Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


U2

| E merkure, 18.05.2005, 07:07 PM |


U2: 25-vjet Rock'N Roll

Gjatë viteve '60 - '70 termi U2 ishte i njohur në hapsirën social-politike botërore të luftës së ftohtë me ndodhinë e 1 Majit 1960 kur piloti amerikan Francis Gary Power ishte rrëzuar me aeroplanin e vet U-2 sepse kishte shkelur hapsirën sovjetike për qëllime spiunazhi. E kush e dinte që disa dekada më vonë kjo histori do të harrohej por emri i saj do të hynte për mëse 25-vjet në historinë muzikore të Rock'N Roollit

Ishte Larry Mullen Jr. (i lindur në Artan të Dublinit verior më 31 tetor 1961. Baterist.) në moshën 14-vjeçare, që afishoi një lajmërim në murin e shkollës së mesme Mount Temple në Dublin (Irlandë) 1976, ku kërkonte partnerë në formimin e një bande muzikore me natyrë rock'n roll.

Katër persona ju përgjigjën thirjes së tij : vëllezërit Dick dhe Dave Evans - The Edge (David Howell Evans i lindur në Barking në lindje të Londrës më 8 gusht 1961. Kitarist.) , Paul Hewson - Bono ( Paul Hewson i lindur në Dublin më 10 maj 1960. Këngëtar.) dhe Adam Clayton ( Adam Clayton i lindur në Oxford më 13 mars 1960. Kitar bass.).

Grupi u pakëzua me emrin Feedback. Pas largimit të kitaristit Dick Evans për një tjetër grup, Feedback do të ndryshonin emër për The Hype që mori një sukses të menjëhershëm në vitin 1978 duke fituar konkursin e talenteve të reja në qytetin e Limerick. Vetëm disa minuta përpara konkursit ishte ideja e basistit Adam Clayton që The Hype të ndryshonin përfundimisht emër për U2.

Gjatë viteve '60 - '70 termi U2 ishte i njohur në hapsirën social-politike botërore të luftës së ftohtë me ndodhinë e 1 Majit 1960 kur piloti amerikan Francis Gary Power ishte rrëzuar me aeroplanin e vet U-2 sepse kishte shkelur hapsirën sovjetike për qëllime spiunazhi. E kush e dinte që disa dekada më vonë kjo histori do të harroej por emri i saj do të hynte për mëse 25-vjet në historinë muzikore të Rock'N Roollit.

Në shtator të vitin 1979 është menaxheri i përgjithshëm (edhe sot ) zoti Paul McGuinnes që mer ndër duar drejtimin financiar dhe organizativ të grupit me regjistrimin e diskut të par LP (dymbëdhjetsh në atë kohë) të titulluar U2-3 që përmban tre këngë : "Stories for Boys" , "Boy-Girl" , "Out of Control".

Disku menjëherë njeh sukses në rrethet lokale në Irlandë aq sa në dhjetor U2 për të parën herë prezantohen në Londër ku nënshkruajnë edhe kontratat për dy albumet e tyre të parë BOY (1980) dhe OCTOBER (1981).

Por do të ishte albumi War (1983) kryevepra e tyre e parë që hapi portat e një suksesi të jashtëzakonshëm botëror.

Kënga "Sunday Bloody Sundy" e frymëzuar nga masakra e 30 Janarit 1972 në Derry (Irlandë) ku 13 irlandez të pafajshëm gjetën vdekjen si pasoj e bombardimit të pilotëve anglez, edhe sot ka një kumbim muzikor, literal dhe politik me nota rënqethëse.

Kënga "New Year's Day" poetikisht ngelet një nga himnet humane muzikore që edhe sot ka një freski të jashtzakonshme që e shpunë opinionin kritik drejt konkluzionit : " U2 të frymëzuar muzikalisht dhe të angazhuar politikisht, me një këngëtar-poet ngrohtësisht tërheqës, një kitarist veçanërisht të ndieshëm dhe me rritmin më eksploziv të kohës (bateri-kitar bass) kanë shënuar epokë në historinë e rock-ut aq sa me plot gojë ngelen ikona e vetme dhe grupi më i vlersuar i viteve '80. "

Nën këtë atmosferë kritikale u shfaqën edhe albumet e një pas njëshme që pasuan më tej trevën muzikore : UNDER A BLLOD RED SKY (live 1983) , THE UNFORGETTABLE FIRE (live 1984) , WIDE AWAKE IN AMERICA (live 1985) për të mbëritur më tej tek kryevepra e tyre e dytë muzikore albumi THE JOSHUA TREE (1987) që ka ngelur nga sondazhet e kritikave si një nga albumet më të vlersuara në historin e rock-ut. Ky album është një zbulim i ritmeve prej të cilave ka lindur muzika amerikane dhe në veçanti ajo e rock'n roll-it. Me këngë të tilla që gjithkujt i kanë ngelur në kujtesë si : " With or Withaut You" , "Where the Streets Have no Name" , "I Still Haven't Found What I'm Looking for" . Duke vazhduar në kërkimet e tyre rrënjësore-muzikore njëkohësisht U2 janë vlersuar si rizbulues të vlerave kulturale amerikane. Në këtë atmosferë është ndërtuar edhe albumi RATTLE AND HUM (1988) që evokon figura të tilla si Elvis Presley, Bob Dylan, apo B.B.King.

U2 ngelen grupi më largpamës në show-bisnes dhe në industrinë botrore-muzikore për këtë fakt janë ende në skenë edhe sot.

Në përfundim të viteve '80 Bono pat deklaruar në një nga koncertet e fundit se grupi do të ndryshoj strukturën dhe stilin muzikor në vigjilje të viteve '90. Ashtu ndodhi. Bota po ndryshonte dhe së bashku me të edhe muzika. ACHTUNG BABY (1991) shënon kthesën më të fortë në karierën e tyre.
E kush nuk i njeh balada të tilla si "One" , "So Cruel" , "Love is Blindness" apo ritmet ekstreme të "Zoo Station" , "The fly" , "Mysterious Ways" , "Even Better Than the Real Things" , etj. Djemtë e Dublinit shndërrohen në milionerë dhe zënë vendin e dytë në industrinë Irlandeze.

Albumet e mëtejshme ZOOROPA (1993) dhe POP (1997) janë jo vetëm triumf komercial në fushën e arenave dhe stadiumeve, show koncerteve gjigande të papara asnjëherë më parë në industrinë e muzikës por edhe albume provokativ në të njëjtën kohë.

THE BEST OF 1980-1990 (1998) dhe THE BEST OF 1990-2000 (2002) janë përmbledhjet e kësaj pune mëse njëzet-vjeçare. Ndërkohë që albumi ALL THAT YOU CAN'T LEAVE BEHIND (2001) padyshim shënoi një rikthim të ri novatorues përher të freskët të U2 në origjinën e vërtetë të tyre që është rock'n roll mbas gjithë kësaj kohe eksperimentuese në gjininë pop.

Jam shumë me fat që në 28 Maj 2001 në Center Molson të Montrealit (Kanada) munda për herë të parë në jetën time të shikoj dhe brohoras Elevation Tour 2001 nga legjendarët U2. Koncertin mundet ta quaj një natë magjike nga të rrallat që ndodhin dhe kam kaluar në jetën time.

HOW TO DISMANTLE AN ATOMIC BOMB (2005) është albumi më i ri i këtyre veteranëve në rock'n roll që nuk e pranojnë sfidën e moshës dhe vazhdojnë të dominojnë skenat botërore.

U përpoqa të gjithë këto kohë të gjej bileta për koncertin e tyre në Boston në tetor-2005 por biletat gjithandej janë të shitura. Bëhet fjalë për koncerte me më tepër se 20-25 mijë shikues (!) dhe me një diferencë prej gjashtë muajsh nuk gjen dot bileta (!) Nuk është ndonjë çudi e madhe (!) Natyrisht sapo ju kemi folur për legjendën e quajtur U2.

Flurans Ilia