E premte, 19.04.2024, 06:20 PM (GMT+1)

Mendime

Asllan Dibrani: E përkëdhelura e Behxhet Pacollit

E shtune, 19.11.2016, 07:21 PM


E përkëdhelura e Behxhet Pacollit Mimoza Kusari-Lila  lazdrake folkloristike në politikë!

Shkruan Asllan Dibrani

Bredhja e saj nga një parti në tjetrën,  ep një sinjal apozicional të një  politikanje  të pa qëndrueshme. Kjo politikane popullsite, sikur nuk e pa  një gabim të shtypit dhe politikës tonë  gjatë zgjedhjeve  presidenciale në SHBA , qe i dhanë një pasqyrë të keqe  shqiptarëve me vlerësimet edhe përkrahjen vetëm  krahut tjetër të zonjës Klintoni.                Shtypi dhe politika jonë kombëtare nuk është dashur të japin  opinione  paraprake,kur popullin amerikan, ne i kemi miq cilido qe të fiton jemi pre Amerikës,por edhe ata jane pro Kosovës. Falë atyre jemi ku jemi sot! Në këto  kohë  alarmante   të bësh krahasime të figurave  politike me kryetarin e ish-partisë së saj, Behgjet Pacollin, dhe  presidentin e sapo zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është   një skandal ne vete politik!?.

Pse e themi këtë?

Sepse  erdhi si edhi në kryet të ShBA-ve zoti Donald Trump, qe pritet të  jetë një  figurë dominonte  e ndryshimeve rrënjësore në  arenën  botërore. Të qohesh ne këto momente të bësh krahasime  ironike  kjo është e pa justifikueshme  dhe shumë  e dëmshme për politiken  kosovaro-shqiptare. Ne, duhet ta përshëndesim  cilin do qe ta qet në krye populli amerikan, nga e cila duhet të përpiqemi tu përshtatemi politikisht  si një popull mik  që jemi.

Zotin Pacolli, as Donald Trump si miliarder biznesmen, nuk duhet të  ironizohen!?

Zotin Pacolli, as Donald Trump si miliarder biznesmen, nuk duhet të  ironizohen, por përkundrazi duhet të çmohen dhe të nderohen  qe pritet të bëjnë ,kthesa   në zhvillimin ekonomik, por edhe politik.  Dy vendet tona si Amerika, ashtu edhe Kosova janë bërë poligone të  krimit të organizuar nga të huajt ,plaçkitës dhe  degradues të shoqërisë sonë .Këto vijnë si pasojë  e tolerancës nga një politike e gabuar e SHBA-ve dhe Kosovës ndaj ekstremizmit islamik që po e rrezikon  dhe shkund rruzullin  botëror me barbarizmin e vet. Liria aq e madhe  ndaj  grupacioneve  terroriste në Kosovë e importuar nga jashtë,   ne po e paguajmë  shumë shtrenjtë, meqë Kosova morri një epitet  të keq ndërkombëtar me këto grupe që erdhën dhe e infiltruan rininë tonë me  gjëra të pa vlera, duke i rekrutuar që të bëhen mercenar  luftërash në vendet e huaja.

Kur flasim për këtë figurën   e Mimoza Kusari-Lila,të gjithë  e dimë, se zoti Pacolli  e  rriti nga askushi, në një  figurë  politike deri sa  ia  bëri “Paçavër”  kapitalin  e Behxhet Pacollit me miliona Euro.  Madje, madje edhe në shumë udhëtime  zyrtare duke ja paguar  edhe hotelet luksoze  nëpër Evropë  e Botë...

Pandashmëria e saj nga   Behgjet Pacolli, që ai e afroi rreth vetes, dhe e bëri deri ne zëvendëspresidente, kur ja ndali taxhinë  kaloj ne pozicionin e tradhtisë  ndaj partisë AKR.. Ajo nën sqetullat e Behxhet Pacollit arriti të bëhej kryetare e Gjakovës që fyen shtresën intelektuale të gruas. Me injorancën dhe pa pjekurinë  e saj shpesh ka rënë ndesh me shoqërinë kosovare.

Marketingu  i Mimoza Kusarit  si shpallja e pavarësisë e Çamërisë nëpër kafenetë e Hagës !?

Modestia  bujare e Behxhet Pacollit  me milionat e derdhur për Mimoza Kusarin-Lila,siç po duket  po kalon në mashtrim  primitiv nga një politikane injorante edhe e pa kulturë duke e ruajtur  sëmundjen e vjetër shqiptare qe nga koha bizantine, në tavolina ,në  beteja dhe në momentet vendimtare  shqiptarët ja kthejnë bërryl njeri-tjetrit.

Ajo në kohët e fundit sikur ju ka rritur mendja të formoj edhe  parti politike , që akoma nuk arriti ta promovoj sot nesër,  që një vit e më tepër. Por vetëm fjale boshe  dhe propagandë duke  e lodhur opinionin akoma me  këto parti të pa vlera, që i formojnë nëpër kafene  siç ndodhi edhe shpallja e pavarësisë e Çamërisë nëpër kafenetë e Hagës !

Ajo që e tradhton sot  bukëdhënësin e saj  Behxhet Pacollin, sikur të arrit kjo në krye të ndonjë institucioni a thua  çka do ti bëjë popullit?. Dihet se Gjakova me taksat e mbledhura nga fabrikat e Behxhet Pacollit po jeton! E përkëdhelura e Behxhet Pacolit Mimoza Kusari-Lila  lazdrake folkloristike në politikë dhe te tjerë si kjo , mos ti përbuzin njerëzit  e vizioneve siç është zoti Donald Trump dhe Behxhet Pacolli. Fjalët e pa matura të tyre  po peshojnë në kurrizin  popullit shqiptar!!!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora