E premte, 19.04.2024, 01:30 PM (GMT+1)

Mendime

Remzi Salihu: Kodi i fshehtë i përfitimit

E enjte, 01.12.2016, 10:02 PM


KODI I FSHEHTE I PERFITIMIT

Nga Remzi Salihu

Pengesat e shumta që dalin gjatë zbatimit të Reformave në drejtësi dhe mospërfillja e ligjeve të nevojshme nga individët, e vështirësojnë edhe më tepër gjendjen kulturore e politike të tanishme këtu në këtë rajon të Ballkanit. Të pa emancipuarit i japin kahe konfuze këtij realiteti të sotëm brutal, duke lënë kulturën dhe artin të zhvillohen në mënyrë stihie, pa një masë kriteri e standardi zhvillimor të nevojshëm, në përputhje me ligjet dhe nevojat demokratike të kohës. Nën thundrën e kësaj atmosfere të pa sistemuar, hapësira kulturore ndotet sistematikisht nga fjalamania boshe e domethënësve të improvizuar ‘’intelektual’’, që tanimë infektojnë kulturën e imponuar nga ‘’nënat parti’’  me nivele të ulëta të qasjes. Ata me këtë katandisje të hidhur të kiçit, mbanë peng izolimi reformat zhvillimore në shoqëri. Harrojnë ose nuk duan ta përfillin perceptimin e ekspresivitetit bashkëkohor të mundësive adekuate shprehëse që na imponohet nga dita në ditë. Duan në mënyrë fiktive t’i realizojnë orekset e veta karrieriste të vazhdueshme, gjoja intelektuale, të pa standardizuara shkencërisht. Ligjet dhe drejtësia janë të domosdoshme sot, më shumë se kurrë, për t’i plasuar kriteret e duhura e të kohës posmoderne, të cilat kritere të nevojshme tanimë na vardisen, si fenomene adaptuese vlerash në kohë kthesash të mëdha shoqërore, gjegjësisht si ndërmarrje kreative sistemore e pranueshme për të gjithë absorbuesit e vëmendshëm të kohës. Deri sa të përvetësohen këto ligje drejtuese nga qytetarët, do të ketë probleme të shumanshme kulturore. Ardhja e kreativitetit pa nivel, në hapësirë e kohë sundimi, ngushton mirëkuptimin dhe tolerancën e zbatuar të ligjeve. Shoqëria jonë është e ngarkuar me diverzitete idesh të shumëllojshme, por të pasistemuara sa duhet nga gjuha e mirëkuptimit standard dhe mbarëvajtjes kronologjike të vlerave të vërteta shoqërore. Sepse dash e pa dashje marrëdhëniet interkomunikuese brenda shoqërisë vështirësohen, dhe sot këto zhvillime intolerane që kemi sjellë e instaluar në skenë kohe, për hire të interesit primitiv të manipulimit, na futin neve të gjithë përdhunshëm nëpër errësira të pakuptueshme mediatike, pa kërkesën tonë orientuese të drejtë. Dhe nga ky nivel i përhapur i të shëmtuarës neveritëse, humbmi nëpër vende e ngjarje ekzotike të panjohura. Kështu, në këtë segment të kuptimit të fjalës, çdo ndodhi e shpaluar në skenë veprimi zhvillohet dhe konstruktohet nga vet perceptuesi i angazhuar. Vihen në skenë veprime ngjarjesh konfuze, të cilat shpërndahen shpejtë në rrëfim të pranueshëm dhe, aty për aty, merren në shqyrtim, si ngjarje të papritura fiktive. Rrëfimi i këtillë nuk bëhet në formë lineare, por ndërthuret në strukturë dhe kjo mënyrë trajtimi, në kuptim të veçuar apo të ndarë, merr dimensionin e vet, gjegjësisht vendoset, si motiv i shkëputur nga tërësia e fenomenit të trajtuar. Dhe këto pikëpamje dalluese të qasjes ndikuese sot i sjell më së miri në komunikim letërsia postmoderne. Për shkak të mundësive elektronike që kemi, tanimë, ngjarjet shpërndahen lirshëm ane mbanë opinionit kureshtar, në formë fragmentare, ose të shkëputura nga tërësia e dhënë. Kryesisht këto prurje, bëhen nëpër mjetet e shumta sociale informative, siç janë facebook twitter etj. Në këto situata imponuese, e marrëdhëniesh atipike komunikuese, vihen re veprime anashkaluese të ngjarjeve, dhe për dallim nga rrëfimi i zakonshëm trivial, letërsia postmoderne shëmbëllen ndryshe nga metodat dhe etapat tjera letrare të tejkaluara të kohës. Në strukturimin e rrëfimit e të vetëveprimit, kjo formë shprehëse sot merr një karakter tjetër të diferencuar të ngjarjeve dhe personazheve që trajtohen. Ajo e zbaton ligjin e vet ndikues në rreth, ndaj e bukura apo edhe shëmtuara në këtë ndërmarrje shpaluese kreative, bëhet intensitet i përditshëm rrëfyes me tension të lartë. Prandaj themi se brenda një rrëfimi të këtillë provokativ dalin shumë informacione e ndodhi tjera komentuese, apo të kuptohemi tani më bindshëm se bëhet me qëllim rrëfimi në rrëfim, Ngjarja në këtë shërbim komunikues të hapur plotësohet me informacione komentesh historike dhe sidomos këtu vihet re intertekstualiteti i përfshirë, si përmbushje tekstuale minimale.

Brenda një kohe të shkurtë ndodhin shumë gjëra, ndaj të gjithë ata individë që i përcjellin këto situata politike e kulturore janë detyrimisht të kyçur në veprimet e këtyre pasojave të përhapura shoqërore. Ne motivohemi sistematikisht nga rrëfimi dhe nga pranimi i këtyre ndodhive njerëzore. Këto dukuri mund të jenë të dhëna parciale e globale, por kjo varet nga informacioni që kemi marrë për fenomenet e shfaqura. Në fakt absorbimi i këtyre gjërave mund të na entuziazmoj ose na irritoj në perceptimin tonë të gjatë e të vëmendshëm, dhe të gjitha këto ndodhi dhe komente të shfaqura fokusohen gradualisht në alkiminë e fshehtë të përvojës sonë. Vendit dhe qytetarëve sot u duhet një frymë e re e komunikimit, mbase jemi të detyruar të ngjitemi e të kapemi pas mundësive teknologjike që na e sjellë kjo epokë e re .

Çdo reformë ligjore që hap sot perspektiva e prosperitet kulturor duhet të pranohet nga të gjithë. Të lihen anësh inatet, shpifjet, tendencat, sharjet e zmadhuara partiake dhe sidomos të lihen ato përçmimet shoqërore e njerëzore, për vendimmarrje ligjesh të nevojshme, në interes të qytetarit, ngase me këto kundërshti të egra të individëve mashtrues, ngarkohet edhe më shumë procesi i integrimeve të përgjithshme shoqërore. Tani nëpër këto prurje vendimesh të detyrueshme, që janë standarde të kërkuara civilizuese, shihen edhe hakmarrjet e shumta midis njerëzish për interesa të caktuara. Kultura stagnon nën kurthin e prapavijës së interesit përfitues naiv e primitiv. Bartet një bagazh i rëndë politik i ngatërresave dhe mospajtimeve të shumta midis grupeve vepruese. Në këto rrethana demokratike njeriu edukohet shumë keq dhe tani të paedukuarit, në këto çaste mjegullnaje gëzohen në vete, kur e bezdisin dhe manipulojnë tjetrin. Të tillët mendojnë shkurtë e përkohësisht se me veprimet e bëra e kanë përfituar dhe shfrytëzuar bashkudhëtarin e vet. Jo, ky teprim i sjelljeve primitive, nuk mund të merret si karakter i shëndosh emancipues njerëzor. Jeta është e gjatë dhe i zbardh të gjitha shpifjet e akorduara dhe tendencat e shfrytëzuara përkohësisht nga grupet.

Për të krijuar një shoqëri të mirë duhet të investosh në edukatë, dije, në mënyrë permanente, posaçërisht në këto rrethana mbijetese duhet investuar më shumë për shokun, mikun farefisin dhe shoqërinë në përgjithësi. Kjo edukatë humane arrihet atëherë kur veprojmë me ndërgjegje të pastër altruiste. Dhe jo si ajo e thënia popullore, tashmë e konsumuar shumë herë ‘’kalova lumin ta q..... kalin’’. Pa investuar korrektësi e dashuri, nuk mund të kemi marrëdhënie të shëndosha shoqërore. Por edhe investimi ka kufirin e vet kur shkon huq e nuk mirëkuptohet. Sot mund të përballemi edhe me dilenxhi, e shpifës të shumtë që bartin dhe shtojnë fjalë pa prezencën tënde, vetëm e vetëm, për të përfituar e u bërë të mirë në momente të caktuara të interesit personal në ndonjë rreth shoqërorë. Ka edhe të atillë që të hidhërohen, në momentin kur e kupton se ti e di se ata janë gënjeshtar të mëdhenj të shoqërisë sonë. Nga ky rast i informuar fillojnë të rrënojë gjithçka për tjetrin pa fakte e argumente bindëse. Këto moskuptime midis këtyre kundërshtive individuale e grupore e zmadhojnë edhe më shumë tensionin e gjendjes kaotike të shoqërisë sonë, bëhet përmbytja e madhe nga kiçi e shundi ndikues  në masë, që pastaj njëanshëm vepron keq në kulturë e shkencë. Manipuluesit e kohës sonë duan t’i fshehin gjërat e pista nën maskat e tyre të errëta, të cilat veprime stagnuese, që tanimë janë të shkapërderdhura e të hedhura verbërisht në populizëm demagogjik. Ato duken të ulëta dhe pa llupë zmadhuese në opinion të gjerë. Një virus i tillë është shpërndarë dhe adaptuar sot mirë në turmë, por barbarisht stigmatizohet nga ndërgjegjja e pastër e individëve koherent. Dredhitë e tyre, të dala si llome të mëdha përmbi kontejnerë e ligjesh abuzive, veprojnë trishtueshëm në drejtësi dhe margjinalizojnë gjendjen e përgjithshme. Stagnojnë në barriera të kurdisura interesash dhe turbullojnë perspektiva të nevojshme shoqërore për kohën që jetojmë. Proceset e përgjithshme ligjore që janë të pa miratuara si duhet në sistem, bëhen veprime jo serioze për shoqërinë tonë bashkëkohore. Ata grabitqarë të zhdërvjelltë të kohës sonë që nuk i durojnë konsensuset e nevojshme të ideve përparimtare, shkencore, sidomos për reformat avancuese ligjore, që kanë vlerë të përgjithshme shoqërore kulturore, bëjnë kurthe të përditshme për të mbajtur popullin në ‘’status quo’’, gjegjësisht për ta rraskapitur edhe më tepër individin dhe për të kushtëzuar përherë qytetarin e lirë për interesa të vogla, duke e vënë drejtësinë e brishtë nëpër tehun e ndryshkur të manipulimit të vrazhdë.

Thash dhe them se ata të pa cipë që preferojnë dredhinë e kulturës populiste të turmës së pa nivelizuar, i stagnojnë proceset integruese, duke penguar me çdo veprim një sistem të ri motivues për gjeneratat e ardhshme, që janë me vizion të shëndosh në prurjen e vlerave dhe frymës së re, ashtu siç janë standardet globalizuese e ekzistuese në botë. Lakmitarët duke avancuar në piedestal sherrin e kurtheve të veta, si kriter përfitues e shfrytëzues, vënë në shoqëri rregulla komunikimi servilësh që u shërbejnë interesave të tyre materiale të përkohshme. I thurin njëri-tjetrit ode patetike se sa të mëdhenj janë para popullatës së varfëruar skajshmërisht, se s’ka njeri kush u del përpara rregullave të llogoreve të tyre të mburrjes së errët, në llomin kulturor, me këto ‘’shkathtësi’’ gjoja të papara deri më tani në këtë kozmos që jetojmë, të cilën ‘’zhdërvjelltësi’’ të këtij soji të prapambetur shoqëror, e kanë ndërtuar me vite, si kod të fshehtë përfitimi, gjegjësisht ‘’si sistem rregullash të koordinuara korruptimi’’, mandej duke sjellë në skenë nga ajo ‘’shkathtësi’’ imazhin e standardit shqiptar në nivelin më të ulët të Evropës. Këta manipulues të kohës sonë, kësaj ane i thurin elegji të përmbytur mbijetuese, me të keqen e ankthshme; kurse këto keqpërdorues të vlerave të mirëfillta, në realitet janë ‘’akrobatë elitar të llomotitjes patriotike të rrejshme’’dhe të zëshme, por kur të shikojmë vëmendshëm nga ana tjetër e medaljes se sa të çoroditur janë në jehonën shpërndarëse, me imitimin dhe intonacionin kakofonisë së vrazhdë, kur ata veprojnë në klane, me veprimet e tyre të ulëta, mu në majën e së keqes sonë.

Ata ngjiten e ngjizen në vend të pushtuar, si miza kali të mërzitshme nëpër hapësirën rënduar që truhmos keq. Vend e pa vend kapin çdo skutë e prapanicë kohe, me manipulim politik kulturor, sa për të lëpirë nga rasti i dhënë, një hedhurinë të keqe materiale sistemore të përkohshme, që ua mundëson çasti i grabitjes grupore. Këto lajkatar vënë në interes të tyre padrejtësi të mëdha shoqërore, kurse kulturën e lënë të zvarritet ngathëtash pas politikës së zbatuar keq.

E keqja e madhe e tyre është se po këta individë janë më të zëshëm dhe më të pa kënaqur me këtë demokraci të ardhur kësi soji nga ‘’ nënat parti staliniste’’, që atyre ua solli gjithë këto të mira e mundësi të lehta manipulimi të shpejtë, duke graduar vlera të brishta gjatë sundimit të vet njëzet e pesë vjeçar, se po të ishte ndryshe veprimi, të fitohej dituria e buka me djersën e ballit dhe të kishte një kriter e sistemim më të përsosur profesional në funksionimin shtetëror, për Atdheun tonë të përbashkët, siç e ka bota e civilizuar demokracinë në vendet e tyre, dhe sidomos të ishte ajo kujdesia profesionale, në radhitjen e njerëzve të shëndosh në sistem si duhet, se kështu siç veprohet sot në këtë realitet të hidhur anarkie, me plot defekte të mëdha në sistemim të individëve, këta zhonglerë e manipulues të rrezikshëm të kohës sonë, atëherë nuk dihej në cilën turrë plehu do të ishin mbuluar. Këto të meta të imponuara, tanimë, zgjatin zinxhirin e së keqes dhe të shkakut të përmbytur në jo vlerë, me pasoja të rënda në shoqëri, sepse nga ana e tyre nuk respektohet ligji në mënyrë proporcionale. Bëjnë merrebyk kulturor, rreth mullarit mashtrues të shtrirjes së masës misterioze. Ata me prepotencën e tyre bëjnë të pamundur çlirimin shoqëror nga kurthet inskenuara klanore, që vijnë direkt nga ky absurditet i pa parë deri më tani, i kauzalitet të humbur në shoqëri, ngase atyre u vjen mirë kjo mënyrë e të jetuarit rrejshëm në hapësirë e kohë. Prandaj sot themi se situata e krijuar është e dhimbshme dhe shfrytëzohet në këtë mënyrë, të keqe e më të keqe, nga sundimtar të vrazhdë. Mungesa dhe zbatimi i ligjit e ngarkon pahiri prosperitetin e përgjithshëm shoqëror. Tashmë, nga këto padrejtësi të ushtruara, rrëzohen keqbërësit në gracka konfrontimesh të shumta, verbale e kriminale në masë dhe zgjidhja politike kombëtare, nuk e gjen shtegun e vet optimist, të çlirimit afatgjatë, pasi që nga kjo huti e errësuar në mënyrë strategjike, popullatës së ndershme nuk i jepet mundësia të gjejë veten të vitalizuar e të integruar drejtë në shoqëri të avancuar, ashtu siç e meritojnë ata, në përmasa vlerash të standardizuara, me drejtësi të shëndoshë në shoqëri bashkëkohore.



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora