E shtune, 20.04.2024, 11:47 AM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Asimilimi i shqiptarëve musliman

E merkure, 23.11.2016, 10:17 PM


Asimilimi i shqiptarëve musliman - Imperativ ballkanik !

Nga Fahri Xharra

Nuk ka dyshim  , se ekziston mundësia e një komploti kundër një populli, kundër popullit më të vjetër në botë-qe ka arritur te mbijetoj si e tille dhe ti ruaj karakteristikat e eksraktit fillestar të një gjuhe, kulture dhe race . Pikërisht rizgjimi kombëtar ,  me rizgjimin i kulturës pellazgjike po dalin ne pah te gjitha komplotet fetare, politike, racore... qe  na janë bere  në kaluarën jo të largët .

Prandaj, popujt të Ballkanit dhe të Turqisë ( të gjithë ardhacakët në tokat tona, nuk duan qe epitet i kombit mbi fenë dhe kombit më të vjetër ti ngelet nje populli (tani me) te vogël siç janë shqiptaret. Ne ketë modifikim apo proces, rol te rëndësishëm kane projektet për ç'kombtarizim te shqiptarëve ose thënë më ndryshe, për te relativizuar (zbutur) aq sa është e mundur "monopolin" e racës, gjuhës dhe kulturës me të vjetër te mbijetuar-shqiptaret, nëpërmjet projekteve imponuese multietnike, apo integruese me ndërkëmbëza e komplote (jo reale) duke shfrytëzuar vetinë e re (te krijuar paraprakisht nga izolimi dhe me pas nga "helmimi" i opinionit publik nëpërmjet mediave) te inferioritetit te shqiptareve, ne mënyrë që kjo race, kjo gjuhë, dhe kjo kulturë, sa me shume te relativizohet, integrohet(ne sens shkrirje-te njeanshme) dhe shperndahet (në turq , serb dhe grekë )

Më të lehtit në këtë shkrirje tani për tani janë shqiptarët musliman , të cilët përditë e më shumë po i përpinë zalli i gjallë i turqizimit. Propogandat , investimet milionëshe ndoshta edhe miliardëshe po e bëjnë të pamundurën por shkrirjen e një pjese të madhe të popullit shqiptar , pra atij të besimit islamik M` është e pabesueshme se një popull i tërë del në anën e mashtrimit të hoxheve të porositur , shitur dhe stërkequr e jo kundër tyre, edhe pse iu dihen qëllimet.

Brenga më e madhe janë shqiptarët e Maqedonisë të mashtruar nga karrieristët e politikes ditore , ish komandantet e UÇk të Mak, nga jakup hasipat e nga varfëria mendore dhe materiale dhe e shesin lëkurën e tyre dhe për ditë e më shumë shkrihen në “tavën “ e madhe turke. “Tava turke e ajvarit “ të kombit shqiptar  i arrinë temperaturat e nevojshme me zjarrin e ndezur fshehtas nga sllavët.

Një lojë e suksesshme historike me pasoja të rënda për ardhmërinë e shqiptarëve.

Brengë edhe më e madhe janë edhe shqiptarët musliman të Kosovës dhe Shqipërisë të cilët edhe kanë shtetet e tyre kombëtare , janë në njëjtën valle sllavo-turke.

Shqiptarëve musliman iu kisha rekomanduar leximin e ‘ Encyclopedia of muslim World  “ dhe të shohin se çka shkruajnë bota muslimane për shqiptarët . Kuptohet ajo botë myslimane që nuk ka interesa mbi token dhe popullin tonë.

“ shqiptarët janë populli më i vjetër i Mesdheut , me rrënjët pellasgjike e me gjuhën më të vjetër në botë ‘ shkruan aty lartë “

O shqiptar kokë dhe trushpërlarë , lexoni aty ku duhet e jo në “ pallavrat” e shfqenkove, milazimave , jakup asipave. Lexojeni të vërtetën sa nuk është vonë !

Fotoburimi  nga Besir Bajrami



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora