E marte, 23.04.2024, 07:03 AM (GMT+1)

Mendime

Bashkim Saliasi: Kualifikimi i mësuesve sfidë e kohës

E enjte, 01.12.2016, 09:57 PM


KUALIFIKIMI I MËSUESVE, SFIDË  E KOHËS

Nga Bashkim Saliasi

Zhvillimi i kurrikulës është i suksesshëm, kur mësuesi kualifikohet në vazhdimësi, sepse është ai që e zbaton në praktikën dhe jetën shkollore. Përvoja e secilit, më tej e të gjithëve, ndihmon në kuptimin dhe pasurimin e kurrikulës bashkëkohore. Kërkesat e reja dhe me standarde të larta, kërkojnë doemos edhe përpjekje për kualifikimin e vazhdueshëm të nivelit të drejtimit të shkollave dhe, veçanërisht të drejtuesve. Kështu njohuritë dhe përvoja e trupës mësimore pasurohen nga viti në vit. Hidhen themele të reja që garantojnë vijueshmërinë e shkollës në nivele të larta, ku predominon gjithnjë procesi i mësimdhënies nga ana e mësuesit, gjë që përbën edhe çelësin e suksesit në arsim.

Nëpërmjet kualifikimit të vazhdueshëm, mësuesit, jo vetëm marrin njohuri bashkëkohore për format dhe metodat më të reja dhe më të përparuara të mësimdhënies, por ata edhe pasurojnë fjalorin, ngrenë nivelin e dijeve, bëhen më të zhdërvjellët në zgjedhjen dhe aplikimin e metodave më të suksesshme, duke pasuruar zhvillimin e orës së mësimit.

Trajnimi për format e të vlerësuarit është një nga detyrat kryesore që e ngarkon me përgjegjësi çdo mësues të ri, të cilit i mungon përvoja e duhur dhe formimi i plotë. Këtë vit shkollor po zbatohet kurrikula e re në klasat e para, të dyta, të gjashta dhe të shtata. Detyrë e mësuesve është që të profilizohen të drejtuar nga strukturat përkatëse. Ndërkaq, sigurimi i krediteve shtron detyrë parësore te mësuesit, që të trajnohen në vazhdimësi për të siguruar kreditet, të cilët plotësojnë e pasurojnë portofolin profesional të mësuesit.  Nuk duhet harruar për asnjë moment trajnim - kualifikimi i edukatoreve, të cilat punojnë në ciklin parashkollor, që në kushtet e reja po merr përherë një rëndësi të veçantë.

Koha po vlerëson se krahas drejtuesve, mësuesve dhe edukatoreve, kërkon trajnimin e herë pas hershme edhe i trajnerëve, një kusht i domosdoshëm për cilësinë e procesit teorik dhe praktik, ku mësuesit janë të përfshirë në zbatimin e kurrikulës së re. Shkalla e lartë e kualifikimit të trajnerëve jep ndihmesën e vet edhe te kolegët mësues që trajnohen për të luftuar dukurinë e “braktisjes së fshehtë”, si dukuri negative që nuk po zbehet në jetën e shkollave tona. Ka kohë, për të thënë disa vjet, që është folur e thënë, por sot shtrohet detyrë e ditës, që të gjithë mësuesit të njohin programet bazë të kompjuterit, sidomos Wordi, Exelin, PaverPaintin etj. E pa parnueshme që sot të mbetet si problem i shtruar për zgjidhje.

Krahas problemeve dhe detyrave të shtruara më lart, realizimi me sukses i reformës arsimore shtron si detyrë njohjen e dokumentacionit të ri të shkollës, një përgjegjësi më tepër për përgatitjen dhe drejtimin me nivel të lartë metodikë dhe shkencor. Trajnim - kualifikimi synon që, stafi drejtues dhe mësuesi të jetë i përgatitur dhe i aftë për çdo sfidë, që nga organizimi i vogël, te përgatitja ditore me nivel dhe deri te puna me dokumentacionin, i cili duhet mirënjohur dhe mirëzbatuar hap pas hapi gjatë gjithë veprimtarisë ditore të punës me trupin mësimor dhe me nxënësit në shkollë.

Kurrikula e re ka si qëllim kryesor, formimin e mirë të nxënësve dhe për t`i aftësuar ata sa më mirë për t`i’u përgjigjur sfidave të kohës. Vitin shkollor që kaloi dhe ky vit i ri që po vazhdon u organizua trajnim-kualifikimi për mësuesit që do punojnë me sistemin e ri për njohjen me programin, përgatitjen e planit mësimor, zbërthimin e programeve, organizimin e orëve të lira, vlerësimi, etj. Është një veprimtari e menduar mirë dhe mjaft e dobishme që i vlen mësuesve e më tej nxënësve si përfituesit direkt.

Kam rreshtuar disa prioritete, por gjykoj se tërësia e tyre është jo e plotë pa përdorimin dhe pasurimin e bibliotekave të shkollave. Nuk e kam fjalën për literaturë artistike-shkencore, ku shpesh përqëndrohet kujdesi dhe vëmendja e drejtuesve dhe mësuesve pasionantë, por te pasurimi i bibliotekave të shkollës me literaturën përkatëse teorike dhe metodike, një lehtësi e nevojshme dhe e dobishme, ku stafi drejtues dhe mësuesit të gjejnë përvojë të rrahur e të zbatuar në praktikë. Është një mënyre e ndërgjegjësuar, e dëshiruar dhe e pranueshme, sepse vet-kualifikohen. Çdo drejtues dhe ca më shumë çdo mësues e ka të qartë, se pasja në bibliotekën e shkollës literaturën e duhur luan rol të rëndësishëm, sepse ndihmon në ngritjen shkencore dhe metodike brenda shkollës në departamentet lëndore.

Së fundi, edhe literatura që botohet, mundësisht të jetë sa më pranë jetës, procesit mësimor, ndodhive dhe veprimtarisë në mjedisin shkollor, kështu mund t`i paraqesë problematikat e arsimit bashkëkohor, me një gjuhë e prsaktikë më të thjeshtë, për t`u kuptuar dhe zbatuar nga mësuesit. Për këtë kemi nevojë sot dhe në të ardhmen.

Mendoj që, gjuha që përdoret në dhënien e njohurive të reja bashkëkohore, po ashtu dhe ajo për zbatimin dhe aplikimin modern të saj, të jetë më e thjeshtë dhe brenda standardeve të gjuhës shqipe, pasi jo rrallëherë ajo paraqitet e ftohtë, me fjalë të huazuara dhe hermetike. Mos harrojmë se flitet për shkollën, ku është edhe dogana e parë ndaj fjalëve të panevojshme, të cilat jo që s’ndihmojnë, por edhe pengojnë, pasi mësuesi duhet të përdorë fjalor, (në rastin më të mirë), për ta përkthyer e përshtatur.

Nga përvoja ime shumë vjeçare në arsim, që ndjek me interes çdo shkrim kushtuar problemeve të shkollës, natyrisht kur mundem, gjykoj se paraqitja e sa më shumë penave që nuk përtojnë të shkruajnë dhe pasqyrimi me vërtetësi e përvojës së kolegëve nëpër shkollat tona, është materiali më i vyer, që do t`i shërbejë  praktikisht më mirë kualifikimit të mësuesve. Do të na bëjë të njohim më miër veten, duke u krahasuar me të tjerët,  e më pas më aktiv, më të sigurtë dhe më të zhdërvjellët në procesin e rëndësishëm të mësimdhënies dhe edukimit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora