E enjte, 28.03.2024, 04:06 PM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Festa e qebapit dhe çaji rusit

E enjte, 17.11.2016, 09:52 PM


FESTA E “QEBAPIT” NË ÇARSHI

DHE ÇAJI RUSIT

NGA KALOSH ÇELIKU

E kam thënë moti kohë nëpër shkrimet e mia publicistike e libra, që në kohën e PPD -së, se: Partitë Politike Shqiptare vite me radhë merren me ndarjen e lugëve dhe enëve në Shtetin e “përbashkët” Neokomunist: shkolla shqipe, flamur kuqezi, gjuhë të dytë zyrtare shqipe... Përçudi, ende jo gjuhë e barabartë shqipe?! Kurrë, nuk u morën me ndarjen e Shtëpisë. Arave e maleve. Pasurisë të patundshme të Babait, rrëzë Çukës.

Viteve‘ 90 -ta, u thirrën dhe i rrëmbyen votat e popullit shqiptar me këmbë e duar nën kësulën e bardhë të Isa Boletinit (PPD), pastaj me Shqiponjën e zezë dykrenare (PDSH) nën flamurin “kuqezi” partiak. Tashti, dolët edhe me “besë”. Përdhosje fundekrye e simboleve historike shqiptare. E harruan flamurin shqiptar, pas çdo fushate parazgjdhore të kalbet nëpër bandere (shtylla telefonike) verë e dimër. Përditë, e zvarrisin flamurin shqiptar rrugëve kur t’u teket nëpër ahengje politike e dasma familjare. Herë pas here e “qëndisin” edhe nëpër dimija, te bytha.

Politika e dalldisur shqiptare, kurrë nuk e ka pasur vendin këmbëkryq pranë oxhakut shekullor të Rilindasëve Shqiptar. Fatkeqësia e sotshme shqiptare, se: ju pjella e djeshme e këtyre partive politike, ende vazhdoni të merreni me politikë “madhore” shqiptare?! Personazhe fantastik të veprave të mia publicistike asaj kohe, që unë falë politikës juaj “madhore” i publikova disa libra: Trumbetat e Tellallit (1992), Kali i Trojës nëpër Bit-Pazar (1994), Kur thërret “vojvoda” e vendos Partia (2008), Xhadia (2011), Rrufjani (2012) dhe Lavdi “heronjëve” të Xhadisë (2015).

Fatkeqësisht, gjatë gjithë këtyre viteve, mëkot u bëja thirrje përmes shkrimeve të mia publicistike: O burra e gra mejdani, mos u merrni me ndarjen e lugëve e enëve, por me Shtëpinë e Babait, arat dhe malet! Punë tjetër është ajo se, politikanët tanë nuk kanë kohë të lexojnë libra. Bibliotekat i kanë ngatërruar me shtëpitë publike. Megjithatë, populli shqiptar ende lexon libra. Këmbekrye, nuk kanë dalldisur pas posteve politike dhe grabitjes të pasurisë popullit. Pavetëdije, dilni lakuriq në sipërfaqe. Mesdite, heqni maskat politike. Që ne, si popull besnik t’u bindemi premtimeve politike gjatë fushatave propagandistike parazgjedhore të jashtëzakonshme parlamentare. Qëllimi i juaj “artistikik - politik”, nuk kishte qenë halli i popullit shqiptar me themelimin e partive të reja politike si këpurdhat kur dalin pas shiut, po unëtimi juaj tërbues për pushtet, t’ë bëheni deputet i popullit, rrëmbeni postet politike në Qeverinë e “vëllazërim-bashkimit”. Prandaj, sot erdhi koha që ju si politikanë të arratisur, nga populli shqiptar ta merrni edhe dënimin e merituar me votën e lirë demokratike shqiptare.

Imzot, po ku ka besë në politikë?! Politikë madhore të bësh, do të thotë të matesh dhe luash shah-mat me kundërshtarin politik: rrëfesh, rrugën kodër pas bregut, të parashohësh tjetër dhiare për Nesër, t’i parashtrosh realizime “urbanistike” e të veprosh një rruge tjetër pas Çuke. Burrat dhe gratë e mejdanit të partive politike shqiptare, gjithë jetën mbetën me ndarjen e lugëve dhe enëve të Babait. Postet e tyre partiake qeveritare në Shtetin e “përbashkët ”Neokomunist. Shtëpinë, arat dhe malet ua lanë “vëllezërve” të Njerkës. Tashti, u është kujtuar pas kaq viteve sorrollatjeve udhëkryqeve politike, se: pikë së pari duhet ndarë Shtëpia. Pastaj, arat e malet. Vëretë, shumë vonë për Ditën e Sotshme Historike. Populli, thotë: Erdhën mendtë, por na shkuan dhentë. Vëllezër janë të një nëne, babe e një gjaku. Megjithatë, ulen këmbëkryq në sofër, dhe së pari e ndajnë Shtëpinë, arat dhe malet. Enët dhe lugët, nuk i ndajnë si vëllezër të një gjaku në familje.

Edhe, para fushatës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme (“për dalje nga kriza politike”), përsëri vazhdoni të mbyteni fytas si qentë endacakë me zgjebe për një asht të cofur Lope Koperative Komuniste, të cilin ua kanë hedhur “vëllezërit e Njerkës” për dritare, në rrugë. Edhe pse, populli ngratë, Nesër do ta shoh gabimin historik. Gomarit, kur t’i zbresë Nastradini me 60 kg. në shpinë, e do t’i hipë Nastradinica me 120 kg. në samarë nëpër Bit-Pazar. Tepër vonë për rrugëdalje matanë bregut Vardarit, për këtë soj të politikanëve të Çarshisë Shkupit me parashikime politike - historike shqiptare për Ditën e Nesërme, këmbëkryq nën Rrap.

Fushata parazgjedhore, se: do t’ju ndërtojnë rrugë, çerdhe për fëmijët, shkolla, fabrika e vende pune, posa të vijnë me votën e juaj “demokratike” në pushtet, do të bien në hurdhë. Nëna Parti, gjatë kësaj fushate parazgjedhore do të premtojë t’ju bëjë edhe fëmijë, “besa” e tyre do t’ju ndërtojë edhe shkolla. Haptas, kur një plak atje në fund të sallës me mustaqet vesh më vesh do ta ngris zërin: Zoti kryetar, po ne nuk kemi fëmijë për në shkollë?! Ju, si “politkanë” të shëtitur gati nëpër të gjitha partitë politike shqiptare, plot gojën do t’i përgjigjeni: Partia do t’ju bëj edhe fëmijë?!...

Kalorësit e arratisur me “besë” e pa besë, padashatas i hoqën maskat në këtë ballo - politik “artistik” parazgjedhor të jashtëzakonshëm veshur e mbuluar fytyrën me veshje “shqiptare”. Fushatë parazgjedhore paralemanetare e jashtëzakonshme, në të cilën vullnetarisht e rreshtuan veten si kandidatë për deputetë të popullit, ku arritën e ku mundën si “kuadër daficiatar” shqiptar të djegur nga Partitë Politike Shqiptare, në listat partiake shqiptare e maqedonase Neokomunsite. Qëllimi i tyre kryesor “politik-patriotik” ishte: edhe pse, nuk e gjetën veten tek Nënat e tyre politike që i pollën me ndërhyrje kirurgjike, në “Spitalin Shtetëror” të Shkupit, së paku të strehohen dhe fusin kokën në Partinë Neokomunsite. Rrugë qorre, që njëri përmbi tjetrin do t’i hudhë Nësër Historia Shqiptare në hale - gjiriz, si kunguj Stambolli pas Shtëpie.

E dini, pse?! Shkaku, se: Politika është Xhadi e salloneve aristokrate. Besë e as fe nuk ka në politikë. Akull është, dhe nëse nuk di të rrëshqasësh me ski, aqmëpak me sajë, e then kokën bythekrye në përrua. Edhe, atë: kur bën Dimër i Madh. Populli thotë: Politika ta hanë edhe kokën. Përçudi, si nuk ua hëngri kokën këtyre politikanëve të sotshëm me “Din e Iman”, kryqa e Biblën në duar?! Kutadi, Unë. Ndoshta, këto politikanë më shumë se Unë e duan Zotin dhe popullin?! Megjithatë, Nama e poullit, është si Nama e Nënës. Herët, a vonë një ditë pas porte do t’i zë në rrugë me brekët nëpër këmbë. “Qebapët” tanë politik të tymosur në Çershi, që gjithë ditën dehen me çaj rusi, e Ditën e Madhe Shqiptare Historike e kalojnë në gjumë, patjetër duhet një ditënatë të  kalojnë mbi Urën e Xhehnemit. Nuk është Ura e Gurit në Shkup.

Gjatë këtyre viteve të “ndryshimeve” demokratike, gati i provuam të gjitha “specialitetet” e gatimit të partive politike shqiptare e “maqedonase”: Festat e birrës dhe verës në IRJ të Maqedonisë lindore. Festën e rrushit pa asnjë gotë raki rrushi ose verë në një katund të Dërvenit. Kohën e fundit, edhe festën e “Qebapit”, në Çarshi të Shkupit. Nesër, me siguri: edhe Festën e bakllavës, tollumbës, bozës e Kungullit të Stambollit si festë “multikulturore” për ta “gjallëruar” Çarshinë e Shkupit. Ringjalluar rrëzë Kalasë Dardane ish “vëllazërim-bashkimin” jugosllav me “qebabë” Shkupi, tollumba Tetove e çaj rusi. Përderisa, matanë Urës Gurit rrotullohet në hell mishi qengjit, viçit dhe derrit me një mollë të kuqe në gojë, i shoqëruar me dolli rakie rrushi, birra “Skopsko” dhe fuçi me verë që rrjedhin papushuar barabar me Vardarin. Dhe, ende nuk shterën ato burime komuniste e neokomuniste deri në Ditën e sotshme, në këtë Qytet historik shqiptar.

Partitë politike në IRJ të Maqedonisë, qofshin ato shqiptare apo maqedonase, ende e bëjnë shurrën dhe kakën në djepin e Bashkimit Evropian. Shpëtimin e shohin tek Amerika. Rusia, ende tek ky popull më i vjetër i Ballkanit vazhdon të mbetet si armik historik. Sotpërsot, kur dihet historikisht, se: miqtë besnik të popullit shqiptar kanë qenë gjermanët. Edhe, nëse Çështjen Shqiptare një ditë nuk do ta zgjidhin amerikanët përfundimisht si proces politik natyror Ballkanik, atë do ta zgjidhin gjermanët. Arsyeja se, Partitië Politike Shqiptare, vite me radhë përpëliten në pelena: përmirin, kakin e qajnë në djep, dhe ende nuk janë duke e zgjidhur dizgën e lyrekut, ecin vetë më këmbë nëpër shi e borë. Guximshëm, të ecin këmbadoras, pastaj duke u rrëzuar nëpër dhomë, të dalin më këmbë në lëmë. Rrugën ta vazhdojnë për në Baba Tomor...

Përçudi, deri dje rrinim rehat nën hije të Rrapit kokë më kokë me Miken. Herë pas here edhe çonim ndonjë dolli me raki rrushi, krahëpërkrahu me ato dy shtambat e saja artistike të hatashme përplot me verë, nën Rrap. Pasmesnate, lexonim poezi dashurie deri në agim me këngë qytetare. Vargun e parë shqip në Bit - Pazar e futi Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptar. E para, asaj kohe e ngjalli Çarshinë e braktisur nga partitë politike shqiptare e maqedonase. Verë e Vjeshtë nën Rrap i tubonte poetët nga mbarë Trojet Etnike Shqiptare dhe nga bota. Poezi erotike kemi lexuar edhe para grykave të topave tankave (2001), në Saraj të Shkupit. Papritmas, kur na erdhi një autobus me poetë si mysafirë me targa TR në Manifestimin Kulturor Tradicional ndërkombëtar: TAKIME NËN RRAP, në Shkup. Natën e përcillnim me poezi deri në agim. E ditën, mes dy shtambave me verë me Miken. Hije, ku nën Rrap, sot mbretëron tymi i “qebapëve”-mjegull përmbi mjegull. Kalimtarët e rastit mezi e shohin njëri-tjetrin sokaqeve të Bit-Pazarit, hapin rrugë për të ikur nga sytë-këmbët, matanë Urës Gurit, para këmbëve të Alaksandrit Madh, në sheshin Maqedonia i rrethuar nga luanët me sy e herdhe të kuqe që vjellin ujë herë pas here me shtamba.

I gjithë populli i IRJ të Maqedonisë, i madh e i vogël turren t’i provojnë “qebapët” e Bit-Pazarit. Dihet, ajo shtresa e varfër e shoqërisië, që mezi e arnojnë muajin, arnë përmbi arnë në familje, asesi nuk e shohin me sy mishin e qengjit dhe viçit as në ëndërr, shoqëruar me raki rrushi dhe verë, që shtrohen mbi tavolina matanë Vardarit. Nuk ua propozoj mishin e gicit (derrit vogël pa mëkate). Shkaku se, ju jeni “muslimanë”?! Edhe pse, atje në vendlindje i keni “qebapët” më të shijshëm pa tym qymyri e çaj rusi.

Shumica e “turistëve shqiptar” me veshje turko-arabe edhe fotografohen qafë për qafe me Shkupin 2014. Hë për hë, kur nën Rrap nuk rrihet në këtë vapë të madhe, e as nuk pihet edhe uji i burimit Sharrit, e ku më të lexosh poezi dashurie dhe ta presësh agimin me këngë qytetare. Festat multikulturore të “qebapit” dhe çajit rusit janë duke na përzënë me dhunë, jo nga hija e Rrapit në Çarshi, por edhe nga Shkupi historik shqiptar.

Realiteti, me gjithë këto “flijime-artistike” politike, nuk është ai “vëllazërim-bashkimi” dikurshëm i ish Jugosllavisë Socialiste Komuniste. “Qebapëve” të sotshëm u vjen era “tym”. Bakllavat e turkut, tollumbat dhe boza e Bit-Pazarit kanë shumë “sheqer”. Vërtetë, si “vëllazërim-bashkim”, qenkemi të pasur: kemi “qebapë” me thasë, çaj rusi me gjygyma, tollumba, bakllava, bozë Tetove, juvka Dibre, kunguj Kërçove e qepë Gostivari... Lumë ne si popuj të “vëllazëruar” me “qebapë” e çaj rusi. Edhe habitem, kur i takoj sokaqeve të Bit-Pazarit këto “dasmorë” pa Nuse, dhe e pyes veten: me gjithë këto “qebapë” e çaj rusi, si nuk dolëm deri më sot nga kriza politike, në Pranverë?!

“Qebapi” i Çarshisë Shkupit dhe çaji rusit me këto zarzavate të kalbura Kopështi, nuk bëjnë politikë madhore dhe manifestime multikuturore të “vëllazërim-bashkimit”. Përgëzime, binu duarve shuplakë për Ditën e Nesërme! E dini, pse?! Shkaku, se: Dita e Nesërme do të jetë me Diell. Shkupin, rrëzë Kalasë Dardane e pret një kohë krejtë tjetër Festive historike. Padyshim, me kaçamak, fli e pite shqiptare.

Dhe, përderisa “vëllezërit” e Njerkës dhe “turqit” e Shkupit, organizojnë me muzika e trumbeta nëpër Bit-Pazar Festa multikulturore të “qebapit” me çaj rusi në Çarshi të Shkupit, Unë nuk kam vend si qytetar ku të pi një gotë verë dhe raki rrushi.

Publikisht, e them në këtë shkrim publicistik-politik: Urime! Fundekrye është “vëllazërim-bashkim” i rrejshëm me dhunë, mu si në kohën e Turqisë e Jugosllavisë! Festa multikulturore nëpër Çarshi të Shkupit si fushata parazgjedhore të partive politike para kamerave televizive për pushtet: me rrush e kumbulla të krimbura nëpër katunde, “qebapë”  tymi e çaj rusi nëpër Çarshi të Shkupit.

Përçudi, falë Natyrës dhe Zotit, siç thonë besimtarët e krishterë dhe myslimanë, këto festa multikulturore parazgjedhore-propagandistike partiake, janë nën nivelin “artistik kulturor”, larg propagandave të dikurshme të Partisë Komuniste për “vëllazërim-bashkim”, “alla” Titiste-jugosllave...

P. S.

Shkrimi im i fundit publicistik-politik gjatë këtij viti  të mbrapshtë (2016). Shkaku se, po lexoj e dëgjoj plot opinione e analiza të hurit e litarit. Larg, realitetit Shqiptar. Parashikime teknefese për Ditën e Nesërme...

Dhe, që nga kjo Ditëmadhe Shqiptare, jam në “heshtje” parazgjedhore të jashtëzakomshme parlamentare, në IRJ të Maqedonisë...



(Vota: 19 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora