E premte, 29.03.2024, 07:05 AM (GMT)

Mendime

Lush Palokaj: Al Kaeda enveriste e sistemit komunist

E marte, 06.12.2016, 07:59 PM


AL QAEDA ENVERISTE E SISTEMIT KOMUNIST

Nga Lush Palokaj

Partia komuniste nuk ka sunduar vetëm në Shqiperi por në të gjitha shtetet reth e perçark saj, e edhe më larg. E filloi Lenini me Revolucianin e tetorit në Rusi me 1917, u perhap edhe në Çekosllovaki, në Gjermaninë e atehershme lindore, në Poloni, Hungari, Rumani dhe Jugosllavi dhe me 1950 në Kinë por maja, tharmi i saj zu rrenjë në shtetin amë në Nentor të vitit 1944 një lloj komunizmi kalifatist  - i gjasonte bombës atomike në Hiroshimë materje kimike që shkatrroj çdo gjë mbi tokë. Aty filloj martirizimi më tragjik që njeh historia e popullit shqiptarë, bombë hidrogjenike me e zezë se atomikja ku qenja njerëzore me ndjenja shtazarake gjasonte në materje kimike dhe shkatrron çdo gjë të vlefshme, e ngjajshme me sektin vehabiste për të rrenuar historinë e mëparshme dhe çdo gjë te filloj me ta. Masakra të tilla  dhe regjim më të egër nuk ka pasë në asnjë shtet tjetër komunist.

Kronologjia e ngjarjeve të kujtimeve të At Zef Pllumit në veprën e tij "Rrno Vetem për me Tregue",deshmitar i atyre ngjarjëve, të rrenqethet trupi, zemrën e kaplon paraliza. "Nuk dihet të kete kenë kurrë aq i pangishëm me gjak e mizori as edhe ndonjë pushtet i huaj që domonoi vendin tonë, sa ishin e vazhdojnë të jenë ata bijë të vertetë bastardhë të mallkuem, që të ndihmuem nga të huejtë moralisht e materjalisht dhe nga pandergjegjeshmenija e një pjese të pandergjegjeshëm të nacionalizmit shqiptar që morën fatët e Atdheut në dorë mbas Luftës së Dytë Botnore"- thoshte Kol Bib Mirakaj në kujtimët e tij në veprën "Vetvrasja e një Kombi"edhe ky dëshmitar dhe mesues në atë kohë. Sipas disa shenimeve deri në tridhjetmijë burra e të rinjë - yndyra e kombit jane pushkatuar e kanë vdekur nepër burgje dhe nga torturat në ato kampët e perqendrimit. Ai i cili i lexon këto dy vepra shumë veshtirë e mundshme pa e shfry mllefin me disa rreshta ndaj ketyre masakrave të pakapshme per mendjën njerzore me anë të artit të letersise. Thjeshtë kasaphane në Shqiperi nga ana e bolshevikeve sidomos ndaj klerit katolik vetëm për ideologjinë e proletariatit kurse ndjenja kombetare krej e harruar por jo në shtetët tjera që e kanë pasë të njejtin sistem." Ne Kuvendin Françeskan, ku jetojshëm zotnonte parandjënja se me atë çast Oksidenti po largohej prej nesh me nji hap shumshekullor, se kundra katolicizmit në Shqipni do të fillonte nji luftë, e cila, me gjasë do të vente në rrezik vetë ekzistencën e elementit katolik në Shqiperi. Për klerin katolik nuk qe gja e papritun, madje mund të thomi se ishte e parapame. Shumë vjet përpara kishin fillue pergaditjët e të rinjëve me lekcione e konferenca për të perballue nji salvim aq mizorë sa mund të na kushtonte edhe jetën..., o Zot, në kjoftë e mundun largoje ketë kelk prej meje "- ishin lutjët e mengjesit të At Mati Prendushit. Flamujt e shumtë tringjyrësh jugosllav valviteshin në çdo rrugë, në çdo ndertesë shtetnore e në çdo shtepi - e kush ishte sundimtar i Shqiperise? Pergjigjen e jepte" trobojnica". Kendohej hymni hej slloveni josh ste zhivi. Ide druzhe Tito preko Albanie, rasti më i miri që Serbia t'i realizoj planët e veta të akademisë se shkencave serbe në vitet e mëvonshme për t'i zhdukur shqiptarët i ndihmuar nga ky katil për ideologjine e tij ndytë. Vetëm në kumbonarën e kishës valvitej flamuri kuq e zi e askund tjetër. A thua këta meritojnë të pushkatohën? Jo, kurrsesi, por nuk ka kush e ndal sektin fetar vehabist të proletariatite të bolshevizmit, Enver Hoxhen me Milladin Popoviqin e Dushan Mugoshën në krye.

Viti 1945 i kobshëm për françskanët bijtë me të medhënjë që ka dhënë kombi. "Erdh lajmi së e kishin zanë Dom Lazër Shantojën të srehuem të Dom Ndre Zadeja në Sheldi. Dom Ndre Zadejën e pushkatuën për të vetmin faj pse kishte mbajtë në rezidencën famulltarë të Sheldisë kolegun e vet. Të dy ishin shkrimtarë të klerit katolik. Dom Ndre Zadeja kishte studjue n' Austri. Qe ba shumë i dashtun për rininë shkodrane prej dramave të shkrueme me subjekte nga legjenda dhe historia kombëtare. Dom Lazri prift shkodran me nji kulturë të gjanë dhe aftesi të rrallë oratorike, kishte marrë pjesë ne jetën politike të vendit dhe ishte nji ndër redaktorët kryesorë të gazetës opozitare "Ora e Maleve". ...(rrefim i At Zef Pllumit). Valle, q'janë keto bisha që pushkatojne dramaturgin dhe oratorin e artit letrar! Askush tjetër pos Enverit  me shoke dhe:

"Bijtë e Stalinit jemi ne,

që çlirojme botën ane e m'anë,

e do valoje permbi dhe

flamuri i kuq, flamuri partizan"

- ishte kjo kënga e grupëve partizane dhe dikush atje më larg nga françeskanët foli e tha:  aman, sa shumë djelmosha paska pasë ky Stalini në dheun tonë. Dhe ja pra, ky ishte Enveri simboli dhe idoli i kosovareve, i shtetit amë që popullin i solli buzë greminës për një ideal - rrnoftë bolshevizmi, rrnoftë proletariati, poshtë nacionalizmi dhe ndjenja kombetare! Taleban në kuptiomin e plotë te fjalës. Të gjithë komunistët janë vellazer, serbët, rusët dhe kinezët. Edhe rusi e jugosllavi janë vellazer me neve nese është i fesë islame thoshte një hoxhë sa kam qenë refugjatë në Maqedoni.

Me ta ishin jugosllavet dhe ata e dinin se kush janë nacionalistët më te medhenjë te kombit shqipar. Kush tjetër pos klerit katolik në pergjithësi e sidomos françeskanët? Të gjithe duhet zhdukur. Dhe vritet At Gjon Shllaku me tre shokë të tjerë françeskan edhe i terë populli me lot në sy. At Gjoni prkthyes i "Iliades" dhe "Eneides" i cili kishte doktorue në Sorbonë. E ç'te themi per këtë tiran, per këtë farë të ndytë të racës shqiptare. Shtrohet pyetja a janë keto krijesa njerëzore që shuajnë shpirtrat, zemra e të cileve u ka rrahe vetem për atdhe, për ato male e fusha të bukura, për gjuhën e bukur shqipe, për poezinë e prozën shqipe, për dramen shqipe, për elegjine shqipë, për malet e fushat dhe malsorët e mjerë!

Ja çka shkruan Gjin Duka për françeskanët në parathenjën e veprës "Andrra e Pretashit" të Anton Harapit. "Ne Rilindjen e kombit ringjallët Provinçja Françeskane e Shqipnisë. Landa shtatshekullore e të bijvët  të pervujtë t'Azisjanit, aq here e rrexueme, aq here e pertrime, gjithmonë e gjallë ne rrajë, gjethët papritmas, lëshon degë dhe bahët vigane. Gjeçovi, Bardhi, Dodaj, Fishta, Prennushi, Harapi, Gjoka e Palaj janë rremat e parë, nën hije të cilvët Shqipnija blerohët dhe Shqiptari flladitët. Shkodra frtnore bëhët log zanash kombëtare. Kishat e fshatrave të veriut kthehën në mrize herojsh. Malët shkembore të thepisuna e lugina me pyje e qafat, shtigje Spartajesh arbënorë, shendrrohën në roje kufini, në prita e llogore ushtarësh që luftojnë për liri".  Dhe kushtrim i im do të ishte për një protestë gjithëpopullore që eshtrat e këtij katili të nxirren nga varreza e tij për ushqim hijenash shtazën më gjakpirese qe e konsideroj.

Jo vetëm françeskanët që u pushkatuan por edhe çdo shkrim i tyre dhe makinë u morën  dhe  çdo gje u përmbys në Muzeun a At Shtjefën Gjeçovit dhe bibloteka e tyre ishte 10x5 m. me e mira dhe me e pasura me çdo vepër në Shqiperi. Shkrimët e tyre ishin më të vjetrat të shekujve te kaluar dhe sipas mendimit tim ka humbur nje shekull më i çmueshmi dhe më i vlefshmi i gjinive të ndryshme letrare dhe të kulturës dhe historise tonë. Muzeun e At Gjergj Fishtës e shkatrruan duke marrë stilografa e lapsa e çdo gjë tjetër e pos tjerash shka është me e keqja koridori i arkivit ishte i mbushur pëplot me jugosllave dhe ata sigurisht jepshin urdhra që të shkatrrohej çdo shkrim i vlefshëm për popullin tonë: (Kartagjena duhët të shkatrrohet). Qellimisht është heshtur nga shkrimtarë shqiptarë për këta heronje te shkrimeve më të vlefshme te letersisë shqipe që te mos degjohët për ta dhe mundin e tyre për t'i dhënë letersisë shqipe një vleftë qe shkrimët dhe veprat e gjuhës shqipe të jenë të nivelit botrorë në letersi i te gjitha gjinite letrare. Sa mire  e ka titulluar At Zefi veprën tjetër me të rendesishmën  "Histori Kurrë e Shkrueme"dhe qellimisht janë lënë në harresë dhe kurrë kush nuk ka shkruar për ta aq sa e meritojnë duke e vequar Mentor Qukun i cili dhijetë vepra i ka vetem për Ndre Mjeden dhe i ndjeri me kujtohët kur pat thenë së edhe dhjetë te tjera nuk mjaftojnë vetëm për te, por nuk harroj të tregoi se ka pasë një problem tjetër më të madh sepse po shkruajka për një katolik. Kushe di se sa vepra tjra me vleftë nga franceskanët tjerë kishin dalë ne dritë ne letersinë shqipe në të gjitha gjinitë tjera letrare.  A ka më kënaqësi së kur dalin dy drejtime klerikësh, Domenikanët, Mjeda në njerën anë, françeskanët, Fishta në anën tjetër dhe bëjnë garë për një alfabet sa ma të mirë të gjuhës tonë të bukur shqipe në Kongresin e Manastirit me 1908.

Kur hijenat me fytyre njeriu bashk me jugosllav donë t'i shkatrrojnë shkrimet e At Shtjefën Gjeçovit nderhyjnë françeskanët dhe u thonë mos së ato janë shkrimet për Kanunin e Lekë Dukagjinit dhe së është i vrarë nga dora e serbit, prgjigjeja ishte "mire ja paskan bere". I kanë lënë me te meta pa ushqim të mjaftueshem shumica françeskaj sepse këta qenkan armiku me i madh i komunizmit por nga ana tjeter vigaj të kombit shqiptr - duhet të zhdukët nacionalizmi! Një ditë ankohët At Zef Pllumi sepse nuk ndjehej mire dhe ja shka i thote mjeku,  Dr. Pustina gjatë vizitës që ja bëri : "Njeriu është një makinë që punon me karburant. Ju merrni kaq kalori nga buka dhe lëngu. Por ditë për ditë kjo punë kërkon së paku aq kalori sa në bazë të llogarive shkencore, që unë i kam kalkuluar me kujdes, të gjithë këta njerëz brenda një muaji duhej t'i kishin konsumuar të gjitha energjitë e rezevuara në trup. Po të shkonim me kalem në dorë, juve ndoshta duhej t'u ishin konsumuar edhe kockat e jo me dhjami dhe mishi. Ky është një konkluzion shkencor i saktë. Nuk ka doktorr në botë që ma rrezon. Ndersa fakti është që ju skllavet punoni më shumë se çdo kafshë tjetër mbi toke. Cila është ajo force "sopranaturale" që i mban gjallë këto kafshë pune? Ky fakt shkakton të unë një "tronditje shpirtnore". Jam në krizë. Unë shoh kjartë një fuqi mbinatyrore, që i mban gjallë keta njerëz të shendrruar në kafshë ... ketu nuk vlen me asnje shkence" - thoshte Dr. Pustina. Kafshët i torturonin vigajte e kombit sepse me se shumti e donin popullin e vet e pastaj popujt tjerë - të tille janë në Europe shtetët njënacionale. Por kush ishin këta që donin zhdukjen e françeskanëve. Pergjegjigjen e gjejme te At Zef Pllumi në bisede me disa të tjerë.

"Ushtritë ballkanike e thyen turkun me 1913. Ata zaptuan tokat e turkut në Ballkan. Shqipnia shpetoi me mbeshtetjën e Austrisë, Italise e Gjermanisë dhe u shpall pavaresia. Austria insistoi në nji Shqipni të madhe. Rusia iu pergjegj: na nuk duem nji Turki te re në Ballkan, prandaj popullin shqiptarë e ndanë në tri pjesë mbasi ishte musliman dhe perkrahte Turkinë edhe gjate Luftës Ballkanike. Na për këtë Shqipni te 1913 ende nuk kemi fillue me mendue se si me e ba, por perpiqemi vetem për Kosovë e Çameri që të shpallemi perseri vilajet turk. Pse nuk i kërkojmë na shqiptarët që kemi në Turki, ose ata që i kemi në Itali? A janë shqiptarë ata, apo jo? Projekti çamo-kosovar shifët kjartë së asht nji revansh turk e jo politikë shqiptare. Diplomacija europiane i njef ma mire se na maskat. Në kjofshim shqiptarë të vertetë duhet të mendojmë për këta shqiptarët, që janë këtu mbrenda kufijve të 1913 me tri besime e jo për nji Kosovë e Çameri turke që duen të bahen perseri "Vilajet Turk". Ju që flitni kështu a e dini se pse dha dorheqje Faik Bej Konica nga parlamenti i parë shqiptar? Ai muer pjesë ndër seancat e para, pa së nji pjesë e madhe e deputetëve të thirrun aty kishin mendime me u shpallë republike islame. Kur njani prej deputetëve e shtroi këtë projekt, atëhere Faiku u çue e tha: "Merr erë ti ndoca nga politika apo jo? Shqiprinë e bëri Evropa të lirë e jo zotrote, dhe kryesisht e bëri për të krishterët që nuk paten lirinë: me Europën don të luftosh ti si Haxhi Qamili?". Dhe nuk mori kurrma pjesë ne parlament.

Njeherë e kam thënë së trojët tona janë ndarë për shkak të popullatës shumicë islame dhe historinë në terësi e kemi genjeshtër dhe po deshmon françeskani At Zef Pllumi.  Jo vetem ky por edhe Eqrem bej Vlora në veprën e tij, "Kujtime" 1885 - 1925 thot se rebelët e Haxhi Qamilit të cilët e donin BABEN TURK e pushtuan pothajse terë Shqipnin dhe së të krishterët njifeshin si popull i huaj. ... "Naim Frasheri, Faik Konica, Ismail Qemal Beu, Imzot Doçi, At Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi e pak të tjerë si këta e krijuen Shqipninë e jo populli shqiptar. Populli ishte aq injorant sa myslimanet nuk kërkojshin shkeputje nga Turkia, ortodoksët kërkojshin nji bashkim me Greqinë, ndërsa vetem katolikët bajshin plane për nji Shqipni të pamvarun tue u mbeshtetë të Austria e Italia. Kjo asht e verteta historike. Populli ishte ky, intelektual kjenë ata që e banë Shqipninë. Aso kohe Fishta ishte intelektual numer nji. Kurkush nuk mund t'ja kalonte, por tue kenë "Prift katolik" në nji popull musliman, sigurisht që nuk mund të delte në krye. Politika shqiptare kerkonte në krye të shtetit Shqiptar nji musliman si Ismail Qemal Bej Vlora. Ishte mentaliteti i kohës: duhej nji "bej" - thot At Zef Pllumi në veprën e tij "Rrno Vetem për me Tregue".

Një fushatë aq e egër nuk ishte e pa qellimt. Duhej zhdukur Dominikanet e Françeskanet kundershtues kryesor të komunizmit. Asnjë prift pa marrrë parasysh së cilit drejtim i takonte nuk i ka shpetuar vrasjës, torturave dhe denimëve me burg të perjetshem. Vritet At Anton Harapi, françeskani i flakët për atdheun. E keshillojne të ike por: "Kam punue për Shqipni e ballafaqas. Nuk pres shperblim, por as denim nuk ka pse me pret. Bashkatdhetarët e dijnë së kurrë s'i tradhtova. Me ta vuejta, për ta punova, me ta gëzova. Me ta edhe do të vdes. Eshtent e mij në tokën e të parevët të jenë testamendi i em". Atëhere q'eshte kjo urrejtje ndaj ketij patrioti i cili aq shume e dashti atdheun. Kur vritet At Antoni, sikur të vritet e terë Shqiperija, ai qe e njef shpirtin e ketij vigani.

Por pergjigjen e gjejmë të Stalini edhe ky diktator por me një mentalitet tjeter. Enveri sa ka qene duke studjuar në Akademin Ushtarake "Frunze" në Rusi shpesh tokohej me Stalinin dhe ja çka i thot në bisede e siper:  "Ç'po bani ju shokë shqiptarë? Enveri atëhere i tha: Deri tani kemi luftuar kundra dy shtyllave kryesore të reakcionit borgjez në Shqiperi: intelexhencies borgjeze dhe klerit katolik, armiqët më të rrezikshëm të komunizmit. Besojmë që i kemi shpartalluar perfundimisht. Lenini na meson se kundra asaj(fese) nuk duhet marrë masa administrative, por duhet ba nji punë e ngadaltë ideologjike - tha stalini. Ta keni parasysh së shume prifta mund të jenë patriotë të medhaj .... kanë dhimbje e meshirë për të vorfnit, perpiqen me u ndihmue atyne me bamirsi. Sikur t'i luftojmë keta, na luftojmë vendin së populli i adhuron".

Tani ua lë lexuesve të gjykojne për vrasjët dhe torturat shumica prifta - pse ?



(Vota: 8 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora