E enjte, 25.04.2024, 10:02 PM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Dosja e sigurimit 1302/II – A

E merkure, 16.11.2016, 10:03 PM


Nga Fritz RADOVANI:

15 NANDOR 1946:

DOSJA E SIGURIMIT 1302/II – A

?DOSJA E FUTJES SË ARMËVE NË KISHEN E FRETENVE NË SHKODER

Duhej zbatue urdhni i qeverisë jugosllave i dhanun me 20 Shkurt 1946: “Si mbas porosisë që kam prej qeverisë sime, të zhdukni Shllakun dhe të shkatrroni kulm e temel çerdhen e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye Françeskanët!” Shkruen At Daniel Gjeçaj O.F.M. tek libri “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944 - 1990” fq. 36, 1993.

Dhe, ja si u mendue dhe veprue nga Enver Hoxha per me realizue këte veper kriminale:

Kryetari i Degës së Punëve të Mbrendshme në Shkoder ishte krimineli Zoj Thëmeli.

?Në ndihmë të tij erdhën nga Tirana, direkt nga Ministria e mbrendshme edhe Hulusi Hako e Dilaver Sadikaj, që do të organizonin futjen e armëve në Kishen e Fretenve.

Kishin marrë edhe disa informacione rreth Françeskanve prej një xhakoni Ndoc Vasili, dhe një agjenti të njohun Tano Banushi, që sillej gjithnjë andej nga Kuvendi...

?Me 10 Nandor 1946, mbas një pretku që kishte ba në Reç ku, ka folë Don Luigj Pici per pafajsinë e klerikëve të pushkatuem me Organizaten “Bashkimi Shqiptar”, e vrasin mbas shpine agjentët e sigurimit, per të cilët shpjegon Atdhetari Caf Jonuzi...

Me daten 12 Nandor, arrestohet At Donat Kurti, Don Anton Muzaj e Don Mark Hasi...

Me 14 nandor 1946 hapet në Shkoder lajmi i zi i vrasjes së Imz. Nikoll Tushës, në Tuz, ku njihej si Atdhetar që me ngritjen e Flamurit të Shqipnisë me Cafo Beg Ulqinin...

?Arrestojnë edhe At Çiprian Nikën, i cili ato ditë interesohej per shkollen në Tiranë.

Të nesermen me 15 Nandor nga dreka shkojnë në mensen e Kuvendit Dulaq Lekiçi dhe Pjerin Kçira, dhe porsa kishte hy At Mati Prennushi, Provinçiali i Françeskanëve, janë drejtue nga Ai dhe i komunikuen se “kishin ardhë per arrestimin e Tij”!... At Matia u çue në kambë dhe i kerkoi hallallin shokëve, mbasi e dinte se nuk shihet ma me ta...

U ngjitën nalt në dhomen e At Matisë, bane kontrollin, e mbasi nuk gjetën asgja ikën në Degën e Mbrendshme (tek shtëpia e Pjeter Çiurçisë) ku baheshin hetimet... Aty ishte në pritje Nesti Kopali, me të cilin u zhvillue hetuesia e Tij, ku vuejti si Krishti prej torturave.

?15 NANDORI 1946 mbyllet me arrestimin e Fra Ndue Vilës, nga  Oroshi i Mirditës, le në 1879. Sherbente në Kishen e Fretenve, i binte kumonëve dhe hapte e mbyllte Kishen e Tyne. I kerkojnë çelsat e Kishës, po Fra Ndou i parapergatitun, nuk i dorzon se “nuk i mbaj unë!”... Pak kush asht torturue si Fra Ndou, shpjegon At Gjolaj, po, si Burrat vendosi me vdekë dhe gjithnjë persëriste: “Armët në Kishë i ka futë vetë sigurimi, se mi kanë kerkue çelsat mue dhe nuk ua kam dhanë.” Ka vdekë në Kuvendin e Arrës së Madhe në vitin 1956, tue persëritë të verteten e “futjes së armëve në Kishen e Fretenve!”

***

?Sigurimit të shtetit i mbetë vetem një mundsi me “sigurue çelsat” per hapjen e

me anen e kuzhinjerit të kuvendit Martin Tarri. E arrestojnë Martinin me datën 16, dhe në mengjesin e datës 17 Nandor, rreth orës 2 deri në 3 natën për terr e me shi, shkarkojnë tek Kisha e Fretenve arkat e armëve të përgatituna per me akuzue Fretnit per “mëshefjen nder Elterët e Kishës së Tyne”... Arkat me armë i hapin në mesin e Kishës, dhe atë mengjes thrrasin disa “vizitorë” per me pa tek Kisha “vepren e Klerikëve” per të cilën, jo vetem, që Prelatët u pushkatuen, por pasojat vazhduene me vite të tana...

Per dorzimin e çelsave nga kuzhinjeri Martin Tarri, më ka folë At Vinko Malaj, i Tuzit dhe At Konrrad Gjolaj, të cilët e dinin të sigurt këte veper që në vitin 1946 – 47.

?Shtypi i kohës pasqyron edhe “mendimet e vizitorëve” të asaj kohë, që fatkeqsisht sot sternipave të tyne edhe kjo veper terroriste u quhet “meritë”, ndonse nuk janë pak!

?Me 17 Nandor 1946, rreth orës 04.00 e rrëthojnë Kishën me ushtarë të Ndjekjës, tue mos lanë asnjë njeri me u afrue në ora 05.00 kur thohej mesha e mëngjezit. Atë kohë rrëthohet edhe Kuvendi me të gjithë Françeskanët e xhakojt që ishin aty. Ditën bahen vizita edhe nga autoritetët e organizatat e ndryshme për me pa armët e mëshefuna nga “fretnit”. ?Kuvendi u kthye në burg dhe thirrej “Burgu i Kishës së Fretenve”...

?Kuvendi i Françeskanëve në Gjuhadol ishte burgu ma i mnershëm i komunizmit në Shqipni, e pse jo, i krejt Lindjës komuniste...

?Në darkë rreth orës 20.00 nga hetuesia sjellin tek Kisha Provinçialin At Mati Prennushi, dhe me Ate janë: At Donat Kurti, At Çiprian Nika, At Pal Dodaj, At Aleks Baqli, të gjithë fretën që ishin arrestue. Sillën me pranga në Kishë, ku mbasi vëndosen ndër vendet ku janë “gjetë” armët, afër Eltërit të Shna Ndout dhe të Zemrës së Krishtit, dhe xhirohën në film nga operatorët jugosllavë... Sigurisht, duhej knaqë edhe “regjizori”...

?Ky film jugosllav asht “Dosja 1302/II-A”.

Njëfarë Gjeneral Gjin Marku, perkthyes i Enverit në Beograd kapardisej si Qark komandant. Sekretar i Partisë në ilegalitet ishte Spiro Pano, një kriminel që vriste shokët e vet si të gjithë komunistët me vulën e Frontit, maskës së Partisë. Furrtari Zoi Themeli, mbante furrën ndezë tue shkri pezhgëve në Degën e Punëve të Mbrendshme, ndërsa zv. shef ishte samarxhiu Zoi Shkurti, torturues katil, bashkëpuntorë i kriminelit Petrit Dume në Korçë, kur u mbërthenin njerëzve ndër thembra patkoj. Komisari politik i tyne ishte krimineli Nesti Kopali, i sëmurë patologjik për krime, imoral ashtu si prokurori Aranit Çela. Ligji zbatohej nga Esat Ndreu, Tonin Miloti, Nestan Ujaniku, Misto Bllaci etj., vëlleh endacakë e mushkarë, barijë analfabet, që ua dhanë rasa me pushkatue filozofë, profesorë e ingjenjerë. Asnjeni nuk dijnë me shpjegue se cilës  rracë i përkasin, të gjithë kujtojnë se Tito, Stalini dhe Enveri janë kafshë të përjetëshme që nuk ngordhin kurrë. ?Sejcili në kurset e analfabetëve mendon me vra mësuesin e vet, si Juda. Bardhok Biba, asht i pari që kryen porosinë e Partisë dhe futë armë në Kishën e Oroshit, tue akuzue Imzot Gjinin e Dom Mark Xhanin (sekretar i Abatit të Mirditës), për mëshefje armësh.

Këtij grupi terroristësh të etshëm për gjak i shërben Arif Gjyli, Qamil Gavoçi, Qazim e Fadil Kapisyzi, Rahman Perllaku, Toger Baba, Zija Dibra, Ali Qorri (Bushati), Kasem Troshani, Lilo Zeneli, Thoma Karamello, Mentor Xhemali, Elez Mesi, Dulaç Lekiqi, Vaskë Koleci, Ali Xhunga, Ndrek Nallbani, Jonuz Dini, Xhemal Selimi, Hysni Ndoja, Asllan Lici, Bilo Bregu etj. që pasohej nga grupi i të rinjve Pjerin Kçira, Nush Baba, Lin Çollaku, Alush Bakalli, Gjovalin Mazrreku, Shyqyri Qoku, etj., që fëmijtë e nipat e tyne ishin dhe janë të gjithë bashkë tradhtarë, që edhe sot drejtohen nga oficerët jugosllavë të Pashiqit, Titos e Millosheviqit dhe zbatojnë urdhnat e tyne antishqiptare.

?I vetmi njeri i penduem që kam njohtë në vitin 1982, pjesëmarrës i Sigurimit të Shtetit në këtë vepër të shemtueme asht kenë Zef Bardhoku, i cili më ka tregue krejt mënyrën si kanë hy në Kishë me armë dhe, si i kanë vendosë arkat aty. Tregonte se Fra Ndue Vila, nuk i kishte dhanë çelsat dhe ishte torturue mizorisht. Ai pohonte se dyshohej për armë përsonale ndër fretën... Të pakten kështu i kishin thanë “eprorët”.

Në fund të bisedës, thonte: “Nuk dij sesi, Zoti nuk ka premtue për të gjithë ne që kemi futë armët në Kishë, me na varë Populli katolik në traun e sipërm të derës së Kishës së Shna Ndout, për atë vepër të ultë që kemi ba, tue çue në plumb At Mati Prennushin e At Çiprian Nikën krejt të pafajshëm, e sa të tjerë, me vite të tana në kampet e burgjet e mnershme të shfarosjës ku edhe kanë vdekë. Kur rashë në burg vetë, kishte edhe priftën që më njifnin mirë, e dinin se shka i kam ba klerit dhe më jepnin cigare e bukë që ma shumë më mungonin, pa ua kërkue ...”

?Vetëm në muejt fundit të vitit 1946 Sigurimi i Shtetit i drejtuem nga Partia Komuniste, tue krijue proçese fallso gjoja për futje të armëve në Kishë, për formim te “Partisë Demokristjane”, të pakenun kurrë, dhe për organizim të kryengritjes së armatosun të Postribës, më 9 shtator 1946, kur asnjë klerik nuk dinte asgja për këto ngjarje, u arrestuen: Imzot Frano Gjini, Imzot Gjergj Volaj, Imzot Nikoll Deda, At Mati Prennushi, At Çiprian Nika, At Donat Kurti, At Frano Kiri, At Pal Doda, Don Tomë Laca, At Karlo Serreqi, At Çiril Cani, At Filip Mazrreku, Don Pjetër Gruda, Don Mark Xhani, At Augustin Ashiku, At Bernardin Palaj, Don Ndoc Nikaj, Don Ndue Suma, Don Nikoll Mazrreku, Don Jak Zekaj, Don Ded Plani, Don Pal Gjini, Don Ejëll Deda, Don Luigj Prendushi, At Serafin Koda, Don Nikoll Shelqeti, At Gjon Karma S.J. At Mark Harapi S.J. At Florian Berisha S.J. Fratel Gjon Pantalia S.J. Don Anton Muzaj, Don Mark Hasi, Don Nikoll Laskaj, Don Pashko Muzhani, At Gaspër Suma, At Aleks Baqli, Fra Ndue Vila, Fra Zef Pëllumbi, At Mëhill Miraj, At Rrok Gurashi, Don Ndoc Sahatçija etj.

?E cili ka kenë fundi i mnershem i Tyne?!

Askush nuk pergjegjet... Askush nuk di as per të kaluemen e Tyne, as per të sotmen...

Nuk dijnë gja as ata që i çuen në Zallin e Kirit, e as ata që mbi Eshtnat e Tyne ndertuen shtëpijat e banimit per trashigimtarët e vet..., ata mos i gzofshin!

?Talluni me Dosjet talluni!..

?Nuk ka tiran në Botë që nuk ka ngordhë... E, ne kemi pasë fat se ju vritni njenitjetrin!

E mandej, Shqiptarët, kanë edhe një “urim” per ju: “Ata dalshin faret!”...



(Vota: 7 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora