E premte, 29.03.2024, 08:08 AM (GMT)

Mendime

Fazli Maloku: Përderisa të ekzistojnë pushtuesit dhe çlirimtarët, do të ketë edhe luftëra

E hene, 12.12.2016, 09:00 PM


Për derisa të ekzistojnë pushtuesit dhe çlirimtarët, do të ketë edhe luftëra

(Vështrim rreth shkrimit: A ka Kosova fare dell burri që lejon Mitrovicën me u nda ne muri, autor: Dedë Preqi, botuar te Zemra Shqiptare)

Nga Fazli Maloku

Z. Preqi, në shkrimin tuaj hetohet brenga e juaj e sinqert për gjendjen e palakmueshme ku ndodhet Kosova aktualisht. Dhe kjo është e dhëmbshme për çdo shqiptar. Ju shpreheni "... por nuk mundesh të mbetësh indiferent ndaj asaj që të dhembë dhe të prek në shpirt dhe nuk të lë fare të qetë... Me shumë sinqeritet ju shprehni dhembjën e juaj, për këtë gjendje që e ka pllakos Kosovën, por fatkeqësisht nuk e kemi një gjendje të kënaqshme në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët! Do të përpiqem t'ua shprehi bindjen time për disa gjëra. Zakonisht thuhet se "faji është jetim". Ndoshta! Por, tek ne shqiptarët faji i madh është tek ne.

Serbët e Kosovës siq bën edhe Beogradi, nuk e njohin Shtetin e Kosovës, dhe kjo për mua është fare e kuptueshme. Por, fatkeqësisht, Shtetin e Kosovës nuk e njohin edhe një pjesë e konsiderueshme e shiptarëve! Ndryshe, po ta pranosh se ke bër shtet, duhet ti dalësh zot. Kushtetuta e çdo shteti dhe ligjet e saj, janë të obligueshme e jo të dëshirueshme për çdo qytetar të saj. Secili që i shkel këto duhet ndëshkuar e jo vajtuar. Qeveria e Isa Mustafës, edhe kur shkilet me të dyja këmbët Kushtetuta e Kosovës, qoftë nga serbët e Kosovës apo nga zyrtarë të Qeverisë së Beogradit, nuk reagon me forcën e ligjit por, vajton në Bruksel!!

Të sqarohemi. Strukturat paralele: Gjykatat, policia, formacionet ushtarake  e të sigurisë, në dukje si civilë e të parëndësishëm fare, u krijuan me vendime të Beogradit si dhe me "bekimin" e Brukselit duke u pranuar në heshtje edhe nga pushtetarët vasalë, shqipfolës të Republikës së Kosovës, qoftë kjo nga mosdija, neglizhenca apo interesi (ruajtja e posteve-kolluqeve të buta). Po të reagonin ashpër shqiptarët, duke i përfshirë të gjitha strukturat por, edhe vetë qytetarët në drejtim të shteteve vendimarrëse-Brukselit si dhe ndaj qeverisë së Beogradit, kjo që ndodhi nuk do të ndodhte. Te dy palët: Brukseli dhe Beogradi, donin ta matnin pulsin e shqiptarëve e tek pastaj të vepronin. Dhe rezultati dihet. Këtë gjykim timin e pranoni edhe ju z. Preqi, në shkrimin t'uaj, me pak dallime.

Shtrohet pyetja: Ku janë mijëra shqiptarë të Veriut të Mitrovicës,  të shpërngulur dhunshëm nga shtëpitë dhe trojet shekullore ?! Dhe kjo ndodhi pas çlirimit të Kosovës! Ata sot janë muhaxhirë në Jugun e Mitrovicës, dhe jetojnë si mos më keq. Të vendosur në Bodrume, garazha e banesa me qira! Është e pakuptueshme heshtja e tyre për gjithë këto vite. Po të protestonin tek lumi ndarës, masovikisht burra e gra me fëmijët e tyre për dore , me kërkesën e vetme: Duam të kthehemi në shtëpitë dhe pronat tona shekullore, nga të cilat ju serbët vendorë por, edhe me "bekimin" e ndërkombëtarëve veqanërisht të "Kvorit" franqez, na përzut dhunshëm, duke na vrarë e djegur me zjarr. Ndryshe do të ishte gjendja sot në MItrovicë.

z. Preqi, nuk mund të pajtohem me konstatimin t'uaj, citoj: " ...tani jemi të varur vetëm çka ndërmerr "për hatër të zotit"Bashkësia Ndërkombëtare dhe ne duhet të presim me ia bë aminin..." mbaron citati. Apsolutisht jo. Ne nuk duhet të presim që të tjerët të na i kryejnë detyrat tona. Nuk më ka rënë të dëgjoi ndonj diplomat apo politikan ndërkombëtar, që është deklaruar që në Kosovë të mos zbatohet Kushtatuta e Kosovës dhe ligjet e saj. Bile, ata apelojnë për një gjë të tillë. Detyra e parë për ne shqiptarët e Kosovës është që sa më parë të ndërrohet kjo klasë politike antikombëtare, vasale dhe totalisht e papërgjegjshme për të zbatuar Kushtetutën dhe ligjet e saj. Robert Kenedi, në kohën e tij thëriste dhe këshillonte qytetarët amerikanë: "Çdo qytetarë amerikan, i cili nuk mendon dhe vepron, që sa më parë ta ndërrojmë këtë veshje (klasë politike-F M)politike, e cila me programin e saj nuk punon për interesat e popullit dhe shtetit, është po thuaj fajtor i barabart me ta!"

Çfarë mund të presim më shumë nga një kryeministër- Isa Mustafa, injorant, qelbësirë, puthador, i pakurrizor, i cili këto ditë, për ta peruruar një urë në pjesën e Veriut të Mitrovicës, i penguar prej disa çetnikëve serbianë, nuk ka fuqi dhe guxim ta bëj lirimin dhe sigurimin e rrugës kryesore por, të pushtuar nga frika, e gjithë e skorta e tijë, hyjnë rrugëve malore, po thuaj të pakalueshme, duke kaluar edhe këmbë prrojeve me ujë, kështu të lagur nga brenda e jasht arrijnë me shumë vonesë në vendin e paraparë! Hipokrizia e njeriut nuk ka skaj. Pas gjithë kësaj, "ka fytyrë" të rrej popullin " nuk kemi pasur pengesa dhe ne nuk dëshirojmë ti tregojmë muskujt e as gjoksin"! A do koment kjo?!

z. Preqi, pastaj shkruani:" Ku janë burrecat e Kosovës, që kanë lënë atdheun dhe kanë mësyrë vendet e huaja, duke treguar patriotizmin e tyre nëpër shkretirat e Sirisë...". Mendimi im është se, ky numër i të rinjve shqiptarë të padijshëm apo shpirtshitur që morën këtë rrugë të tradhëtisë, janë viktimë e qeveritërëve të Republikës së Kosovës, gjegjësisht organeve gjegjëse, që e injoruan dhe i lanë hapsirë të nevojshme Ramiqëve dhe hoxhollarëv imamë në krye me BIK-un e Kosovës, të infektonin rininë tonë të shëndetshme më këtë "virus" antikombëtar dhe antinjerëzor. Noshta këta pushtetarë patën edhe interesa të ndryshme pse e lejuan këte.

z. Preqi, Kosova kishte dje, ka sot, dhe do të ket edhe nesër, kurdo që do ta kërkojë interesi i vendit, djemë e vajza që i qesin gjak mbi vetullë çdo pushtuesi, i cili do të marr guxim në çfarëdo mënyre të shkel çdo pëllëmbë të Kosovës. Ky brez i ri që po rritët në liri, nuk do t'ia falë kurrë lirinë dikujt, e as që do të lejojë që dikush t'ia rrezikojë këtë Liri të fituat me aq lumenj gjaku nga brezat. Nuk guxojmë  ta harrojmë porosinë që na jepte i madhi Samiu: " Çdo kush që guxon të na dali në rrugë, për të na penguar në rrugën tonë të shenjt, ta shtyjmë, ta rrëzojmë, ta shkelim dhe të hecim para". Dhe, për derisa do të ket pushtues dhe çlirimtarë, luftërat nuk do pushojnë.

Dipçlomacia e cila nuk e ka edhe forcën prapa është vërtetuar katërcipërisht që do të dështojë. Të mos harrojmë. Sot, Serbia si gjithëherë deri tani,  vepron në Kosovë por, shikimin e ka gjithmonë kah Durrësi.

Me respekt: Fazli Maloku, Prishtinë

Por, me gjithë dobësitë tona të pafalshme, në të gjitha trojet etnike shqiptare, prap se prap, shqiptarët janë më të fort se kurrë më parë.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora