E enjte, 28.03.2024, 11:37 PM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Thashë

E shtune, 10.12.2016, 04:29 PM


THASHË

NGA KALOSH ÇELIKU

E kam thënë, herët në shkrimet e mia artistike e publicistike që në kohën e PPD -ës me librin Trumbetat e Tellallit (1992) dhe Kali i Torojës nëpër Bit - Pazar (1994). Vite më vonë, Kur bërtet “Vojvoda” e thërret Partia (2008). Gjatë kohës në “pushtet” të BDI -së, edhe me librat publicistik: Xhadia (2011), Rrufjani (2012) dhe Lavdi “heronjëve” të Xhadisë (2015). Fundekrye, si lexuesë besnik e keni zhvillimin politik shqiptar gjatë këtyre viteve “demokratike”, nëpër librari, në shtëpi e bibliotekë. Gjithë ecjen e politikës shqiptare me “pushtet” e pa pushtet, në IRJ të Maqedonisë.

Politikanët, nëse nuk lexojnë libra, turren pas “pushtetit” dhe pasurisë, Populli, megjithatë ende lexon libra dhe e kalon edhe Natën, edhe Ditën mbi libra. Moti kohë, e kam thënë edhe këtë nëpër shkrimet e mia publicistike, se: Populli Shqiptar, është mbi nivelin e politikanëve  shqiptar. Veprim politik, të cilin e ka dëshmuar pas lufte në Kosovë (1999), edhe në IRJ të Maqedonisë (2001). Dëshmi, që koha i ka rënë vulë në Shqipëri, Kosovë, IRJ të Maqedonisë e Mal të Zi.

Imzot, a nuk e shihni, se: gjatë gjithë këtyre viteve partitë tona politike shqiptare bëjnë luftë për “pushtet” pa Shtet, dhe jo për zgjidhjen e Çështjes Shqiptare. Vit për vit na pjellin nga një viç të palëpi politik në grazhd me “besë” e pa besë, edhe na i lënë kopila pas dere. Edhe kush, janë kryetarë me “Besë”: funksionerët e tyre me poste politike: ministër, Zv/ ministër, deputet, drejtor, zv/ drejtor e plot poste të tjera partiake. E dalldisin Popullin Shqiptar, që është mbi nivelin e tyre politik, e thirrin për çdo katër vjet për të hedhur vota si gjoja popull i nënkryem në kutitë zgjedhore, që të vijnë në “pushtet burrat e majdanit me fe e besë për atdhe”?!.

Përmekeq, herë pas here kur kam kohë i përcjell edhe debatet e tyre para kamerave televizive. Faj nuk kam, janë ushqim i shkrimeve dhe librave të mi publicistikë. Shkaku, se: moti kohë nuk e përcjell punën e Parlamentit “maqedonas”, selfiet e tyre në Facebook. Ndoshta, që nga koha e Xhaxhit kuqezi kur e nxorri para deputetëve në Parlament: Flamurin shqiptar me shqiponjën dykernare. Edhe, u tha para kamerave televizive: mos u trembëni se, nuk ju hanë ky flamur! Dhe, të nesërmen, shqiptarët kanë hëngër aq çotek në Gostivar, sa që besoj se, ende nuk e kanë harruar edhe sot e kësaj dite. Ose, të atij deputetit maqedonas “vrapçeto”. Fatkeqsisht, partitë politike shqiptare merren me njëri - tjetrin si kundërshtar politik për “pushtet”. E kurrë me problemin kancerioz politik të shtetit të “përbashkët”, që falë tyre gjatë këtyre viteve u ka rënë mbi kokë si tokmak vathe. Kohë, kur në skenën politike paraqiten parti të “reja politike shqiptare”. Pjella mushka të partive të vjetra politike shqiptare me kalorës të arratisur po të këtyre partive politike, që i pollën ku ta dimë ne me cilin mëzat të tredhur Katundi dhe i rritën në këto troje shqiptare: ministra, deputetë e drejtorë e partizanë të tjerë politik, që i rriti Lopa e tyre e Katundit, u dha gji, poste politike: ministra, deputetë, drejtorë, zv, drejtor... Shembull konkret: Deputetin historik të PPD -ës, që gjatë sistemit komunist u shpërblye për merita të “vëllazërim - bashkimit” me postin e drejtorit të një shkolle të mesme, e sot hiqet pa marre si “analistë” politik para kamerave televizive. “Deputetit”, që si anëtar komisioni nga Parlamenti, ende nuk e zgjidhi Rastin e Bit - Pazarit. Edhe, sot pavetëdije thotë se: Nëna e tyre paska qenë kurvë politike.

Nateditë flasin e shkruajnë marrëzira: Njëri më i zëshmi flet jerm: “O e rrënojmë enverizmin o e vazhdojmë fatkeqësinë. Unë jam shumë i bindur. Shqiptarët e Maqedonisë nuk janë më të verbër dhe nuk janë më të shurdhër, e dinë saktë se çfarë është duke ndodhur dhe e dinë saktë se ku është atdheu i tyre.” Ndërhyj unë si autor i këtij shkrimi publicistik me një porosi antologjike të popullit shqiptar: Kadal beg, se ka hendek! Mendoni se, i kemi harruar protestat e juaja “paqësore” me flamuj turko - arab, në mes të Shkupit, që sot t’ua japim votën e popullit shqiptar?! Cili, është atdheu juaj si “politikanë” për Ditën e Nesërme: Turqia, apo Arabia?! Jerm, përsëri vazhdon kandidati i ardhshëm për deputet të cilin duhet ta votojë populli shqiptar. Andaj mos harroni se fitorja e të dielës ka vetëm një numër, thotë deputeti i popullit.

Mirë, unë i përgjigjem si autor i këtij shkrimi publicistik: ti nëse ke fuqi politike popullore, rrënoje titizmin (komunizmin), që të është ulur këmbëkryq me vite para dere! Enverizmin ka kush e rrënon në Shqipëri, burra me aftësi shkencore edhe politike mbi nivelin tënd “arsimor, shkencor e politik”. Ty dhe sojin tënd me poste politike e tituj “shkencor”, nuk u polli enverizmi, por titizmi (sistemi komunist) duke u shëtitur me vende pune nëpër kabinete, biblioteka e gjoja instutucione shqiptare me nga dy - tri vende pune. Kohë kjo, kur sot populli shqiptar nuk e ka as bukën e gojës. Edhe, ju do t’i prini popullit shqiptar për “ndryshime politike”?! Kurrën e kurrës!

Tjetri “politikan”, përgjumshëm shkon edhe më larg si kryetar i një partie politike. Gazetari gjatë gjithë kohës të emisionit e sjell lëmsh me provokime politike gazetareske, e ai asesi të dalë në rrugë: thotë popullit arsyen dhe qëllimet e tyre si parti politike për “ndryshime”. I treti e arrin kulminacionin në politikën “madhore” shqiptare: para kamerave televizive e thirr popullin shqiptar t’ia jap votën demokratike, se: ai, nëse vjen në “pushtet” do të kërkojë postin e zëvendës krymenistrit dhe do ta “ndërrojë himnin e flamurit maqedonas”. Pyes, unë: pse jo të kryeministrit?!

Kopilat tjerë me nënë e pa baba (Tatko), që i polli PPD -ja u dha gji PDSH -ja dhe i rriti BDI -ja me poste politike, si ministra, deputetë, drejtorë e Zv/ drjetorë me lloj - lloj profesionesh partiake e shtetërore: rrufjanë, hoxhallarë e shkrimtarë partiak, sot e ngrejnë zërin për “ndryshime politike”.

E pabesueshme deri më sot, me këto kopila neokomunistë të “vëllazërim - bashkimit, që i pollët ju si parti politike shqiptare e “maqedonase”, dhe vite me radhë i ngatërrohen popullit shqiptar nëpër këmbë. “Patriotë shqiptar me Fe e Atdhe”, të cilët ia latë natën popullit shqiptar lyrekë pas porte, nuk bëhen dot ndryshime politike në shtetin e “përbashkët”, e as nuk zgjidhet Çështja Shqiptare, në Ballkan...



(Vota: 32 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora