E enjte, 25.04.2024, 04:37 PM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Levizja e re politike nga mërgata

E shtune, 19.11.2016, 07:10 PM


Levizja e re politike nga mërgata, shpëtim për vendin

Shkruan Florim Zeqa

Padyshim, gjëja më e rrezikshme për të ardhmen e një populli është krijimi i iluzioneve se nesër do të bëhet mirë. E mira nuk pikë nga qielli!

Për të arritur deri të një e mirë e dëshiruar, duhet shumë punë, mund e sakrifica të panumërta.

Politikanët e papërgjegjshëm, Kosovën nga një vendi i shpreses dhe i ardhmërisë e kanë kthyer në një vend ku ënderrat shëndrrohen në iluzione, ku shpresat vdesin akoma palindur, ku vdekja të shoqëron çdo kund dhe në çdo hap të jetës.

Shqiptarët e Kosovës në të kaluarën e afërt identifikoheshin me heroizmin, trimërinë, krenarinë, atdhedashurinë, solidaritetin, humanizmin, toleranacën,...tani janë kthyer në njerëz që urrejnë njëri-tjetrin, nga besnik në tradhëtar, nga besimtar në fanatik fetar, nga politikanë në biznesmen matrapaz, nga mbrojtës të pasurisë shoqërore në shkatrrues të ardhmërisë !

Nëse deri dje morali njerëzor ishte vlera absolute e shoqërisë sonë, sot  maskarallëku dhe poshtrimi njerëzor kanë njollosur imazhin dhe  mjegulluar të ardhmën e shoqërisë sonë.

Pushtetarët aktual, përveqse janë shndrruar në thyerës të shpresave për jetë të popullatës shumicë shqiptare në Kosovë, kanë zvënitur edhe ëndërrat e qindëramijëra mërgimtarëve për kthim të shpejtë në vendlindjen e tyre.

Nga paslufta e këndej, të gjithë pushtetarët pa dallim, e kanë injoruar mërgatën, me të gjitha kapacitet intelektuale të saj nga frika e humbjes së pushtetit.

Në anën tjetër, edhe mërgimtarët, deri më tani i kanë provuar të gjitha mundësit për ta bindur këtë klasë të papërgjegjshme për ndrrim të kursit qeverisës në vend.

Intelektualët nga mërgata, përmes shkrimeve analitike, kërkesave për ndryshim, peticioneve dhe formave të ndryshme i bënën thirrje edhe popullatës për ndërgjegjësim dhe vetëdijësim, por të gjitha na dolë të ishin të pamjaftuara.

Për fatin e keq, përveq klasës politike edhe në mesin e popullatës, nga zgjedhjet në zgjedhje u përseriten të njëjtat lëshime dhe mangësi në momentet kyqe të vendimarrjes, duke ua dhënë apo shitur votën pushtetarëve sikurse "vezët" në treg!

Si pasojë e vjedhjes dhe kontrabandimit të votës së lirë të qytetarëve nga ana e partive politike, kemi rënje drastike të daljes së votuesve në zgjedhje, respektivisht nga 95 në 42 %. Qytetarët e zhgënjyer në këtë klasë kusarësh dhe matrapazësh politik, e kanë humbur besimin në liderët aktual dhe subjektet ekzistuese politike.

Mbase dikujt mund t'i duken këto që thash më sipër tepër paradoksale, por realiteti i vërteton të gjitha; shtetit tonë përveqse i mungojnë Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK), si mbrojtëse të tërësisë territoriale, me bisedimet e Brukselit është rrezikuar sovraniteti dhe ekzistenca fizike e shtetit!

Me fuqizimin e pakicës serbe dhe varësinë e madhe ndaj ndërkombëtarëve e kemi humbur sovranitetin politik, me prodhime te huaja (kryesisht serbe) e kemi humbur sovranitetin ekonomik, pa shëndetësi cilësore, me arsimin gjysmak dhe degradim kulturor,...vërtetë jemi bërë shtet për gjynah të zotit.

Paradoksalisht përballë njëra-tjetrës ndodhen dy shtresa të skajshme të popullsisë; oligarkët e pushtetit, oligarkët ekonomik dhe politikanët multimilionerë përballë një popullate të varfër, madje skajshmërisht të varfër, të harruar dhe nëpërkëmbur nga pushteti.

Jemi i vetmi vend në Ballkan dhe Evropë, ku nuk ka sigurime shëndetësore për qytetarët, përderisa në vendet për rreth nesh edhe kafshët i kanë të siguruara.

Siguria e jetës së qytetarëve është nën pikën zero, ku jeta e njeriut në Kosovë vlenë më pak se 30 cent!

Aq e rëndë dhe e padurueshme është bërë jeta e qytetarëve në vendin për të cilin sakrifikuan gjatë, sa që secili qytetar i lutet zotit për largimin pa kthim nga vendi i bekuar, i larë me gjak ndër shekuj.

Ata që ikin nga vendi, ikin duke mallkuar tokën që i rriti, shkaku i një grushti të vogël kusarësh politik, që ua thyen të gjitha shpresat për jetë në vendin e tyre.

Andaj, zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret si kushtrim në ndërgjegjën e atdhetarëve me gjak të pastër shqiptar, për bashkim të mendjeve dhe zemrave edhe njëherë sikurse në fillimvitet e '90-ta, për ta nxjerrë Kosovën nga kthetrat e uzurpatorëve, matrapazëve dhe zhvatësve të buxhetit të shtetit, nga rrënuesit e vlerave dhe traditave tona kombëtare.

Ndryshimet substanciale në skenën politike dhe shoqërore të vendit tonë,  mund të arrihen vetëm me bashkimin e kapaciteteve intelektuale të mërgatës sonë, me bashkimin e të gjitha forcave progresive, të resurseve të shëndosha dhe të padjallëzuara njerëzore të vendit tonë.

Krijimi i një levizje të re politike nga elita intelektuale nga mërgata, konformë rrethanave kohore dhe zhvillimeve politike ndërkombëtare është imperativ i ngutshëm kohor dhe i vetmi shpëtim për vendin.

Levizja e re politike nga mërgata nuk guxon të jetë vazhdimësi dhe as levë e asnjë subjekti politik ekzistues. Ngase secila nga subjektet aktuale politike, për të mirë apo për të keq e kanë kryer të vetën,...pragmatizmi dhe patrioztizmi i tyre përfundon tek "URA" mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Levizja e Re politike nga mërgata duhet t'i bashkoj të gjitha forcat progresive pa dallime rajonale, partiake, ideologjike apo fetare për ta shpëtuar vendin nga katandisja në humnerë dhe për ta shpëtuar shtetin nga zhbërja fizike.

Lënja e fatit të vendit në duart e liderëve të korruptuar politik, është më tepër se heqje dorë nga shtetësia dhe sovraniteti politik.

Ardhja në pushtet e një klase të përgjegjshme politike, e aftë për ndryshime pozitive, do të krijonte kushtet për zhvillim ekonomik dhe mirëqenje qytetare.

Me forcimin e sistemit të drejtësisë jo vetëm që do të luftohen dukuritë negative, do të krijohet siguri për investime dhe shpresë për ardhmëri në vendin tone.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora