E enjte, 25.04.2024, 10:48 AM (GMT+1)

Kulturë

Fran Gjoka: Një organ i munguar

E shtune, 19.11.2016, 07:25 PM


NJË ORGAN I MUNGUAR, NË MENDIMIN PEDAGOGJIK SHQIPTAR

- Replikë e detyruar, për mbylljen e Gazetës dhe Revistës “Mësuesi”, organ i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit-

Nga FRAN GJOKA - Arsimtar e publicist

Hisoria e lavdishme e shtypit pedagogjik shqiptar ka nisur që në periudhën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Prandaj duhet theksuar se shtypi pedagogjik, publicistika pedagogjike shqiptare, kanë historine e tyre shumëvjeçare. Ndër organet e para të mirefillta arsimore, "Drita” ose “Dituria" e Stambollit, nën drejtimin e të mirënjohurit Pandeli Sotiri, që nga numri dy i saj, për dymbëdhjetë numra radhazi, me interesimin e drejtpërdrejtë të Sami Frashërit, ajo trajtonte probleme arsimore, në ndihmë të mësuesëve për shkollat shqipe, në formë artikujsh për gjuhën shqipe, letërsinë shqipe, të dhëna historike për viset shqiptare, njohuri elementare gjeografike etj., si dhe përkthime nga letërsia botërore, për fragmente letrare me tingëllim aktual për Shqipërinë. Mësuesit e përdornin këtë organ edhe si tekst mësimor, sepse ishin vitet e fundit të shekullit XIX, kur ato mungonin.

Jeronim De Rada, me vepren "Fjamuri i Arbërit” - (Flamuri i Arbërit), botuar në Kalabri, trajtonte probleme gjuhësore, letrare e historike për arbëreshët dhe vëllezërit këtej Adriatikut, në Shqipëri. Me pas, Mati Logoreci, me organin e tij "Dashamiri" dhe pak më vonë "Dashamiri i Ri", botuar në Selanik etj., vazhdon të shkruajë me shqetësim për arsimin e gjuhën shqipe, përmes organeve të kohës,  si "Shkolla e Re",  si dhe "Hylli i Drites" etj.. Ato trajtonin probleme të arsimit, shkollës dhe edukimit, me vizion më të gjerë pedagogjiko - mësimor.

Në vitet 1920-1924, kur Shqipëria kishte rreth 800 mësues, botoheshin organet "Arsimtari" dhe "Revista Pedagogjike", me pas edhe gazeta "Mësuesi", si organe të mirëfillta për mësuesit shqiptarë dhe njerëzit e interesuar për arsimin.

Pas Çlirimit të vendit, shtypit pedagogjik shqiptar iu shtua dhe Revista "Arsimi" e me pas "Arsimi dhe kultura" , botime mujore.Ato shkonin në çdo institucion arsimor edhe në skajet më të largëta të vendit, ku punonin mësuesit në arsimin, tashmë, të masivizuar. Më tej, në shtator 1961, doli gazeta "Mësuesi", me kryeredaktor të parë, të paharruarin prof.Bedi Dedja-Akademik. Ajo u drejtua nga specialistë të arsimit, nën mbikqyrjen e Ministrisë përkatëse.

Me anë të këtyre organeve, si dhe botimeve të mëvoneshme të Insitutit të Studimeve Pedagogjke, mësuesit përvetësonin përvoja të reja, ballafaqonin veten me ato problem, që trajtonte shtypi pedagogjik. Bashkëpunorë ishin personalitete të arsimit e të shkollës shqipe, si dhe vetë arsimtarët, nga të katër anët e vendit. Ata shprehnin opinionet dhe mendimet e tyre, për të përmirësuar punën në arsim. Këto organe priteshim me shume kërshëri dhe interes të veçantë, sepse ishte një komunikim ndërmjet kolegësh, një shkëmbim njohjesh dhe pervojash, duke filluar nga informacionet e thjeshta e deri tek artikujt studimorë.

Këtu vlen të theksohet puna plot pasion dhe kulturë pedagogjike e disa drejtuesve  dhe redaktorëve të Gazetës “Mësuesi”. Ndër ta, po përmendi këtu redaktorin për shumë vite dhe pastaj kryeredaktorin, prof. Ilir Kanini, i cili tërë kohën, përfshirë edhe vitin e vështirë 1997, kur mbizotëronte kaosi e rremuja, me kolëgt e tij, e nxori gazetën "Mësuesi", organ që vijoi më tutje, me shumë dinjitet, duke mbetur në kujtesën e mësuesve, sorgan i dashur i tyre dhe jo vetëm kaq. Në këtë redaksi, përveç atij, me artikuj dhe përshkrime, intervista, ide, artikuj problemorë etj., kanë shkruar edhe pedagogë specialistë, të njohur të arsimit, si: Bedri Dedja, Hamit Beqja, Shefik Osmani,Musa Kraja,Kozma Grillaetj. Por ishin bashkëpunëtorë të pandarë të këtij organi arsimor edhe gazetarët dhe mësuesit e thjeshtë, si: Dhimitër Shtëmbari, Valier Peshkëpia, Murat Gecaj, Vlash Prendi, Kadri Tarelli, Viron Kona, Lec Zadeja, Idriz Kali, Gjovalin Alija, Sejdo Harka, Mihal Krimçe, Vjollca Spaho,Xhavahir Lleshi, Mevlud Buci ,Dhimiter Xhonga ,Sabah Sinani,Ndue Dedaj Veli Brahimi e plot të tjerë.

Kur dje, me 800 mësues, kishim dy organe arsmore e pedagogjike, me gazetën e tyre “Mësuesi”, po sot, që kemi rreth 35 mijë mësues, pse është ndërprerë, së pari, gazeta “Mësuesi” dhe që nga janari 2016 edhe revista “Mësuesi”? Dhe është fjala jo për një organ shtypi dosido, por  kaq të shtrenjtë dhe të dashur për mësuesit tanë, nëekënd Shqipërisë.

Gazeta e revista "Mësuesi" ose “Revista pedagogjike”, ishin një manual teoriko - praktik për punën mësimore dhe edukative në shkollë, ishin një vlerë e shtuar për punën plot pasion të mësuesve me përvojë, si dhe një udhrrëfyes i domosdoshëm për mësuesit e rinj. Artikujt e ndryshëm, materialet metodike, temat studimore dhe historike, që mbushnin faqet e këtyre botimeve arsimore-pedagogjike, ishin me nivel shkencor dhe ndihmonin në permirësimin e punës mesimore dhe educative, në të gjithë komponentët e mësimit dhe edukimit. Aty botoheshin, herë pas here, udhëzimet dhe vendimet e dikasterit përkatës, me qëllim që drejtuesit e arsimit në rrethe dhe mësuesit të njiheshin me toa. Kështu, atyre u jepej mundësia të interpretonin dhe zbatonin sa më mire dhe në kohën optimale të rejat, që hynin në sistemin tonë arsimor, të njihnin dhe zbatonin me rrreptësi reformat në arsim etj.

Me gjithë dëshirën e mirë, për të pasur një organ pedagogjik në ndihmë të mësuesve, sidomos atyre të rinj, për fat të keq, sot ky shtyp mungon!? Ky është një shans i humbur për mësuesit e të gjitha kategorive, për t’u njohur ata me të rejat, ngjarjet, jetën në shkolla; me përvojën e mësuesve më të mirë dhe mbartësit e mendimit pedagogjik shqiptar, me metodat e mësimdhënies etj.

Pa u zgjatur më tej, nuk e kuptojmë qëndrimin indiferent të autoriteteve perkatëse në Ministrinë e Arsimit e Sportit, ndaj këtij fakti, kur dihet se nuk mbetej asnjë kopje e gazetes pa shitur, sepse interesimi i mësuesve për gazetën e revistën “Mësuesi”të ishte tepër i madh. Prandaj, mendojmë që duhen marrë masa urgjente, që këto bashkëudhëtare të mendimit pedagogjik të dalin sa më parë.Madje, kështumund të themi edhe për “Revistën pedagogjike”, e cila vitet e fundit ishte bërë pronë e Drejtorive Arsimore në rrethe, të cilat e katandisnin nëpër rafte pa e dërguar në dorë të mësuesit.

Sot, më tepër se kurrë, shkolla jonë ka nevojë për një botim të tillë arsimor e pedagogjik, për vetë problemet e panumërta, që po ndeshin në procesin mësimor-edkativ, sidomos mësuesit tanë të rinj. Vështirësitë, që ata po hasen në zbatimin e programeve të reja mësimore, në kuadër të zbatimit të Reformës në arsim, janë të dukshme.

I bëjmë thirrje Ministriisë së Arsimit e Sportit, që të rinisë sa më parë botimi i gazetës ose revistës “Mësuesi”. Sepse, nesër, do të jetë shumë vonë!?



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora