikisht të verbër, ndjeshmëria jonë e mbrendeshme ndaj atdheut është plotësishte errësuar nga të paudhët. Në këto situate ne kemi nevojë për dikë që të na udhëheqë. E gjithë jeta e jonë është udhëhequr prej të tjerëve. Ky transmetim i sajuar i errësirës vijon prej shekujve, nga brezi në brez; çdo sëmundje trashëgohet nga brezi në brez. Të gjithë tradhtarët e brezave të rinj e të vjetër janë një përseritje, sjelljeve të tyre prodhuese, një pasqyrim, një hije e brezave të maparshëm, pa asnjë origjinalitet…

Ende pa u fashitur zhurma turke për ta ndërruar historinë, një murmurim hijenash të pafundme dhe më njërin gishtë të ngritur përpjetë në ndërim të fantazmës turke apo arabe zotëron kudo. Kjo vjen, me sa duket, ngaqë, si rrëfimi historik, si ai mitik, vuajnë mos kryerja e detyrave ndaj atëdheut. E veçanta e moskryerjes së detyrave është se ajo, vetëm është e pandreqshme, por nuk mund të jetë veçse e tillë. Me fjalë të tjera, ndreçja, moskryerja në këtë rast do të bien ndesh me arsyen e të qenit atdhetar.

Sa gjëra kanë ndryshuar në botën shqiptare të edukimit se ky (edukim) është arma më e fuqishme që mund të përdoret për ta ndryshuar e çoroditur modelin shqiptar. Por kjo është çoroditje, kështu nuk duhet të ndodh, sepse “shoqëria” - është e përbërë prej individëve. Ka njerëz të veçantë, këto veti negative shoqëria nuk i ka. Shoqëria nuk ka shpirt, prandaj në të nuk kemi se çfarë të ndryshosh asgjë. Ne duhet të ndryshojmë brendin e njeriut shqiptar, sado i vogël na duket ai në sfondin e shoqërisë.

Unë kam parandjenjën se do të vijë një ditë e tillë kur te ne do të shfaqet shoqëria e harmonishme e hoxhallarëve, të cilët do të jenë shumë më atdhetar e më të mirë, sesa të gjitha këto përfytyrime çoroditëse, të cilët ata e kanë ngritur gjatë tetëmbëdhjetë viteve në liri. Atëherë i “shenjti” pushon së qeni shenjt, sepse të gjithë rrotull tij do të jenë besimtarë të shenjtë. Dhe atëherë ky është kuptimi për t’u bërë i besimtarë i devotshëm dhe i shenjtë!

Realiteti do të jetë shumë më i bukur e më domethënës për shoqërinë shqiptare…!

Gjatë këtyre viteve, islami politik shpërtheu, gjithashtu, caqet e tyre të mbyllura të specializimit n medrese dhe teorik në univestitet arabe, duke botuar referate e ligjerime mbi islamin politik. Si gjithmonë elita qëndronë si empirë ndaj këtij fenomeni antikombëtar. Për sa kohë që zbatohen vendim i tillë jemi të sigurt në marrjen e kësaj kulture, që do të na çojë në gjurmët e komplekseve të vjetra të shtypura nga osmanët.

Lufta e fundit na tërhoqi zvarrë. Ndoshta për “jo” habin tonë, ashtu si çdo atdhetar shqiptar, të lodhur nga gjakderdhjet e pa fund. Na tmerroi shovinizmi i intelektualëve të jashtëm e të brendshëm si e Matoshëve, Spahive, Naimëve e Krasniqëve të bardhë e të zi, pashpirtësia e komandantëve të organizatës PRONTO, budallallëku i hoxhallarëve e i politikanëve tanë të shitur, të blerë e të shitblerë.

Shenjat e aktivitetit të ringjallur osman filluan të shfaqet pak kohë para fundit të luftës. Dy muaj muaj më vonë, lufta mbaroi. Për fatin e madhë të familjeve tona, kombi i mbijetoi asaj. Po koha e shqetësimeve nuk kishte mbaruar ende. Fuqit e humbura para një shekulli u përballën me përgjumjen, amullin tonë, të shndërruara prerazi nga suultanët në republic dhe të gozhduara me rregulla të rrepta turko-arabe, sjellje hakmarrëse paqeje na rripnin territore e pasuri.

Ne nuk kemi nevojë për ndërgjegjen e armiqëve të brendshëm...!

Ajo që na duhet është vetëdija, jo ndërgjegja. Shumë shqiptarë na janë bërë me ka dy e tri fytyra injorantësh. Ne duhet të mësojmë gjëra se çfarë është e tradhtia dhe çfarë është e gabuar dhe e drejtë; ne duhet filluar t’i mësojmë fëmijët se çështë atdheu para se të bëhen të vetdijshëm, madje, edhe nëse fëmija vendosë vetë duhet të dijë se çfarë është atdheu dhe si duhet të sillet rrethë tij. Gjithsesi nuk duhet të sillet në bazë urdhërave të armiqëve fetar.

Fëmijët tanë nuk kanë nevojë për ndërgjegjen por për vetëdije. Ndërgjegjaja tek fëmija është zavëndësim i rremë i vetëdijës. Është tinzare, menyra se si i edukojmë fëmijët  nëpër medrese e xhami është jo normale dhe antikombëtare, është një llojë dhune kundër lirisë dhe atdheut. Ja pse shumë fëmijë si në Maqedoni, Shqipëri e Dardani jetojnë pa asnjë vetëdije, i kanë dhënë lodra të rreme dhe mbulesa e ferexhe me të cilat mund të “argëtohen”. E kalojnë tërë jetën duke menduar se atyre nuk u duhet tjetër gjë përveç librave të “shenjtë” e rroba beduinësh për të jetuar mirë, e gjithë jetë e tyre mbështetët mbi mendimin që do të shpërblehen nëse ndjekin ndërgjën e rremë dhe se do të ndëshkohen nëse nuk i ndjekin mësimet të errësirës.

Kur islami politik dhe politika ditore do ta lënë këtë absurditet absulut për të mos çorjentuar fëmijët me një kultur arabe, por të lihen të qetë dhe të ndihmohen që të zhvillojnë vetëdijën e tyre, do të lind një brez i shëndosh. Në këtë menyrë do të ndihmojmë fëmijët të jenë më intelegjent, më atdhetar e të devotshëm. Ne njohim raste në fushën e tyre mendore në të cilat situate analoge si kjo që sapo pëmendem e prodhojnë rezultatet të ngjashme. I tillë është rasti i fëmijëve (shih foton, në një shkollë fillore në Daradani) të cilët i detyrojnë të vishen me kostume beduinesh e shami. Kjo gjëndje është saktësisht e njejtë kur shkon përtej mendje shqiptare!

Askush nuk e zgjedh të keqen me vetëdije. Është mungesa e ndërgjegjës, errësira brenda tyre, që e zgjedhin të keqen. Është e domosdoshme të kuptohen disa gjëra themelore mbi islamin politik.

Ky “revulucion” është pjellë e turmës, e një fenomeni jo të shëndosh njerëzish. Ky lloj “revulucioni” - është luftë për të pushtuar çdo xhami, një klasë hoxhallarësh, e cila ndodhet në të rrëzohet nga klasa tjetër hoxhallarësh të ardhur nga turqia e Arabia, saqë tani kjo klasë nuk i “friksohet më as vdekjes”. Asimilimi mendor është në këtë mënyrë përfshirja e modeleve kulturore dhe e sjelljeve, modele që nuk janë gjë tjetër veçse i tërë spektri i veprimeve për përseritje aktive deri në vetëfljim e çkombëtarizim...

Ky lloj pushtimi është lufta në mes me të moderuarve dhe të çoroditurvë.



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora