E premte, 29.03.2024, 12:05 PM (GMT)

Mendime

Gëzim Llojdia: Qeni i Fidelit në rrugën e Durrësit

E marte, 06.12.2016, 08:56 PM


QENI I FIDELIT  NË RRUGËN E DURRËSIT

Nga Gëzim Llojdia

Aty nga muzgu i viteve ’80 ,fytyra e Tiranës  shquhej  një kryeqendër urbane modeste .Objekti qiellor për ne ishte 15 katëshi. Në rrugëtimin tonë të   përhershëm  nga Instituti në kryeqendër kalonin përpara një ambasade në rrugën e Durrësit. Ambasada ishte një soji bunker. Murre të lartë. Hekur dhe shurdhëri  e madhe. Aty në qoshe të rrugës së Durrësit ambasada kubane ishte shenjë e një shurdhërie të përhershme. Muret e saj nxinin në dimër. Heshtja mbërthyer në hekura. Çdo ditë, që ne shkonim në kryeqendër zbrisnim tek kryqëzimi i udhës dhe shkonim përpara ambasadës të Fidel Kastros. Një pllakë e bukur ku shkruhej ambasada kubane ne gjuhën kubaneze. Netëve kur ktheheshim në institut prisnim autobusët aty pranë ambasadës. Një hije e zezë  mbyllte krejt ndërtesën. Një e lehur qeni vinte nga ambientet brenda rezidencës diplomatike. E lehura  e atij  qeni  ndihej nëpër natë, në atë kryqëzim të rrugës së Durrësit.

Një natë ne ishim tek kafe Flora. Kafe Flora ishte një ndër ambientet e cila kishte fituar emër edhe nga një këngë e ndaluar festivali. Ndër mënd më riavizohej vargu i parë :“Kafe Flora mbushur plotë.....Në të vërtet kjo kafene e vetmja,  që kishte nur  gjithë kohës ishte plotë.

Kur dolëm nga kafe Flora shkuam aty tek stacioni i përhershëm dhe ndjemë sërish të lehurat  qenit kubanez brenda rezidencës. Pyetja që na kishte vënë shpesh në mendime ishte se ajo ambasadë ishte aty formalisht. Kastrua nuk ishte i preferuar nga udhëheqësit komunist të Tiranës. Madje nga vitet ‘64 në Tiranë kishte ardhur  dora vetë Che udhëheqësi i revolucionit kubanë. Che ishte vrarë në nga vendet e Amerikës latine i rrethuar nga ushtria kandisur si mos më keq. Kisha lexuar rrëfimin e një mësueseje vetëm pas viteve ’90 për kohën kur Che u suall nga trupat qeveritarë në atë shkollë dhe më pas u ekzekutua.

Aty nga viti 2008 në qytetin antik Amantia më erdhi nje amerikano kubanez . Ai ishte Dr në arkeologji dhe gjatë një serveri të kryer në këtë qytet sipër maleve të luginës . Në verë atje bënë vapë tmerrësisht. Denisi mbante një bluzë me  një foto të Che –s. E njeh këtë?  e pyetëm . Po është Che. Dr i arkeologjisë më tha se ishte larguar shpejt nga Kuba  atje ishte mjerim i madh .Në Karaibe njerëzia ashtu si në fillim viteve ’90 në Shqipëri flisnin vetëm për bëmat e shkuara të revolucionit. Kandili i Kastros i kishte mbetur vetëm pak  vajgur. Miti i tij në vendin tonë ishte shuar herët. Andej më sa më kujtohet eksportonim vetëm sheqer .Eksporti tjetër ishte pas viteve ’90 bluzat e stampuara me figurën e Che-së. Vetëm ai mund të eksportohej në bluza të zeza. Kur  e kam parë dokumentarin për vrasjen e Che-së dhe pamjen që ishte kandisur në atë farë feje  them se miti i ti,j as lindi pas vrasjes së tij. Libra dhe bluza vërshojnë shumë në vendet që kanë njohur revolucionet dhe kanë njohur diktaturat.Nuk mund të përjashtohej Shqipëria,kur Che e kishte vizituar fshehtas.

Sidoqoftë Che ishte imazhi që mbetej pas një revolucioni të mbetur me shumë plagë, kanë vite që dhembin. Edhe shfaqja e kujtimeve në medien shqiptare për ardhjen në kryeqendrën shqiptare të Che-së më kujtonte atë vend të mbyllur, të strukur atë ambasadë fortesë në rrugën e Durrësit ku shkruhej ambasada kubaneze. Asnjëherë nuk arritëm të shikojmë fytyrat e diplomatëve të atij vendi kubanez . Ashtu si shteti i mbyllur atje në Karaibe pas revolucionit kundër Batistës , në kryeqendrën tonë në rrugën e Durrësit ndër vite jetoi edhe një ambasadë e një shteti .Ambasada e Kastros, që mbylli dyert në vitet ’90. Atje në rrugine Durrësit ,ambasada e Kastros nuk jeton më. Nëpër natë nuk dëgjohet më  lehura e atij qeni të huaj. Nuk ngordhi qeni. Iku ambasada e shtetit të Karaibeve. I vetmi  kujtim i largët, që ka mbetur është imazhi i asaj ambasade shurdhërie. Bluzat,librat  apo çakmakët me figurën e Chesë. Eksportohen në këtë vend. Dikur na ëmbëlsonin me sheqer kubanez të prodhuar nga kallam sheqeri i Karaibeve . Sot eksportojmë vetëm bluza, çakmak, libra  me të gjitha figura të Che-së. Çfarë mund të bëjë Che ? Asgjë . Llagëmi i ftohtë ku u kallë  pas dyzet vitesh e ka tretur gjithçka. Tashmë ka mbetur vetëm balta e ftohtë. Ajo shtrojerë tashmë ka hapur gojën. Pretë Kastron. I fundit nga revolucionarët e shekullit të njëzetë .

Shokët e tij kanë vite që e kanë ngrënë çairin.  Pas kësaj, çfarë do të bëhet në ishull ?

Vetëm Zoti e di se ç’udhë ka  . Ndërsa tek ne nëpër tregje do të shiten figura të Ches. Ndërsa atje tek rruga e Durrësit nuk ka më asnjë gjurmë .Ikin kohët. Gjurmë shumë pak.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora