E enjte, 28.03.2024, 05:21 PM (GMT)

Mendime

Florim Zeqa: Drenasi voton, por nuk fiton!

E diele, 04.12.2016, 12:44 PM


Drenasi voton, por nuk fiton!

Nga Florim Zeqa

Zgjedhjet e imponuara në Drenas janë përcjellur me skenarin për ruajtjen e vazhdimësisë qeverisëvse në këtë komunë dhe një testim i lehtë subjekteve politike, në prag të hyrjes në vitin e ngjeshur zgjedhor.

Pavarësisht numrit të daljes së votuesve në këto zgjedhje, në temperatura të ulëta dimri, fushata zgjedhore nxori në sipërfaqe të njëjtat sllogane dhe premtime, të njëjtat kritika dhe akuza të ndërsjella mes kundërshtarëve politik.

U premtuan miliona euro dhe mijëra vende pune, ndërtime shkollash dhe objekte tjera, investime në infrastrukturen rrugore, kanalizime, ujësjellës, etj.

Mirëpo logjikisht rrjedh konstatimi, se kryetari i ri edhe sikurse të kishte në dorë tërë buxhetin e shtetit, nuk do të ketë kohë për realizimin e pothuajse të asnjë projekti madhor brenda një viti, kur dihen procedurat burokratike që ekzistojnë në vendin tonë.

Pavarësisht faktit, se cili kandidat i merr votat për kryetar, Drenasi edhe pas këtyre zgjedhjeve të jashtëzakonshme do të mbetët në të njëjtat nivele të zhvillimit deri në fundin e mandatit, më pak se një vjeqar të kryetarit të ri.

Pra, do vazhdoj të mbetët njëra nga komunat më të varfëra në shtetin e varfër, të drejtuar nga oligarkët milionerë dhe multimionerë të pasluftës në Kosovë.

Bazuar në faktin që KQZ-ja (e ndikuar nga pushtetarët aktual) nuk e pranoj monitorimin e këtyre zgjedhjeve nga OSBE-ja, dyshohet në një proces të montuar zgjedhor, i cili do të ruaj vazhdimësinë e qeverisjes së PDK-së në Drenas.

Zgjedhjet në vitin e fundit të mandatit politik në komunën e Drenasit, s'janë gjë tjetër veqse një testim i radhës dhe një stërvitje e lehtë e partive politike në prag të hyrjes në vitin e ngjeshur zgjedhor.

Njoftimi që erdhi nga Holanda, që ligji për veprimin e Gjykatës Speciale në këtë shtet të hyjë në fuqi nga 1 janari 2017, është një lajm jo fort i kendshëm për vendin tonë. Ky përafrim i veprimit të "Speciales", mund të ndikoj që vendi ynë të rrëshqas në trazira të paparashikuara nga të inkriminuarit e skenës politike.

E 2017-ta mund të jetë viti i mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë, si pasojë e fillimit të punës së Gjykatë s Speciale.

Në këtë rast, Qeveria dhe Parlamenti që i dhanë "bekimin" fillimit të punës së kësaj gjykate, shumë shpejt do të ndodhen para sfidave të tepër të vështira,...andaj medeomos duhet të përgatisin strategjinë e veprimit, se si të procedohet tutje pas fillimit të arrestimeve të para,...ngase shumë komuna në Kosovë mund të mbesin pa kryetar, qeveria pa ministra apo zv. ministra dhe parlamenti pa një pjesë të konsiderueshme të deputetëve të pozitës dhe opozitës.

Zgjedhjet nga muaji në muaj nuk janë zgjidhje, andaj duhet gjetur mënyrat më të mira për të parandaluar trazirat e mundshme dhe funksionalitetin e jetës institucionale në Kosovë.

Në vend të zgjedhjeve të shpeshta (mujore) nëpër komuna, duhet që puna të vazhdoj me ushtrues detyre deri ne afatin e rregullt zgjedhor, e jo të veprohet sikurse në Drenas, edhe pse më pak se një vit deri në fund të mandatit, padrejtësisht e derguan në zgjedhje duke maltretuar panevojshëm qytetarët dhe dëmtuar buxhetin e shtetit për miliona euro,...përderisa, për të njëjtat motive komunën e Skënderajt e "lejuan" të funksionoj tani e tre vite pa kryetar!

Kështu ndodhë në vendin e paradokseve të quajtur Kosovë, ku ligjin e diktojnë të fortit e politikës, qofshin në pushtet apo prapa grilave!

Bazuar në rrjedhat politike pas fillimit të punës së Gjykatë Speciale, mund të ndodhë që së largu kah mesi i vitit 2017, vendi të shkojë në zgjedhje të përgjithsme, nacionale dhe lokale për të plotësuar vakumin institucional, si pasojë e ndrrimit të vendbanimit të disa prej personaliteteve të larta shtetërore, përfshirë ministra, zv. ministra dhe kryetar komunash.

Pavarësisht veprimeve të Gjykatës Speciale dhe pasojat e saj në skenën politike dhe qeverisjen e vendit, ka ardhur koha për ndryshime substanciale në vendin tonë. 17 vite ishin shumë të gjata për pjesën dërmuese të popullatës, që jetën e kaloj në varfëri, të rënda dhe të mundimshme na dolën të ishin edhe afro nëntë vite pavarësi, ku shteti i ri, "për dikë u bë nënë e për dikë tjetër njerkë", dikush i gëzon të gjitha privilegjet nga shteti, e dikush tjetër asgjë.

Si pasojë e kësaj situate, Kosova nodhet në prag të shpërthimit të "bombës sociale", të cilët me padurim e presin armiqt e shtetit tonë, përderisa ndërkombëtarët me kurreshtje i përcjellin të gjitha zhvillimet dramatike në vendin tonë, për të arsyetuar vazhdimësinë e prezencës së tyre në Kosovë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora