E shtune, 20.04.2024, 10:02 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Vahit Nasufi: Manifestimi i tretë i SHH Shitova

E enjte, 01.12.2016, 09:33 PM


Eksluzive nga Vahit Nasufi

MANIFESTIMI I TRETË   I SHH SHITOVA

- Me rastin e festave kombëtare të nëntorit -

Për fshatin Shitovë të komunës së Kërçovës, është folur, shkruar dhe kënduar shumë. Por, viteve të fundit falë trofeve të një pas njëshme, të Klubit Volejbollistik "SHITOVA", i cili nën udhëheqjen e kryetrainerit Dr.sci. Bejtulla Eminit, dhe stafit teknik, të gjithë nga fshati Shitovë, bindshëm fitoi kampionatin shtetërorë, kupën e Maqedonisë dhe kupën mbarëkombëtare "Adem Jashari", në Drenicë, tashmë emri i këtij fshati të bukur, është dëgjuar në mbarë Republikën e Maqedonisë dhe më gjërë.

Edhe në shtetin Helvetik, për popullatën shqiptare, emri i vendlindjes sime shumë të shtrenjtë, është i njohur nëpërmjet Shoqatës Humanitare "SHITOVA", që vepron në këtë shtet, e cila më: 20 nëntor 2016, mbajti manifestimin e tretë me rradhë pas themelimit të saj. Ky manifestim tradicional, u mbajtë në lokalin WILLA MIAMI në Glattbrugg / ZH, i cili është i përshtatshëm për ambiente gazmore. Ky lokal, shumë i bukur, u stërmbush me një numër të konsiderueshëm mërgimtarësh shitovarë dhe shitovare që jetojnë në Zvicër, por, jo vetëm. Përveç vajzave të martuara, Shoqata kishte ftuar edhe shoqatat tjera kërçovare si motra, që veprojnë në Zvicër, si dhe sponsorët e saj.

Në këtë manifestim, të moderuar nga moderatori tashmë i mirënjohur, Arlind Nasufi, nga Shitova, mërgimtar në Zvicër, morën pjesë: Grupi i vallttarëve nga kuadri i SHK Kërçova në Zvicër, këngëtarë të njohur të estradës shqiptare, si Llokman Kurtishi, me djemt e tij Zejnullain dhe Arbenin, Afrim Aliu, që zakonisht ne i njohim si Vëllezërit Aliu, dhe çifti i famshëm bashkëshortorë, Argëton Dervishi dhe Rabije Rika - Dervishi, që të pranishmive ua dhanë ate që e pritën.

Programi argëtues

Në fillim të programit kulturo - artistik, u këndua Himni Kombëtarë, pastaj fjala iu dha kryetarit të Shoqatës z. Gëzim Sula, i cili bashkfshatarët e vet i informoi për ecurinë dhe zhvillimin e suksesshëm të Shoqatës. Pastaj, në skenë u paraqit grupi i valltarëve, me veshje kombëtare, tipike kërçovare, i cili për mrekulli ekzekutoi vallen MOZAIKU, dhe vallen e koorografit të madh, tani i ndjerë, BACËS RUSTË.

Pas këtyre valleve shumë të bukura, skena e asaj të diele festive, priti Llokmanin me djemt e tij, të cilët kënduan dy këngë të bukura folklorike, dhe një këngë polifonike burimore kërçovare, e cila krijoi emocione te të pranishmit. Pastaj në skenë dolën Argëtoni dhe Rabija, të cilët u prezentuan me dy pika muzkore të shkëlqyeshme nga repertori i tyre, për të ia lënë radhën Afrimit, i cili në mënyrë të jashtëzakonshme këndoi dy këngë folklorike tradiconale. Si zakonisht, valltarët, por, edhe këngëtarët, herë pas here nga të pranishmit në sallë, fuqishëm u duartrokitën.

Vlen të theksohet se pat edhe shumë komente nga pjesëmarrsit, që këtë manifestim e vlerësuan si shumë të bukur dhe të rrallë, si nga organizimi, ashtu edhe nga programi kulturo - artistik, prej ku buronin dhe jehonin këngët e bukura popullore dhe folklorike shqipe, të shoqëruara nga të rinjtë dhe të rejat, që vallzonin të disponuar nën ritmet e muzikës vallzuese. Në një atmosferë impozante, lirisht mund të themi se ky spektakël i madh, i ngjante shumë një festivali të vërtetë kombëtarë. Në pjesën e dytë të këtij spektakli, këngëtarët të bashkuar, midis tjerash kënduan edhe këngë shumë të bukura, të kënduara nga këngëtarë të mëdhenjë të estradës shqiptare. Në këtë rast do të përmendim një yll, sot veteran, legjendën e rrallë, ose siç e quan populli, doajenin e këngës shqipe, Demir Krasniqin, i cili pa dyshim e meriton, pasi është këngëtari i parë kosovar, që ka kënduar në dasmat e fshatit Shitovë, gjatë viteve të shtatëdhjeta të shekullit të kalur, si dhe për trimin e madh luftëtar të këtij fshati, Ali Zeno Kurtishin.

Nga evenimentet e tillë që mbahen në diasporë, mund të nxirren shumë gjëra pozitive, sidomos kultivimi i këngëve dhe valleve më të bukur në botë, veshjeve dhe traditave tona kombëtare, ruajtjen e gjuhës amëtare në mërgim, etj.




(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora