E enjte, 28.03.2024, 11:47 PM (GMT)

Kulturë

Drita Lushi: Vjershat e Vjeshtës

E shtune, 19.11.2016, 06:48 PM


DRITA LUSHI

 

Vjershat e Vjeshtës

 

Cikël poetik

 

TË DUA KËSHTU

 

Të dua në një mënyrë të veçantë

Jashtë trupit dhe prekjes.

Të dua jashtë saj tërësisht.

Jashtë saj që e quajnë “dashuri fizike”

Kështu të ndiej, kështu thellësisht.

 

Unë, në trishtim ty të dua,

Po ashtu në të gjitha gëzimet;

Por më shumë, se shumëçka

Të dua për dhimbjet.

 

Edhe nëse nuk qesh me ty

Të dua të qeshësh çdoherë,

Por nëse do derdhësh lot

Edhe loti im, me tëndin do bjerë.

 

Do jem aty, me ty

Sa herë do jesh në nevojë

E do ta ndjesh,

që edhe dhimbja do qeshë se s’bën

E shpirtin do ta lehtësojë.

 

Nëse e ndjen shpirtin tënd

Me të paqtë, të butë dhe të gjerë,

Aty është i shkrirë dhe shpirtin im

Veç ti di ta ndjesh këtë; veç ti.

 

 

Ja kështu të dua…

 

Kjo është dashuria, që s’vdes kurrë.

Sepse edhe mishi,

dhe trupi

dhe zemra

nje ditë vdesin…

e s’mbesin…

 

Ti,

duhet të jesh i lumtur,

që të dua pikërisht kështu

Dhe në asnjë tjetër mënyrë…!

 

Kështu do jem përherë me ty

Do më jesh çdoherë këtu.

 

 

Ështe Një…

 

Ekziston dikush,

që mërzisë,mi kthen buz'qeshjen,

që arrin të më gjejë zemrën,

dhe të ma kthejë aty ku ka vendin;

Është dikush, që driten ndez tek unë.

Dikush që për treqind vjet,

dhe përtej jetës

ka për të më mbajtur peng..

Eshtë një Njeri…

 

 

Shqetësim gruaje

 

Ndonjëherë,

më mbulon si një rrobë e bezdisshme pasiguria;

nëse më do dhe sot si dje,… si mbrëmë,

nëse ke menduar për mua gjatë ditës,

nëse të gjitha fjalët m’i ke thenë me shpirt,

nëse dashuri me mua bëre dhe mbrëmë,

duke më pas’ pikërisht edhe në mendje…

nese do më japësh puthjen siç e dua unë,

nëse do më thuash fjalët përkëdhelëse që më pëlqejnë…

Ndonjëherë,

Më mundon, padurimi, malli pasiguria

Deri sa shfaqesh përballe meje Ti

…dhe… e buzëqeshur,dashuria.

 

 

Sy i Hënës

 

Hëna,

është më sy?elë

se dielli;

Njerzit ruan në gjumë!

Dielli,

nga drit e syrit tyre

thjesht,

qesh më shumë

 

 

Mund…

 

Mund të mblidhja, fjalët më të bukura

për të t’i thënë ty.

Mund të gjeja dhjetra fjalë të ëmbla

që mund t’i thuhen atij që do, në sy.

Madje,

dhe dymijeepesëmbëdhjetë mund të gjeja,

ose, sa ka ditë ky vit…

Po s’mundem,

jo se s’sdij,

po s’dua…

 

Por,

do të të thoja,

që kam nisur të flas me gjestet e tua,

dhe shpesh përsëris ato që ti thua;

të të imitoj në zë, e në sy…

Por,

fjalë të mira,s’mund  të të them ty.

 

Por,

mund të të them gjithashtu,

Që,teksa eci rrugëve të qytetit tim,

ku ka harta dëbore ende të pashkrirë,

dhe trotuare ende të ngrirë

më ngatërrohen në hapa

që në “ një… dy”…e deri  në fund,

mendimet e çuditëshme, për ty.

 

Unë mund të thoja me dhjetra fjalë të mira

siç do ti;

Mund të gjija dhe pesëmbëdhjetëmijë;

Por s’mundem..

ndonjëhere më duhet të bëj

sikur s’di.

 

Por…

nëse do ti…

Mund t’i kthesh në fjalët që do,

Të gjitha këto ndjesi.

 

 

Ta dish…

 

Mbrëmjeve,

se ç’më përshpërit ca fjalë magjike,

e me yjet, shpesh bën edhe ujdi,

qetsisht më bën që të besoj,

se mi këndojnë ata ninullat , dhe jo ti.

 

Mëngjeseve,

kur endé gjumi si pushtues mbi sy më rri,

Vjen më lë mbi supe, ca puthje prilli

e ikën, bën si i paditur,

hutueshëm më thua: “ti paska lënë dielli”

 

Ta dish,

po të betohem, që ndonjë natë,

s’do flé nga fjalë, as nga ninulla,

tërë natën zgjuar do të rrija,

veç sytë si shejtankë, kot do ti mbyllja.

 

Hah…

E qepallat, rrufeshëm një çast do t’i hap,

Kur  lehtë të më qasesh ti me hapa fryme.

e s’ke ku shkon pastaj, s’ka lojra më,

rob do të ngelesh brenda tyre.

 

 

Në Dajt…

 

E verdha

E kuqja

E kuqërremta…

Malit mbi Tiranë,

Po i merr çdo pjesë të trupit vjeshta.

Ndersa Dajti, në çdo stinë buz’qesh

çel sytë për puthjet,

Dhe i mbyll per dashuritë e fshehta

 

 

Sonte, dua t’i përkas ndjenjës…

 

Eshtë kaq e paktë koha,

dhe kaq shumë ato, që duam të themi.

Sa mizore vrapojnë minutat

aq sa më duket,se të gjitha orët,

nisin e mbarojnë brenda një puthjeje.

Sa e vogël është koha,

Teksa sytë, zhyten thellë në sytë e tu

E vështrimet futen në lojza dashurie të bukura.

Sa e paktë është koha,

Kur gishtërinjtë formojnë

mes tyre, nota të dridhshme dashurie.

S’dua t'ia di më paskësaj,

ç’do të ketë,

apo ç’diell do të ngrohë mbi ne.

Nesër, ndoshta do shkruaj trisht;

Po sonte, dua të shkruaj plotësisht

ndjenjën time.

Të ndihem e saj tërësisht.

Sa e pakët koha, sa pa kuptim

Kur, Zemra s’ngopet së prekuri

Zemrën me nxitim…

Sa e paktë është koha,

Dhe sa e madhe ndjenja

 

 

Shi…

 

Pikat e shiut përplasen në xham,

ndërsa unë, dëgjoj  përmes tyre,

ritmin e puthjeve të asaj mbrëmje.

Dhe nis e pikturoj me buzë,s’di se si,

imazhin  e gishtërinjve të tu,

Teksa ngatërrohen flokëve  të mi…

Nentori  dhe shiu me vërdallosen si djem.

dhe  mendoj,

Që duhet  të vij shpejt drejt teje,

por duhet më parë,nga ta të shpëtoj…

 

Filloj të bëj ditët rrëmujë;

U vë të gjithave një emër,

ose e shumta dy.

Pikërisht ditët kur jam me ty.

Ndërsa për datat?

S’kam laps,

Por i shënoj në kalendar me puthje.

 

S’u shemb vjeshta nga mendimet

Dhe rrëmuja e një gruaje ,

Kur sheh  shiun që bie qete në dritare…

dhe ti je larg…

 

Por ta dish:

Unë,

edhe kur humbas

në mendimet e mia,

dhe e përqafimet e tua,

nuk harroj kurre te te dua.



(Vota: 8 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora