E premte, 29.03.2024, 06:09 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Hamzai: Matilda Makoçi takon ish - protagonistët fëmijë

E diele, 27.11.2016, 12:16 PM


Matilda Makoçi takon ish - protagonistët fëmijë të filmit “Si gjithë të tjerët”

Ilir Çumani: Sot nuk kemi modele të mira për investimin që ka bërë shoqëria në aspektin profesional e shpirtëror për këta fëmijë.

Nga Dhurata Hamzai

Aktorja e mirënjohur Matilda Makoçi, pas rikthimit të saj në skenën e aktiviteteve që ndodhi një muaj më parë në ekspozitën e Natasha Begës, ka marrë pjesë në një tjetër aktivitet. Ajo ka shkuar në një takim me personalitetet që dikur janë rritur jetimë në Shtëpinë e Fëmijëve. Takimi u organizua nga Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, Ilir Çumani. Aktorja e njohur Matilda Makoçi është takuar me ish fëmijët jetimë të brezave të shkuara që dikur ishin personazhet realë të filmit “Si gjithë të tjerët”, nga jeta e të cilëve skenaristi i mirënjohur Ruzhdi Pulaha dhe regjisori Spartak Pecani ndërtuan subjektin e këtij filmi kuptimplotë me tematikë sociale. Tashmë të bërë burra e gra në moshë madhorë, ata e kanë lumturuar aktoren me kujtimet e asaj kohe, kur Matilda Makoçi hidhte hapat e para në aktrim. Ishte vetëm rreth 18 vjeç dhe luante rolin e një vajze të re, e dashuruar me Vullnetin, (personazhi në film), i cili ishte një djalë pa familje biologjike që luante rolin e një të riu jetim, i rritur në Shtëpisë Fëmijës. Ngjarjet  në këtë film të realizuar 35 vite më parë (1981),  janë vendosur në një tjetër realitet dhe zhvilloheshin në një atmosferë jo fort të shëndetshme sociale, atëherë kur në mjedisin tonë shoqëror nxirrnin krye psikologjitë dhe mentalitetet e ndryshme me ngarkesa ekstremisht emocionale, në një botë plot paragjykime e prapagjykime të kohës. Ishte periudha kur një djalë apo një vajzë e rritur në Shtëpinë e Fëmijës që dashurohej me një vajzë apo djalë që vinte nga një familje tradicionale shqiptare dhe me baza të konsoliduara, ishin të ndëshkuar ti ndiqte nga pas hija e një të shkuare të panjohur më parë, hija e mënjanimit, e mëshirës dhe e paragjykimive, edhe pse në të vërtetë, në formimin dhe edukimin që merrnin brenda institucioneve ku ata rriteshin, nuk kishin as më shumë dhe as më pak asnjë dallim nga të tjerët. Ilir Çumani, një personazh publik tashmë i njohur, është njëri nga ata që u rrit vetë në Shtëpinë e Fëmijës dhe pohon se e ka ftuar aktoren në kujtim të filmit “Si gjithë të tjerët”, pasi mësoi se ajo do të riniste jetën e saj artistike. Vetë Çumani, si shumë bashkëmoshatarë të brezit të tij  ka qenë protagonisti në jetën reale e fatit të një të riu jetim  që, pasi  dilte nga dyert e institucionit ku u rrit, po përballej me vështirësitë e shumta për t’u integruar ashtu siç përcillen ngjarjet në këtë film. Ai thotë se takimi i aktores me personazhet realë të filmit, konsiston në përpjekjen që Iliri bënë për të përcjellë përmes përvojës personale traditën më të mirë nga e kaluara, ku sipas tij,  “shumë nga edukatorët e Shtëpisë së Fëmijëve të asaj kohe në vendin tonë, me pasionin, këmbënguljen, dhembshurinë dhe dashurinë e tyre  kanë dhënë gjithçka të mirë që mundën për edukimin dhe mirërritjen e fëmijëve jetimë”. – “Synimi është të tërheqim vëmendjen për të gjitha institucionet, aktorët  e ligjitzbatues dhe politikëbërës që të rrisin standardet e shërbimeve në qendrat sociale të Shtëpive të Fëmijëve ku rriten dhe edukohen këta fëmijë me nevoja specifike,  jo vetëm si një marrëdhënie  zyrtare, por edhe si modele pozitive të ndërtimit të marëdhënieve natyrale e njerëzore, të suksesit të tyre në jetë edhe pasi dalin nga dyert e këtyre institucioneve”, - tha Çumani. Pasi kujton se filmi “Si gjithë të tjerët”, edhe pse një film skematik i kohës së rregjimit që lamë pas, gjithsesi  ishte një propagandë e mirë që nxiste modelet dhe shembujt pozitiv të humanizmit, të solidaritetit social, të vullnetarizimit komunitar dhe promovonte vlerat e dashurisë njerëzore. Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë pohon se sot, për fat të keq nuk kemi modele të mira që tregojnë se shoqëria e sotme  duhet të evidentoj vlerat humane, të dëshmojë forcën e investimit përmes përgjegjësisë sociale në themel të së cilës të shfaqen virtutet humane që lidhen me traditën dhe të shkuarën në aspektin profesional e shpirtëror për këta fëmijë. Çumani poston në Facebook një foto me aktorin Edmond Topi, protagonistin kryesor të filmit “Si gjithë të tjerët”, si simbol të ngjashmërisë së ëndrrës së projektuar në film me realitetin e tij. Çumani përmend gjithashtu  kontributin e patjetërsueshëm të ekipit realizator të filmit si, skenaristit Ruzhdi Pulaha, regjisorit Spartak Pecani, kompozitorit Aleksandër Peçi, operatorit Ilia Terpini dhe të një stafi të shkëlqyer aktorësh në atë film si Matilda Makoçi, Edmond Topi, Thimi Filipi, Antoneta Papapavllo, Tinka Kurti, Bep Shiroka, Petraq Xhillari, Ali Bega, etj, ku përmes lojës brilante dhe tepër jetësore ata skalitën  dhe jetësuan me mjeshtëri punën e madhe pasionante dhe të palodhur të shumë figurave të shquara të arsimit që u morrën me edukimin dhe mirërritjen e fëmijëve të këtyre institucioneve si Persa Grabova, Lame Xhama, Ollga Gusho, Evanthi Ciko, Kristina Kumi, Vangjel Pulla, Kimete Hasa, Niko Ceci, Aneta Shuteriqi, Jani Marku, Anastasia Kolo, Kostando Gadina, Haxhire Xhama, Kleopatra Balani, Vita Llalla, Lola Mekshi, Anastas Gjika, Figalo Bejo, etj, që bën gjithçka mundën për fëmijët e mbetur jetimë. Ndërsa për Matilda Makoçin, të cilën Iliri e shihte me sytë e një fëmije, shprehet se ishte e mrekullueshme në atë rol, e magjishme, e ëmbël dhe delicate. Portreti i saj sintetizonte gjithë pafajësinë, fisnikërinë, bukurinë dhe mirësinë e qënies njerëzore, imazhin e engjëllit mbrojtës aq të munguar, të nevojshme dhe të dëshiruar për çdo fëmijë jetimë.



(Vota: 5 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora